Ushtria egjiptiane vret gabimisht turistët

anazapta

Forcat egjiptiane të sigurisë vranë gabimisht 12 persona, midis tyre edhe turistë meksikanë, gjatë një operacioni antiterrorist.

Ata ishin duke udhëtuar në katër automjete të ndryshme në perëndim të shkretëtirës egjiptiane, një zonë e ndaluar për turistët.

10 meksikanë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Qeveria egjiptiane reagoi menjëherë pas kësaj ngjarje duke sqaruar se forcat e sigurisë egjiptiane ishin në ndjekje të militantëve të ISIS në kufirin me Libinë.

Presidenti meksikan Enriqe Pena Nieto, dënoi sulmin me anë të një postimi në Twitter , gjithashtu kërkoi nga autoritetet egjiptiane një hetim të gjerë për këtë ngjarje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *