Vaçe Zela përcillet me këngë

anazapta

Vaçe Zela përcillet për në banesën e fundit. Homazhet në nderim të artistes së madhe u zhvilluan në Teatrin e Operës dhe Baletit, ku për më shumë se dy orë, familjarë, kolegë miq dhe krerë të shtetit e politikës shprehën nderimet e tyre.

Nën tingujt e muzikës së saj, kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj të dikurshëm sollën kujtimet dhe vlerësimin për këngëtaren e madhe të muzikës së lehtë shqiptare.

Homazhet në nderim të Artistes së Madhe janë organizuar nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe në vëmendjen e kryeministrit Edi Rama. Më pas në orën 13.00 trupi i pajetë i ikonës së muzikës pritet të dalë nga TKOB për t’u prehur në varrezat e Sharrës.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se Vaçe Zela do të mbetet ylli i pashuar i muzikës shqiptare.

“Një dhimbje që përçohet në trajtën e një humbje të përbashkët deri tek të rinjtë që deri më dje s’kishin dëgjuar asgjë për të dhe që për 48 orë lanë shënime në rrjetet sociale”.

Rama kujtoi kohën e festivaleve, të cilët sipas tij ishin të gjithë njësoj, vit pas viti, dhe ai ndiqte vetëm momentin kur këndonte ajo.

“E ndoqa festivalin që ishte si njëjtë vetëm kur hynte Vaçe Zela me flokët e derdhur jashtë normës, buzëqeshjen që mbulonte gjithë ekranin, me një rrezatim misterioz që paralajmëronte dicka tjetër, elektrizonte ajrin e gjithë guzhinës sonë, ishte një zë që do kishte elektrizuar qiellin e mbarë botës po të kishte jetuar në tjetër kohë, por në qiellin tonë të kycur s’mund të bënte gjë tjetër veçëse të ndizte një yll. E la zërin e saj të kyçur në rrethin e televizorit bardh e zi”, tha ai.

Rama tha se Vaçe Zela nuk ka vdekur, por vetëm ka ikur për fare nga kjo botë.

“Nuk na kërkoi asnjëherë ndere për minutat e paharrueshme që na bëri të jetojmë. Nuk ka vdekur Vaçe Zela vetëm ka ikur për fare nga kjo botë. Është shuar brenda nesh një yll magjepsës, i cili kush nuk e pa nuk do mund ta kutpojë. Për të gjithë ata që e ndajnë me mua këtë përjetim dua t’i them faleminderit që ekzistove kur ekzistenca jonë ishte e ngrirë”.

“I Will always love you”. U prehsh në paqe yll i shuar, ne do të duam përgjithmonë!

rama mesazh ngushellimi

Mirela Kumbaro: Unë të kam parë, të kam ndjekur, të kam kënduar me vete por se pata kurrë fatin të të afrohem sepse kam qenë dhe jam shumë e vogël përpara teje. Sot je këtu afër dhe unë ndihej mall siç edhe ti vetë ke thënë ” sa mall kemi sa deti valë”. Ne Vaçe të duam shumë por ti vetë prapë e ke thënë “Dashuria është si kënga dhe duaje sot gjithë botën ta pushtoj”. Prandaj po të lë Vaçe që të na pushtosh siç na ke bërë gjithmonë, që atje lart tek yjet se pjesë e tyre ke qenë dhe je. Prej ku do të na vazhdosh të na shohësh duke na pushtuar të gjithëve.

Bujar Kapexhiu: Sot do themi të njëjtat fjalë për Vaçen, janë të njëjtat fjalë se i njëjtë është mendimi dhe vlerësimi ynë për madhështinë e saj dhe e njëjtë është dhimbja për largimin saj nga kjo jetë. Sot ka ikur prej nesh një pjesëtar i familjes sonë, më e madhja Vaçe Zela. E rrallë. Edhe sot si askush tjetër ajo po largohet duke kënduar dhe në të njëjtën kohë është këtu midis nesh me zërin e saj.

Sherif Merdani: Ne jetuam në një Shqipëri që lëngonte që rënkonte. Ku këngëtari burgosej për këngën e tij poeti pushkatohej për veprën e tij. Zoti nuk na i vrau shpresën, dërgoi një zë që na i zbuti dhimbjen dhe na dha shpresë, kjo ishte Vaçja. Me zërin e saj na shoqëroi në gëzimet mjerave të gjimnazit. Sot dëgjojmë këngën tënde që na mbush ende me shpresë. Vaçja me profesionalizmin e saj bëri një popull të ndihet krenar kudo ku shkeli. Jam krenar që jetova në brezin e sa. Të faleminderit Vaçe.

 Ilir Meta:  Sot ne të gjithë jemi më të varfër nga një ikje! Ka pak njerëz në botë për të cilët flitet njëlloj, edhe kur janë në jetë, edhe kur vendosin të ikin prej saj. Ka edhe më pak njerëz në botë për të cilët, edhe kur janë në jetë, edhe kur vendosin të ikin prej saj, përmendet kënga e përcillen me këngë. Janë të rrallë njerëzit që merituan me jetën e tyre vetëm duartrokitje, duartrokitje në jetë dhe në ikje!

Ka pak njerëz në botë që shumë përpara se të vendosin të ikin, shndërrohen në mit. Për ta flitet edhe kur nuk janë, ata dëgjohen edhe kur heshtin, ata meritojnë pafund heshtje nderimi kur na thonë lamtumirë dhe kur me dhembje u detyrohemi një lamtumirë zemre!
Vaçe Zela, kapriçioja e mrekullueshme e muzikës shqiptare është një nga këta njerëz të rrallë.

Ikona e papërsëritshme e këngës, shënoi një epokë në epokën e saj, i dha zë asaj dhe do t’i japë zemër dhe së nesërmes. Për gati katër dekada, në atë kohë të ashpër e të varfër, Vaçja ishte pjesë e ushqimit të zgjedhur shpirtëror, ishte një shkëndijë gëzimi e pamunguar, ishte një rrjedhë në këngë dhe ligjërime, ishte valsi ynë i lumturisë së trishtuar.

Vaçe Zela u linte takim shqiptarëve të cilët prisnin të merrnin prej saj pak drithërimë shpirti më shumë, pak më shumë dritë në terr; i këndoi dhe dhembjes për të sjellë në takim me shqiptarët pak më shumë gëzim.

Vaçe Zela e ndërtoi vetë piedestalin e saj, në të cilin qëndroi dhe do të qëndrojë si Mbretëresha moderne me kurorë kënge.
Fëmija i shkëlqyer i muzikës, e fortë dhe e brishtë, e brishtë sepse ishte e fortë, kjo fytyrë e shkëlqyer e të shkuarës sonë të ngrysur, la trashëgim për ne interpretimin e shumë këngëve të muzikës popullore e të lehtë, balada e romanca e madje, edhe shumë këngë nga më të mirat e thesarit botëror.

Sakrifica e fisnikëron njeriun dhe Vaçja ishte e fisnike e papërsëritshme. Sot nuk është më. Ka pothuaj dy dekada që Vaçe Zela u tërhoq në heshtjen e saj e rrethuar nga dashuria e Pjetrit dhe Irmës, bashkëshort e bijë, në një trekëndësh familjar të nderuar të shtrirë në dy kohë shqiptare, në atë anë dhe këtë anë të lirisë. Por Vaçja bën pjesë në atë pakicë fatlume njerëzish të lirë për të cilët flitet edhe kur nuk janë, flitet shumë edhe kur vendosin të ikin.

Vaçja është nder i kombit tonë, ndaj nderimi, mirënjohja dhe falenderimi për të është respekt edhe për të shkuarën dhe të nesërmen tonë, është respekt për kujtesën!

Ikja e Vaçe Zelës na bën të gjithëve më të varfër sepse ajo na kishte pasuruar të gjithëve në shpirt. Lamtumirë, Vaçe Zela, lamtumirë me duartrokitje! Njëlloj si atëherë kur ishe në skenë me zërin tënd të papërsëritshëm, njëlloj edhe tani! Duartokitje për heshtjen tënde nga piedestali yt i fundit për të vazhduar të na drithërosh sërish me këngët e tua!

 

 

Share This Article
15 Comments
  • Tek news 24 degjova komentin e gazetares ku foli per (Yllin e kenges shqiptare) VACE ZELA per shkelqimin dhe çmimet qe mori gjate REGJIMIT DIKTATORIAL?! ESHTE LEMERI DHE PER TE VENE DUART NE KOKE. NO KOMENT

    • Vacja ishte nje kengetare por edhe nje komuniste qe i
      sherbente rregjimit, kush e ka njohur nga afer e dine
      shume mire se kush ishte Vacja.

      Persa i perket si kengetare nuk mund te gjykohet se
      zeri i saj flet vete.

      • “Vacja ishte nje kengetare por edhe nje komuniste qe i
        sherbente rregjimit, kush e ka njohur nga afer e dine
        shume mire se kush ishte Vacja.”
        ……………………………………………………………………………
        Ore pallosh po edhe Vacen do te përgojosh o derr injorant!
        Vacja mbajti gjalle nje popull me zerin e saj e ca rendesie ka kjo ishte komuniste. Kujt i duhen keto mor zoteri!

        • Ore vellai palloshit
          Kur theme qe ” kush e ka njohur nga afer e dine
          shume mire se kush ishte Vacja.”
          Ka kuptimin qe Vacja nuk eshte sjelle edhe aq
          mire me koleget e saje dhe pike.

          Nuk po ve ne dyshim Vacen si kengetare dhe zerin
          e saj te bukur, sepse njeri pervec kenges ka dhe
          nje jete shoqerore qe tregon cilesite e veta si person
          qe eshte dhe prandaj theme qe eshte me mire ta gjykojne
          njerez qe kan punuar nga afer me Vacen.

        • Mbretnesha e Muzikes shqiptare Vaçe Zela eshte e lidhur me periudhen ne te cilen jetoi.

          Politikanet bejne politik dhe me te vdekurit.
          Sa keq,sa mjeran qe jane.
          Edi Rama si njeri i artit qe eshte duhet te ishte tregu me i kujdesshem me mesazhet qe percillen ne nje dite te tille kur i jepet lamtumira nje kengetareje te madhe te REALIZMIT SOCIALIST.
          Shqiptaret e donin Vaçe Zelen per zerin e saj te fuqishem,per ndjenjat qe percillte,per thjeshtesin dhe dashurine qe ajo rrezatonte si nene,si grua.
          Vaçe Zelen e beri te famshme jo vetem talenti qe i dhuroi fati,por dhe sistemi,kjo nuk duhet mohuar.
          Ishte ai sitem qe femijet i grumbullonte ne Shtepit e Pionerit dhe ju hapte prespektiva ne jete.
          Pas Vaçes erdhi ,Justina Aliaj,Alida Hisku,Ema Qazimi,Lindita Theodhori,Irma Libohova,Parashqevi Simaku,Nertila Koka,Inva Mula,Marina Grabovari……te gjitha keto kengetare ne i shikonim nepermjet televizorit bardh e zi,por zemrat na i rrihte nje dashuri e zjarrte,..,nje Dashuria per token ku u lindem.
          Cdo sistem krijon dhe eliten e tij te artistave dhe tja mohosh Vaçe Zeles kete merite per mua eshte fyerje e madhe.Ajo vinte prej nje familjeje te varfer,dhe ishte sistemi ai qe ja mundesoi kete karier brilante..
          Vaçe Zela kendoi per jeten,per atdheun,per dashurine,dhe njerzit sot e nderuan ate si nje grua me virtyte te larta.
          Ajo iku si nje besnike e vepres se saj,pa thene asnje fjale te keqe per kohen ne te cilen ajo kontriboi.Keshtu ikin vetem artistet LEGJENDARE.
          Prandaj zoti Rama mos bej papagallin aty ku sta kerkojne.
          Komunizmi eshte pjese e historise sone,ai hapi shume plage ne jeten e shqiptarve,por na la dhe shume thesare te çmuara.
          E till ishte dhe Vaçe Zela,nje THESAR i KOMBIT per epoken ne te cilen ajo jetoi dhe veproi meriton MIRNJOHJE..

          Gjermani.8 Mars 2014

    • Ne ate kohe kur kendonte Vacja cdo gje behej per here te pare..sepse ne vinim nga zero
      Dhe sic i thone asaj fjale : ka gjithmone nje here te pare….

      Porse tani qe kemi 23 vjet demokraci shikojme se ato festivale te asaj kohe qe ndrojne shume me latte se keto festivale karagjoze te sotme..
      Shikojme se muzika e asaj kohe esje shume here me e bukur se kjo muzike karagjoze e sotme
      Kenget e asaj kohe kane nje muzike shume te embel qe rezatojne ciltersi. dhe pozitivitet per jeten
      kur kenget e sotme jane skandaloze
      Dhe kenget e dashurise se. asaj kohe ishin te shkelqyera. me tekste plot kuptim,
      ndersa tekstet e sotme te kengeve jane rembythje fare…ku dashnia shprehet me fjalet te tilla ne tekst : ….kam ftohte, ..me ben dem, .. ti nuk do ta kerkosh..looooooool

      Edhe kengetaret e sotem jane komplet mysybet.
      ndersa kengetaret e asaj kohe ishin te shkelqyer , te pa haritshem…Ne tingujt kumbues dhe plot muzikalitet te zerave te tyre ne ndjenim shpirtrat e tyre fisnik… dhe midis tyre Vace Zela ishte stolia me vyer…
      Zeri i Vaces ishte.. qiellor, dhe kur e degjoje dukej sikur te fuste menjehere ne nje bote tjeter te dlire , te krijonte nje imazh clodhes ne mendje…..
      Ishte e paperseritshme _ One of a kind…

      I qofte dheu i lehte kengetares sone te madhe!

  • Po Vacja ishte komuniste e majte qe vajti te jetonte te kapitalistet e europes, i harroi cfare i kishte mesuar Enveri dhe gjithe ato sharje qe i bene Europes kapitaliste qe “s`kishshin buke te hanin dhe ishin te degjeneruar”, Po keshtu ishin komunistet qe edhe bar do hanin e parimet nuk i shkelnin…..Vacja iku nga “keshtjella e pamposhtur ” e PPSH te ciles i kishte kenduar aq shume e perkedhelura e Partise.
    prandaj Basha i PD nuk kishte ckerkonte atje…………………..

    • nejse mo ne kohe te Envet hengrem si hengrem , por nuk dolem per te lypur neper bote ,
      ndersa tani ka 23 vjet ky kapitalizmi juaj ..nuk mban dot me buke asnje

  • Po Vacja nje varfanjake nga Lushnja ishte, partia i dha krahe ne tirane dhe ajo partine donte , e dine mire koleget e punes se cte bente ajo per partine………..
    Qeni leh atje ku ha…….

  • Vacja ishte Vace, ishte Shqiperia ne kenge dhe meriton te gjitha nderet e mundshme te nje simboli te kenges, qe i fali popullit te vet bukurine e zerit te saj.

    Shume politikane me Berishen ne krye kerkojne dhe ata te thone dicka per Vacen, por dedikimet dhe firmat e tyre ne librin e ngushellimit vecse ndotin ate liber, ku njerez te thjeshte dhe kolege te saj shprehim ndjenjat e tyre te pastra e te ndjera per kete kengetare te madhe.

  • Z.Rama ,qe Vacja eshte nje yll i pa shuar eshte me se e vertet,por si cdo lindje edhe cdo yll ka kushtet e pershtateshme te lindi dhe te ekzistoj.Persa u perket festivaleve dhe ato u linden ne kushte te caktuara dhe si fillim nuk eshte lehte,nuk ishin te perkryer,por duhet pergezuar.Por cfare emri t’u veme ketyre festivaleve te diteve sotme duke perfshire edhe festivalin kur ti ishe minister kulture ?
    I pa harruar qofte kujtimi i Vaces!

  • Mirnjohje e nderim vepres e thesarit qe la , kjo artiste virtuoze popullit te saj , deshmi perfaqesimi edhe per shume autore te aryre teksave , kompozitore , orkestrante , dhe stafeve te Radio – Televizionit – Shqiptar . dhe art dashesve te shumte ane e kend ketij vendi . Respekt e nderim per organizatoret e vecmas Kryeministrit zotit Edi Rama , per ate ceremoni dinjitoze . Intelektualet dhe qytetaret e shumte , deshmuan vertete qytetari dhe deshmuan edhe para opinjonit brenda e jashte vendit , se shqiptaret dine te duan , respektojne dhe nderojne , sikurese urejne e mallkojne maskarenjte e politikes , apo njerzit e botes se krimit . Vdekja dhe ikja, largimi i zonjes te nderuar Vaçe Zela ishte ” Biblike ” : ” Ajo me Vdekjen , Vdekjen Shkeli , edhe shume prej nesh , te vdekur per se gjalli , na dha jete e shkelqim nga drita e vepres se saj , Ejani merni drite nga drita e dashuria ime …, ” Duke deshmuar se njeriu duhet te ike e largohet duke lene nder , dhe te prehet i qete edhe ne Varr . Lamtumire o Shenjtoria e Artit dhe e Shqiptarise Vaçe Zela !

  • Poezi homazh nga Bujar Kardashi
    “Në art qenë ikona”

    Duhet të vazhdojë
    Kjo poezi homazh
    Për njerëzit e ndritur,
    Dhe për ç’lanë pas
    Hikën katër diva
    Në art qenë ikona
    Si perla mbi tortë,
    Për tërë viset tona
    Trishtim na ka sjell
    Ndarja në zëmrat tona
    Ishin në kujtesë
    Si rrënjë atje thellë
    Për artin e tyre
    Për shijen e mbjellë
    Ja Laver Bariu
    Mjeshtër i klarinës
    Qe legjend e gjallë
    Me muzik si stinët
    Por nuk shkojë gjatë
    Të ndrrojë jetë
    Një tjetër kollos
    Mjeshtër i vërtetë
    Në hark Virtuoz,
    Në violinë qe ikonë
    Ibrahim madhi,
    I madhi gjithmonë
    Ka nis ters ky vit
    Për tërë artin tonë
    Po na mer ikona
    Nga arti violina
    Nga kënga e lehtë
    Mori kanarina
    Ja dhe Vaçe Zela
    Ka nërruar jetë
    Duke lënë këtu,
    Thesare të vërtetë
    Të gjithë për artin,
    Punuan një jetë
    Shkrim më të vështirë
    S’kam shkruar kurrë
    Por ky amanet
    Duhej lën dikurë
    Ja Skënder Sallaku
    Që bëri epokë
    Të bënte të qeshje
    Dhe t’ishe nën tokë
    U prefshi në paqe,
    Veç trupin keni marë
    Për veprat legjenda,
    Ne s’kemi të larë

    “Në art qenë ikona”
    Poezi homazh nga Bujar Kardashi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *