Të paktën 54 militantë kurdë janë vrarë nga forcat ushtarake të Turqisë gjatë luftimeve më të fundit në afërsi të qyteteve Silopi dhe Cizre, në Turqinë juglindore.
Agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu njofton se forcat e sigurisë ishin në ndjekje të intensifikuar të militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit [PKK] në këto dy qytete, të cilat janë afër kufirit me Sirinë dhe Irakun.
Që nga 14 dhjetori, të dyja qytetet kanë në fuqi ndalim qarkullimin, në përpjekje për të mundësuar këtë operacion, në të cilin, sipas njoftimeve në media, ishin përfshirë mbi 10,000 policë dhe forca të mbështetura me tanke.
Armëpushimi dyvjeçar ndërmjet PKK-së dhe Ankarasë u shfuqizua në korrik të këtij viti, ku rinisi konflikti kryesisht në pjesën juglindore kurde, konflikt ky i cili po zgjat tash e tri dekada dhe i cili ka marrë më shumë se 40,000 jetë njerëzish. /Dita/
