Shporruni (fjalimi i Kromvellit për deputetët anglezë në 1653)

Leda Hysa

Ushtaraku dhe politikani Oliver Kromvell (25 prill 1599 – 3 shtator 1658), i cili shërbeu si zot mbrojtës i Komonuelthit të Anglisë, Skocisë dhe Irlandës nga viti 1653 deri në vdekjen e tij, duke kryer njëkohësisht funksionin si kreu i shtetit dhe kreu i qeverisë së republikës së re, në 20 prill 1653, me fjalimin që ka mbajtur në parlamentin britanik, ka bërë një thirrje të fuqishme, e cila pas 366 vitesh e ruan aktualitetin për Shqipërinë e sotme.

Duke lexuar e duke dëgjuar çdo ditë bëmat antipopullore e antikombëtare të  parlamentarëve tanë dhe qeveritarëve të përzgjedhur prej tyre, në këto tre dekadat tona pluraliste, m’u kujtua ky fjalim dhe mendova t’ua bëj prezent lexuesve në Dita.

Kolonel Dilaver Goxhaj

******

Shporruni!

KROMUELLI drejtuar parlamentarëve anglezë:

“Ka ardhur koha që unë t’i jap fund uljes suaj në këtë tempull, të cilin e keni çnderuar me përbuzjen tuaj ndaj çdo virtyti, duke e ndotur me praktikat tuaja të çdo vesi të mundshëm.

Të gjithë ju jeni një grup përçarësish dhe armiq të qeverisjes së mirë.

Ju jeni një kope vagabondësh mercenarë dhe, ashtu si Isau, do të shisnit vendin tuaj për një gjellë çorbe, dhe ashtu si Juda jeni gati të tradhtonit edhe Zotin tuaj për të mbushur xhepat.

A ka ngelur qoftë edhe një virtyt te ju? Ekziston ndonjë ves që mos ta keni ju?

Ju jeni më të pafé se kali im. Ari është Zoti juaj.

Cili nga ju nuk e ka shkëmbyer ndërgjegjen për ryshfete?

A ka ndonjë në radhët tuaja që mendon sadopak për të mirën e Komonuelthit?

Ju prostituta të neveritshme, a nuk e keni përdhosur këtë vend të shenjtë duke e shndërruar tempullin e Zotit në një çerdhe hajdutësh me parimet tuaja imorale dhe bëmave të liga?

Jeni bërë në mënyrë të patolerueshme të urryer nga i gjithë kombi.

Jeni zgjedhur këtu nga populli për të ndrequr hallet e tij, por ju jeni bërë halli më i madh për të.

Për këtë arsye, vendi ynë po ngrihet për të pastruar këtë stallë të Avgjisë, duke i dhënë fund përfundimisht seancave tuaja të padrejta në këtë Shtëpi, që me ndihmën e Zotit dhe me forcën që më ka dhënë, kam ndërmend ta kryej.

Rrjedhimisht, URDHËROJ: Të largoheni menjëherë nga kjo Shtëpi dhe ky vend nëse doni të shpëtoni kokat.

Ikni! Shporruni! Shpejtoni! Mu hiqni sysh ju skllevër të shitur!

Po ashtu! Hiqmani atë stoli të shndritshme aty dhe kyçini dyert!
Ne emër të Zotit, NISUNI!”

Share This Article
24 Comments
  • Te lumte DILAVER GOXHAJ, politikanet dhe pushtetaret e ketyre 29-te vjet SHKERLLATOKRACI jane bere te padurueshem qe nuk i duhen as djallit ne ferre qe po shkaterrojne kombin, shtetin dhe popullin shqiptar.
    Te gjithe jane ftyra te qelbura njeri me shume se tjetri. Nuk kane as nje lloj ndergjegje sepse jane te papergjegjshem maskarenj njeri me shume se tjetri sepse jane edhe pervers, hajdut dhe demagog.
    Te tille prototipash kryesohen ne:
    1) PD nga SALI BERISHA, LULEZIM BASHA.
    2) LSI nga ILIR META, MONIKA KRYEMADHI.
    3) FATOS NANO, EDI RAMA.
    As qent nuk kane se ku ti kapin keto gangstera. Nje ore e me pare duhet ti hiqen nga zverku ketij populli.
    Tung.

  • Bravo Dilaver! Uroj qe kete fryme patriotizmi dhe demokracie ta kene anetaret e Gjykates Supreme SPAK te Shqiperise!

  • Te lumte Zoti Dilaver. Oh sa mire do te benin te shkruanin e te flisnin edhe tere shoket e tuaj, atdhetare qe duan te rrisin nipat e mbesat e tyre me virtutet e dashurise dhe te pergjegjesise ndaj popullit, tokes tone te bekuar dhe ndaj nje shtetit demokratik shqiptar.

  • Te lumte komandant Dilaveri…jam me ty dhe koha do te te jape te drejte..Per shqiperine dite me te mira do te vijne!

  • Këto i dimë , por ç’far zgjidhje ke ?….Përse deputeti merr 20 fishë më shumë pagën se një pensionist i thjeshtë ?.Përse ka papunësi dhe përse nuk hapen fabrika e uzinat për punësim.? Përse nuk ka strategji zhvillimi e punësimi nga asnjë forcë politike,por vetëm mbushje xhepash dhe vjedhje me thasësh dhe mosndëshkim të hajdutve e kriminelve ,peshqve të mëdhej dhe politikanve të përjetëshëm që drejtojnë vendin ?
    Përse mer shembull kromunuellin anglez ,kur ka shembullin brilant të monizmit ,kur për një vjedhje fisheku ndëshkoheshe .Oas një polic ruante një lagje qyteti ,kurse tani duhet një togë policësh të ruajë një vakabond kriminel ?…Pra e keqja është sistemi i kalbur kapitalistë,ajo e ka krimbin brenda ,po krimb gjithë shqipërinë..

    • Pse,pse,pse….si popull qe je pyet liderat e tu 30 vjecare ne pushtet,sic e sheh, mbas tre dekadash nuk ke pergjigje prej asnjerit prej tyre,c’fare pret ?
      Ne qofte se do nje pergjigje,dil ne rruge dhe mos i voto as Lush as Ramush as Metush,Po ti hiqni me “ceremoni”gjithe kete takem mashtruesish edhe arrixhiu po te zgjidhet do jete me i mire se do kete frike mos e pesoje.
      Kjo eshte demokracia,ka pergjegjesi per ate ben.

  • Këto i dimë , por ç’far zgjidhje ke ?….Përse deputeti merr 20 fishë më shumë pagën se një pensionist i thjeshtë ?.Përse ka papunësi dhe përse nuk hapen fabrika e uzinat për punësim.? Përse nuk ka strategji zhvillimi e punësimi nga asnjë forcë politike,por vetëm mbushje xhepash dhe vjedhje me thasësh dhe mosndëshkim të hajdutve e kriminelve ,peshqve të mëdhej dhe politikanve të përjetëshëm që drejtojnë vendin ?
    Përse mer shembull kromunuellin anglez ,kur ka shembullin brilant të monizmit ,kur për një vjedhje fisheku ndëshkoheshe .Ose një polic ruante një lagje qyteti ,kurse tani duhet një togë policësh të ruajë një vakabond kriminel ?…Pra e keqja është sistemi i kalbur kapitalistë,ajo e ka krimbin brenda ,po krimb gjithë shqipërinë..

    • sepse late pasurine tuaj ne duart e qenve,uzina,kombinate,punishte,ofiçina,kooperativa etj…
      Pra trere potencialin ekonomik dhe tere enegjine prodhuese ja late pushtave,tashti per te ndertuar se çafre shkaterruat me indiferentizmin tuaj hani dhe,ja rruge zgjidhja.
      Partia na udhezonte qe te hani edhe bar dhe ate kurre mos ta tradhetonim,politiqia soteshme po te njejten gje ju kerkon bar dhe besnikeri.
      jeni pa patencial prodhues,pa industri pas ekonomo bujqesore pra jeni lypsaret e botes,kaq meritoni kaq keni si rruge zgjidhie.
      Ah si ka nje tjeter,tere hajdutet e shqiperise ne burg dhe ti rrimerni pasurite e juaja e tja rifilloni nga e para,pra te merrni alfabetin politiko-ekonomiko-strategjik nga A-ja,si jo ne 2050 shqiperia fshihet nga harata gjeografike si shtet dhe si popull.
      Zgjodhet demokratanine saliqiane shkoni e varrosuni per se gjalli.
      Pra ja vdekjie o ja LIRI.
      Dy rruge ke,te takon ty te vendosesh se cilen rruge do maresh.
      Kishte ne 90 qe kapercyen muret e ambasadave,kishte nga ata qe gjemuan saliqine dhe klanin e tij nga mbrapa.
      Pra…
      ke solucione sa te duash por mvaret nga ty,ne fakt nga POPULLI se dhe ti je pjestar i tij.
      nje pjese sot degjon ramaqine neper pjaca nje pjese tjeter si dele ndjek luken e saliqise nga pas.
      A e sheh qe ka zgjidhie?!
      😉 🙂

      • Nuk ta ka fajin sistemi,demokraci eshte edhe Zvicra,po nuk kane “Peshkaqenet” e Demo-shkerdhacise te Shqiperise

      • Bravo HOMORA,qe thua se dje partia na thoshte se do hame bar,por kurre nuk e hengrem barin,ndersa sot partite na kane dhene …MUT dhe po e hame ,por prap duar trokasim “Rrofte…muti”!
        E ke pare Ramen ti se cfare “respekti” ka per qytetaret?
        Ben mitingje dhe anti mitingje,por nuk i le njerezit ne kembe,por shpenzon miliona leke per te blere karrige qe ata te degjojne plot respekt kryetarin e tyre qe u shkely per keta njerez!
        E si te mos e votojne prap kete shpirt njeriu,qe flet aq bukur,aq embel,aq sa dridhet Berisha dhe Basha!
        Pse cfare duam ne me shume?
        Do thuash ti se po te kesh nje hall nuk te degjon njeri as ne parti,as ne Bashki e as ne qeveri!~
        E cfare pastaj qe nuk te degjon njeri?
        Ka radhe puna dhe kur te te vije ty radha do te degjojne me siguri!
        Nuk je i punesuar?
        Po pse kryeministri do te gjeje pune?
        Akoma dashke diktaturen komuniste qe te fuste me zor ne pune?
        Jo more zoteri,se tani po deshe puno,po nuk deshe shit bythen!
        Jane shtuar mundesitre sot,prandaj mos i ve faj qeverise!
        Te vodhi Bashkia?
        E sa te vodhi ty?
        Po ja nga 500 mije leke ne vit!
        Po pse ketij i thua korrupsion ti?
        Po korrupsion quhet kur kalon mbi 100 milion euro ne nje dore!
        Po pse me kaq pak para do merret kryeministri?
        Po mire more njeri,ne kete shtet,pse thua ti se te gjitha duhet t’i beje kryeministri?
        A nuk ka njerez te tjere ai,qe te merret edhe me korrupsionin e vogel qe me xhvat mua?
        Ahaaa,shko ne gjykate se paske llafe shume ti!
        Do te zgjidhesh hallin shpejt?
        Jepua gjysmen e lekeve atij shefit qe t’i ka marre dhe te pakten shpeton nga gjyqet per vite te tere!
        Dje mos thuaj qe nuk te ndihmon shteti pastaj!

  • Respekte pèr Shkrimin BRILANT ! Ke 100% të drejtë , sepse kèta Mercenarë të ktyre 29 Viteve janë DOBIÇA dhe PROSTITUTA që VJEDHIN , VRASIN dhe PLAÇKISIN me anë të KORRUPSIONIT SHTETÈROR pafund SHQIPTARËT e VARFËR dhe të NDERSHËM

  • Zoti Dilaver. Shume larte qendron shkrimi juaj shpresoj ta vlersojn ed he shum te tier si puna time.

  • Ooo sa do doja te isha ne ushtrin tende te futeshim ne ate parlament, ti qeronim qe te gjithe ,por ishalla kte pune e ben Spaku.

  • Kane qene tmerresisht te mjaftueshme keto 28 vjet,qe me se fundi shqiptaret t’i bejne gjyqin popullor te gjithe politikaneve shqiptare,pa asnje perjashtim,qe e kane sunduar kete vend sikur te ishin pushtues!
    Dhe AKT AKUZEN ndaj tyre e kane bere vete ata qe sa here kane dale ne opozite kane vjelle vrer kunder sundimtareve duke harruar se edhe ata kur ishin ne maje te kalit te njejten gje kane bere!
    Shqiperia me nje pasuri prrallore mbi toke e sidomos nen toke,me nje bregdet te mrekullueshem,me pyje pa fund,me ujin e pijshem si kristali,me fusha te drenazhuara,me kanale vaditese e kulluese,me miniera pa fund ,etj sot jane rrenuar te gjitha duke e lene popullin ne mjerim ,pa shprese se ky vend mund te behet aq sa vetem vitin e kaluar aplikuan per green card 367 mije persona,pra 1/4 e popullsise aktuale!
    Se kush eshte Sali Berisha e dine edhe te vdekurit,por se kush eshte Edi Rama,qe na kerkoi tepsine i vetem dhe ia dhame me gjithe zemer,kete akoma nuk e kane kuptuar shume shqiptare,por edhe nderkombetare,qe pranojne bojatisjet e tij pa i verifikuar fare!
    Dy kushte kryesore i vuri Europa Rames per hapjen e negociatave :
    1-“Forcimi i shtetit ligjor”.
    2-Lufta kunder korrupsionit!!
    Ne te dy keto kerkesa themelore per ekzistencen e nje shteti ,qeverisja e Rames jo vetem ka DESHTUAR totalisht,por ka shkuar gjithnje e me shume drejt rrenimit te Shqiperise si shtet!
    Me ndryshimet kriminale te Kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor,ne pazarin midis Berishes dhe Rames,ne vitin 2008,kryetareve te partive iu dha e drejta ekzkluzive qe te hartojne ata vete listat e kandidateve per deputete dhe kryetare te Bashkive,gje qe praktikisht i ktheu ata ne DIKTATORE te gjithfuqishem!
    Cfare kishte me teper Gedafi apo Sadam Huseini me shume se sa ka sot Rama?
    Dikur Rama e filloi detyren e tij si kryetar i PS-se me moton mashtruese “Nje antar ne vote”,qe sipas tij do ishte shembelltyra edhe e nje shteti demokratik ku qytetari do ishte sovrani i vertete,por shpejt u mbyll perdja e kesaj komedie dhe sot thuajse nuk ekziston me PS-ja si parti,se kryesia dhe Asamblea jane caktuar me liste nga vete kryetari,aq sa sot edhe kur ai shkarkoi 6-7 ministra pas dy jave protesta studentore ASKUSH nuk beri nje kritike per ministrat e shkarkuar dhe per vete kryeministrin!
    Realiteti i brendshem ne PS reflekton edhe realitetin ne qeverisjen e sundimtarit Rama!
    Sot shteti i tij u jep tenderat me dhjetra milione euro jo vetem firmave fantazem,por edhe me dokumente fallco dhe ky kryeminister ka guximin dhe del para gazetareve me pyetjen skandaloze se,”Ku eshte ketu korrupsioni?”!
    Po sa tendera te tille korruptive jane bere para atij te Unazes se Re ku per pak do fluturonin 30-40 milion euro vetem per 2 km rruge te sheshte?
    Nje kryemjinister si Rama qe nuk ka lene asgje pa PRIVATIZUAR ne vend,duke luajtur vetem rolin e taksidarit,cuditerisht ka SHTETEZUAR ne menyren me makabre te mundeshme elementin me thelbesor te demokracise sic jane ANKESAT E POPULLIT ne nje dore te vetme,vetem ne kryeministri!
    Sot asnje zyrtar nuk te degjon,nuk te zgjidh asnje ankese sepse te drejtojne o ne kryeministri,o ne gjykate!
    Shembulli me skandaloz ne pushtetin e Rames eshte kryebashkiaku Veliaj,qe nuk u pergjigjet fare ankesave te qytetareve edhe kur denoncojne vjedhjet masive nga vartesit e tij,shkeljet ligjore,bile ai nuk degjon as rekomandimet e Kontrollit te Larte te Shtetit per kete problem!
    Veliaj eshte shembelltyra pompoze e qeverisjes se Rames,se shumicen e investimeve ne Tirane e ka perdorur jo atje ku kane qene nevojat me te medha dhe sasia dhe dendesia e popullsise me e madhe,sic ka vepruar ndaj Yzberishtit,por atje ku i behej me shume reklame imazhit te tyre!
    Sot zyrtaret shkelin ligjet,bejne padrejtesi,korrupsion etj,por ndaj tyre shteti hesht se sepse cdo jave eshte kryeministri qe terrorizon opinionin publik duke propaganduar te ashtuquajturen “bashkeqeverisje me qytetaret”,qe eshte KANCERI I RRENIMIT TE SHTETIT LIGJOR DHE I LULEZIMIT TE KORRUPSIONIT”!
    Rama kerkon qe Europa te hape negociatat me qeverine e tij,por kete ai nuk e kerkon per popullin,por vetem per imazhin e tij te bojatisur,ashtu sic e perdori Berisha pranimin ne NATO dhe Liberalizimin e vizave!
    Por Rama nuk e quan jetike te “negocioje” me popullin e vet, dhe kujton qe e ka kryer detyren e tij me fantazmen e “bashkeqeverisjes” dhe sidomos me takimet e shumta apo antimitingjet qe ben neper qytete te vendit nepermjet spektakleve gebelsiane te perdorimit te qindra apo mijra karrigeve njelloj si ben diktatori koreano verior Kim Jongu!
    Rama nuk e njeh realitetin ne vend ose nuk do ta njohe se viktimat e vetme te korrupsionit jane qytetaret se ata jane SENSORET kryesore qe mund te lajmerojne “semundjet” qe ka administrata,shteti etj!
    Nje kryeminister,qe nuk e kupton shtetin si nje “ORGANIZEM TE GJALLE”, sic ka trupi i njeriut sensoret jetike te DHIMBJES dhe TEMPERATUREN ,qe tregojne se trupi eshte i semure,SENSORI KRYESOR I SHTETIT JANE ANKESAT E QYTETAREVE!
    Me ankesat e qytetareve pushteti sheh veten si ne nje SKANER ,ndryshe ai do ndodhet para “VDEKJES” se pa shmangeshme!
    Ketu ka arritur Shqiperia sot,se sensoret jetike te shtetit ANKESAT Rama i ka “burgosur”!
    Cfare shteti eshte ky i Rames kur 37% e te punesuarve punojne ne te ZEZE dhe nuk derdhin kontribute per sigurimet shoqerore e shendetesore?
    Perse mbahet nje ministri PUNE dhe Shendetesie apo Drejtori e Tatimeve kur nuk jane ne gjendje te njohin realitetin,te kontrollojne bizneset etj?
    Si mund te justifikohet nje qeveri,qe kompeson me 29 miliard leke pagesat e pensioneve nga buxheti i shtetit,kur keto miliarda duhet t’i derdhnin bizneset per te punesuarit e tryre?
    Dhe pasojat e kesaj shifre alarmante per 37% te te punesuarve ne te ZEZE jane fatale edhe per vete keta te punesuar,se duke punuar si te “zinj” me siguri nuk do u jepet rroga e plote,ose ne kohe,por edhe se kur te mbushin moshen per pension apo kur te semuren nuk do kene asnje mbeshtetje financiare!
    Kjo eshte gjema me e madhe qe ky shtet i ben popullit me pa pergjegjshmerine e tij!
    Se fundi, per 28 vjet me radhe degjojme nga turli lloj politikanesh qe perdorin nje fjalor kriminal ndaj njeri tjetrit dhe ndaj qytetareve!
    Pa llogaritur Berishen,nje shembull skandaloz eshte fjalori i turpshem i Rames,qe vetem me kaq nuk e meriton te jete as politikan e thjeshte e jo me kryetar partie e kryeminister!
    Kur flet Rama ne Kuvend njerezit largojne femijet se fjalori i tij eshte tmerresisht banal!

  • Z. Dilaver! Koleg i nderuar. Ben mire qe evakuon ate qe tha Kromuelli 366 vite me pare. Saktual per ne sot. Mjaft gangstere morn nje popull zvarre dhe shkretuan vendin..

  • e kan komunistat vetem nderruan qimen mbiemer balluku mbiemer cacani spiropali kan ngelur pa hyr vetem femijet e hoxes qe ta quajm PPSH SALA KOMUNIST RUCI KOMUNIST LIKJA KOMUNIST RAMA CUN KOMONISTI ,KY PARLAMENT DUHET SHESHUAR TI VESH MINAT MEGJITH KTO KERRMA QE KA BRENDA

  • Veshtire te gjrndet nje udheheqes i tille.! Une pritesha ta bente Edi Rama nje gje te till, pore nuk e dij nuk done apo nuk mundet, opo…….!

  • Ky Oliver Kromunuellth, i cili qendroi sic i kishte hije deputetit te popullit para mbretit, duke qendruar i vetem ne ate salle ku mblidhen sot akoma deputetet angleze papatur frike arrestimin, dhe duke i kujtuar mbretit Karta Magmwn. Me vone, pasi i prene mbretit koken, ky u be vete diktator!

  • Fryma e shqiptarise e atdhetarizmit rilindes ka rrenje te thella dhe ato rrenje te lashtesise dhe drejtesise tone popullore po na i rikujton Ti, i madhi kolonel i Ushtrise Shqiptare dhe i UÇK, komandanti i doktrines shqiptare te luftes vetembrojtese partizane te popullit shqiptar, i madhi shqiptar Dilaver Goxhaj! Sa larg ke germuar 366 vite per t’ia rikujtuar ketij populli (kudo ne trojet e veta autoktone shqiptare)frymen se si duhet te shporren keto kasta grabitesish, kriminelesh e vrasesish politike, ekonomike e financiare… qre po e zhvatin e coptojne atdheun me zi e me keq se te gjithe pushtuesit bashkarisht… sepse, s’ka mbetur tjeter veç t’u themi te gjitheve: Shporruni! Ikni! Na u hiqni sysh e mos na mbetni ne dore perize t’Zotit! Ikni nga udhehqja e ketij populli e ketij vendi qe po e shkaterroni e shkretoni perdite!…
    Te lumte, Shpetim Golemi!
    Shqiptaret e dine se e kuqja eshte ngjyra e Flamurit dhe e gjakut tone shqiptar qe eshte derdhur e po derdhet rreke per Shqiperine!…

    DRENICA E KUQE

  • O drenice zeza,kujt po i thue shpordhnu,pos kuqalloqave tu ! Siç e thot nje komentues,te gjithe ish komunista,te gjithe ish anetare te Partise!

  • Cudi, aktuale edhe mbas 365 vitesh per vendin tone. Pra tek ne akoma nuk po del nje Oliver qe te mbaje nje fjalim te tille, per ta shkaterruar kete klase politike qe u krijua mbas vitit 1990 ne Shqiperi. Deri sa te lindi apo te dali nje Oliver Shqiperia dhe shqipetaret keshtu kane per tevuajtur

  • Ja cilet jemni ne shqiptaret:
    Edhe kur botohet nje shkrim i tille kaq aktual,qe ka te beje me shkaterrimin e plote te shtetit shqiptar,vereni se sa pak komente ka ketu,sikur te behej fjale per djegiuen e nje …MULLARI me bar ne fshat e jo per djegien e te sotmes e te ardhmes tone!
    Pse heshtin Tarifat,ANAL-istet,juristet,financieret,po ky NGJELA teoricieni pse hesht?
    Ja pse sundojne pusht-etaret tane se ata qe duhet te flasin e kane shitur veten per 5 leke dhe u ka humbur idealizmi dhe atdhedashuria!
    Ku jane ish te burgosurit,qe ulurijne se kane luftuar per demokracine dhe mireqenien e popullit kunder diktatures komuniste?
    KU JANE TE DHJERET E DHJETORIT,QE NGREFOSEN SE PRUNE DEMOKRACINE NE SHQIPERI,POR NE FAKT PRUNE fashizmin e zi?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *