Ushtria irakiane vret një shqiptar të ISIS-t

Dita

Një tjetër shqiptar nga Kosova është vrarë në Irak, në luftën mes ISIS-it dhe forcave ushtarake irakiane. Shqiptari i vrarë është identifikuar si Kujtim Xheladini, Gjilani.

Sipas “Koha Ditore”, ai është vrarë në Baiji, qytetin e pasur irakian me naftë të cilin xhihadistët islamikë po tentojnë ta marrin prej ditësh. Ata kanë hasur në rezistencën e forcave irakiane të sigurisë dhe të grupit militant Shiit, Asa’ib Ahl al-Haq.

Është pikërisht ky grup që e ka marrë përsipër vrasjen e disa mercenarëve të huaj, duke përfshirë atë të shqiptarit nga Kosova. Grupi Asa’ib Ahl al-Haq ka pohuar se ka larguar shumicën e terroristëve të ISIS-it nga ky qytet.

Share This Article
2 Comments
  • nje plehre me pak, sugjeroj te gjithe plehrat e tjera me kete mendje te marrin udhen e te nisen me vrap drejt isis se na lehtesojne ajrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *