Ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, në pranga 45-vjeçari nga Fieri

Amelda Amelda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Mësohet se gruaja është transportuar në spital për shkak të lëndimeve që ka marrë nga bashkëshorti, ndërsa ky i fundit është arrestuar nga policia për veprën penale “dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë

U arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 45 vjeç, banues në Petovë, Fier, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *