PD: Rama u tërhoq nga afera korruptive për “Skavicën”

Saimir Lleshi

“Qeveria u detyrua të pranonte mashtrimin me hidrocentralin e Skavicës”.

Deklarata u bë nga sekretari organizativ në PD, Enno Bozdo, sipas të cilit dje qytetarët panë qartë aferën korruptive që qeveria donte të bënte me hidrocentralin në fjalë.

Teksa e cilëson si pasurinë më të madhe të shqiptarëve, Bozdo tha se qeveria u detyrua të tërhiqej dhe se ka në dispozicion një studim profesionist të vitit 2009.

“Ky studim percakton qartë cili është opsioni më i mirë për të ndërtuar Skavicen, në dobi të interesit publik. Në këto kushte, e gjithë procedura e marrjes ne konsiderate të studimit të kompanisë Syzer dhe dhënia e bonusit kësaj kompanie, pa transparencë por si rezultat i bisedimeve sekrete, del qarte që është një korrupsion i pastër”, theksoi ai.

Bozdo i drejtoi disa pyetje kryeministrit:

“Përse Rama pranoi, dhe i dha bonus studimit të Syzer mbi Skavicen, duke e paracaktuar si fituese, kur kishte ne dispozicion një studim profesional që prej vitit 2009? Përse qeveria detyrohet tashme të pranojë se ekziston një studim i tillë, kur e kishte dhe e mbajti të fshehur, për të vazhduar me aferën e saj? Si është e mundur që Rama pranoi një ofertë nga kompania Syzer, ndërsa studimi i plotë për Skavicen ishte ne sirtarin e ministrit Gjiknuri?

A e dinte Rama se Gjiknuri kishte ne dispozicion nje studim të mirëfilltë? Nqs po, perse ndërmori bisedime te fshehta me Syzer? A e dinte Rama se është e paligjshme te pranosh një propozim të pa kërkuar, kur qeveria ka në dispozicion një studim të mirëfilltë?”

Në fund, PD-ja kërkon tërheqjen nga qeveria të pikëve që i janë dhënë kompanisë turke. /Dita/

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *