Nga FASLLI HALITI – Sapo kishte kënduar në Orën Gazmore të qytetit, Vaçja erdhi në shtëpinë tone. Ne kishim hyrje-dalje me Zelët. Që në moshën dymbëdhjetë vjeçe, Vaçja ishte bërë e njohur në gjithë qytetin e Lushnjes. Xhaxhesha kërkoi që ajo të këndonte një këngë. Vaçja që e kishte këngën të gatshme, si gjinkalla, filloi të këndonte, pa pritur që t’i thoshin për së dyti. Bukur, bukur, tha xhaxhesha, po jo si në radio (altoparlant), jo si në skenë. Atje duket tjetër, këtu tjetër. Eh, dhe ti moj Shahe, i thotë nëna, po kjo atje e ka vendin dhe jo këtu në mes të tymit, afër vatrës, ku piqen bukët. Çdo gjë në vendin e vet.
Ndërkaq Vaçja e vogël çau dritaret e shtëpisë së bukës me zërin e saj të madh dhe kënga u përzie me erën e bukës së djersitur që avullonte në qoshe të hambarit dhe që ne fëmijët s’mund ta hanim pa u ftohur gjersa avulli i bukës të arrinte në arën më të largët. Zia e bukës ishte në vitin më të zi dhe buka duhej kursyer duke u ngrënë e ftohtë, sepse e ftohtë hahej më pak. Vaçja që sapo kishte hequr biberonin nga goja, na ngopte shpirtin me këngën e saj të ngrohtë avulluese që ne e përpinim ashtu të avullt.
Ora Gazmore jepej një herë në javë, çdo ditë të diel me altoparlant. Të gjithë njerëzit grumbulloheshin rreth shtyllës së drunjtë, në majë të së cilës ishte vendosur altoparlanti. Këndonte treshja e këngëtarëve pionierë.
Vaçe Zela, Flora Mebelli dhe Ajete Nepravishta (Brahimi), por njerëzit veçonin Vaçen mes treshes duke thënë: po këndon Vaçja, dhe nxitonin drejt sheshit me kalldrëm të qytetit për të dëgjuar Vaçen dhe e dëgjonin gojëhapur duke u grumbulluar rreth shtyllës me altoparlant. Si ftesë kishin zërin e Vaçes, këngën e saj. Ishte një treshe këngëtaresh të vogla, pioniere. Kulmi i këtij trekëndëshi këngëtaresh ishte Vaçja që shumë shpejt do të bëhej kulmi i këngës së lehtë shqiptare të të gjitha kohërave.
Flora Mebelli ishte më e bukura, më e veshura nga të tria këngëtaret e vogla. Ajetja ishte më e bukur dhe më e veshur se Vaçja, por të gjithë, i madh e i vogël sytë dhe veshët i kishin ngulur vetëm te Vaçe Zela, te zëri i saj, te kënga e saj si Hirushe, si mis e vogël, si zanë e vogël mali. Kjo treshe këngëtarësh ishte një zë që vinte nga Evropa, për ne. Kjo në vitet pesëdhjetë, ishte një pranverë me fllad evropian që përcillte blerim, lulëzim për shpirtrat tanë dhe sythi, lulja e kësaj pranvere ishte Vaçja që po shpërthente në ngjyra dhe fëshfërima melodish. Ajo mori njerëzish rreth shtyllës së drunjtë, rreth shtyllash me altoparlant, ka mbetur kaq e gjallë, kaq e bukur në përfytyrimin tim sa s’e ka zbehur asnjë ekran televiziv gjer sot. Dhe kur dikush në vitet ‘92 tha për Vaçen, të mos e ngrinim në qiell duke caktuar dhënia e çmimit vjetor kombëtar “Vaçe Zela” për muzikën sepse ajo, tha ai, i ka kënduar komandantit, diktatorit, ata që e dëgjuan, s’e mbajtën dot veten; mbylle mor buqen, i thonë, se zëri i Vaçes është më i madh se gjithë komandantët dhe diktatorët e kësaj bote. Në ndërgjegjen e popullit ka mbetur kënga vaçjane, zëri vaçjan dhe jo vdekësirat që i flak tej si bëzhdila uragani i zërit të Vaçes.
Ajo shtyllë me altoparlant mes kalldrëmit të qytetit meritonte të ruhej në muze si obelisku i Vaçes. Por ne jemi ende pa kulturën e nevojshme të ruajtjes së relikave. Sepse aty pranë asaj shtylle mbiu fidani i blertë i Vaçe Zelës, fidan që u bë lisi më i lartë në pyllin shushuritës e gjëmues të këngës shqiptare.
Pas debutimit në orën gazmore që e organizonte popullori, elitari pasionanti aktori, piktori impresionant Ilia Shyti, Vaçja vazhdoi të këndonte e s’e pushoi më këngën. Kudo që ndodhej asaj s’i rrihej pa kënduar dhe këndonte me shpirt. Njerëzit e donin këngën e Vaçes dhe ajo s’ua kurseu atë, por e jepte me shpirtin e gjeneshës adoleshente. Kujtdo që do t’i binte rasti të njihej me Vaçen do të kërkonte që ajo të këndonte të paktën një këngë ose një pjesë të këngës me të cilën ajo kishte pasur sukses. Dhe Vaçja s’kursehej ta përshëndeste të saponjohurin me një këngë të re ose me një këngë për të cilën ajo kishte dobësi.
Qëlloi që erdhi në shtëpinë e pionierit Sekretari i Parë i Komitetit të partisë Petraq Magjistari, babai i Rudina Magjistarit. Ai na përshëndeti të gjithëve ne fëmijëve që ndiqnim rrethet dhe kurset në Shtëpinë e Pionerit. Udhëheqësja e pionierëve e prezantoi sekretarin me këngëtaren e vogël Vaçe Zelën, me të vetmin fëmijë të njohur midis gjithë nesh që s’ishim veçse korniza e gjallë e saj.
Kjo është Vaçe Zela, shoku Sekretari i parë, i tha udhëheqësja e pionierëve, sekretarit.
Ti qenke Vaçja? tha sekretari i habitur.
Po, unë jam! Ta këndoj këngën O Azerbajxhan? e pyeti Vaçja, e gëzuar nga që ai e njihte.
Pa ta dëgjojmë një herë ! i tha sekretari…
Dhe Vaçja shpërtheu….
Oborri i shtëpisë së pionierit, në çast u shndërrua në sallë koncerti. Vaçja krijonte kudo salla koncertesh të befta që në fillimin e karrierës së saj.
Në vitin 1956, e takoj Vaçen para bibliotekës së qytetit. Në këtë kohë Vaçja i kishte kaluar kufijtë e Lushnjes. E njihte e gjithë Shqipëria. Diskutohej shumë për të, bëheshin shumë thashetheme e cirkonin me baltë. Por cirkat e baltës nuk zinin në trupin e bukur të pastër, të kulluar të këngëtares, sepse Vaçja dhe kënga ishin një dhe s’ka baltë që e cirkos këngën që pastron shpirtrat dhe vetëpastrohet si uji i gurrës.
Të keqen motra, më thotë, Vaçja, futu pak në sallën e bibliotekës mbi tavolinën, te dritarja e fundit kam lënë revistën italiane. Noi donne e cila në brendësi të saj, ka faqet e modës. Unë po vij te dritarja, më tha dhe ti ma jep revistën. Më fal që po të mundoj !
Kur e mori revistën u gëzua shumë. I pëlqente moda. Vishej me copa të lira, por i priste dhe i qepte bukur, krijonte modele të reja. Vishej me shijen e top modeles më të mirë. Por kjo ishte e parakohshme për qytetin tonë, madje edhe për Shqipërinë e atëhershme që sapo kishte dalë nga zija e bukës. Vaçja me revistën në sqetull unë me një fletore vizatimi në dorë, bisedonim në trotuar larg bibliotekës. Vaçja kishte veshur një fund të kuq basmeje. Një gisht poshtë fundit të kuq, dukej një rrip i bardhë. Kalojnë pranë nesh dy gra. Njëra i thotë shoqes, qyqja shiko, dy pëllëmbë e ka nxjerrë këmishën dy pëllëmbë poshtë fundit. Është zhypon mos të plaçin sytë, nuk është këmishë, iu shkreh Vaçja me indinjatë, gruas injorante dhe cinike.
Mirë ia bëre, i thashë Vaçes duke i dhënë të drejtë.
Vaçe Zela s’ia përtonte askujt që i binte më qafë sikur dhe mbret të ishte.
Pas lirimit nga ushtria fillova studimet në Liceun Artistik për pikturë.
Në lice ishte edhe Vaçja, e cila studionte për kanto. Pashë se s’ishte e qetë. E axhituar shpirtërisht.
E di si po qarkullon një fjalë e dalë nga goja e pedagoges sime Marie Krajës, sikur ajo më paskësh thënë që, “Ti Vaçe çdo gjë mund të bëhesh, po vetëm këngëtare nuk bëhesh”.
Po ti këngëtare je, i thashë unë që kisha një adhurim hyjnor për zërin e Vaçes. Janë në vete këto, apo flasin kuturu?!
E po ik dhe mbushu mendjen pa, më thotë Vaçja dhe kërciti gishtat e dorës me nervozizëm.
Vaçja u largua nga Liceu. Largimi i saj ishte gati një protestë memece ndaj kësaj thashethemnaje që spo shuhej. Vaçja ishte një artiste që rebelonte.
Më vonë në Lice u fol, se nuk ishte e vërtetë ajo që qarkullonte sikur gjoja se Vaçes çdo gjë mund të bëhej, por këngëtare nuk bëhesh kurrë. Kjo thënie ishte gjysmë e vërtetë. Pedagoget e kantos kishin thenë se Vaçja nuk mund të bëhej këngëtare opere, sepse këngëtare e muzikës së lehtë ajo ishte dhe këtë pedagoget s’e mohonin, por e pohonin jo vetëm me zë të lartë, por edhe me kompetencë. Ato s’mund të injoronin veten.
Me këtë thënie u spekulua shumë. Por e vërteta është se Vaçja u largua nga dega e kantos në formë proteste, pa bujë. Për ikjen e saj u fol shumë pro e kundër. Kundër flisnin cmirëzinjtë, mediokrit. Pjesa e talentuar e profesorëve dhe e nxënësve ishin pro Vaçes.
Pas kësaj Vaçe Zela vari kitarën në qafë dhe vazhdoi të këndojë lirisht, pa semaphore e vija të bardha. Këndonte këngë spanjolle, italiane. Muzika jonë e lehtë ende nuk ishte e nivelit që është sot.
Në pushimet e verës e takoj Vaçen në Lushnjë. E pyes se si ndihej

Ky eshte brez i rritur ne uri.Femije te uritur,qe degjojne Vacen,sa te humbin mendjen nga avulli i bukes,qe vepron si avulli rakise ne hunden e pijanecit..Fryhuni tani ne pleqeri me buke OMGJ dhe kujtoni Vacen.BUKE KA,VACE S`KA.Te gjitha kengetaret,,ama te gjitha pa perjashtim,jane OMGJ.Kane bythe,kane sise,kane shale,kane zog,,por s`kane ze.
E Madhie kengetare Vace Zela- jeton mes nesh.
Inderuaro Faslli Haliti, faleminderit qe me shpure ne vitet e “lindies”te Vace Zeles, si kengetare akoma femije, une ushtar ne Lushnje.
Si femije qe ke qene, nuk te kam pikasur ndersa tri cupat artiste nga Vace Zela,Ajetia Nepravishta,(Ne Tirane martuar me te madhin kopozitor Ibraimi,une komshi familiarisht me ta),sa Flora Mebelli, ato vitet 1955-58, une ushtare ne vainin e Lushnjes, atje maje kodrave si kurore te saj,Ato cupa,me grupet e tyre artistike te shkollave sa shtepise kultures, i kemi pritur ne koncerte, ne ushtaret kimetllij.(I quaj keshtu kimetllij,se keshtu na quante gjithe qyteti. veshur me ate uniforme ngjyre mjalti dhe cizme lustrafine. Sa ushtare aqe oficere ishim ne ate reprt special R/Lokacioni.)
Vacen e kishim ne krye te cdo aktiviteti sa ne Divjake kur shkonim per plazh; ushtare e oficere,deri ata keshilltare sovjetike, pasionuar pas Vaces, se i kendonte ako kenget Ruse si nje Kozake e vertete.
.Po me Vacen, kur u lirovanga ushteria 1958 sa filluar punen e mesuesit pa 1964-es, ne Tirane,atje ne Liceun artistik shtepine, ne obor mblidheshi cupat e djemte e lagjes e me te ne mes kendonin.
Keq na erdhi kur u largua nga liceu, sa jo pake e kemi kundertuar petagogen Marie Kraja. Vacia ishte Ylli muzike lehte dhe popullore.Nje jete mesues ne Tirane e sidomos ne fshatra me artistet kalonim te dielat e te shtunat ne aktivitete.Atje ne Lushnje nuki ndheshim aristit ri Ilia Shyti sa Ajete Nepravishtes, me fizarmonikishtin Dhimiter e tj.
Veret ne ate kohe, Petraq Magjistari..ishte njje mbrojtes i artisteve te rinj,Rudina sa po rritej. Vecanerisht per Vacen dhe Ajeten,qe i niisi per shkolle ne Tirane.Dhe ne shtepine e yre aty ne te dale te Lushnjes ato vite kemi shkuar.rethuar ajo si nje vile e vertete.pas ures.
Me vjen cudi qe nuk te kam njohur atehere,ti pionier aktiv qe ke qene, o i miri Faslli Haliti, krenaria e sotme artist ne zhanrin bere profesion.
Me dhimbie e percollem te madhen Artiste Vace Zela,
ne banesen e fundit ne ate ceremoni mes Tirane.
E meritonte dhe i meriton ajo nderimet.
I perjetshem Kujtimi saj
Mirsi pac ti qe na e solle ne kete shkrim Hoamzh..
.
Ish mesues nje jete ne Tirane,sot 80 vjecar.
Toronto 30-08-2016 Dhimiter M. Xhoga.