Ushtroi dhunë fizike ndaj nënës, arrestohet

Elton Tafaruci
Një 31- vjeçar është arrestuar mesditen e sotme pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Në pranga ka rënë Gentian Çoçka, 31 vjeç, banues në fshatin Çërravë.

Mësohet se 31- vjeçari pas një konflikti të çastit me nënën e tij me inicialet D.Ç, e ka goditur atë me sende të forta.

Nëna e Çoçkës është dërguar në spitalin rajonal të qytetit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mbi 31- vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Dhuna në familje”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *