Vaji i peshkut zhduk pasojat e ushqyerjes së keqe

anazapta

Për ata që janë të varur nga fastfudet ka një shpresë rikuperimi nëse vendosin të ushqehen shëndetshëm. Shkencëtarët thonë se vaji i peshkut “korrigjon” efektin negativ në tru të ushqimit të keq.

Studimet e dekadave të fundit kanë treguar se dieta ushqimore e pasur me shumë yndyrna mund të ndikojë në tru, duke shkatërruar procesin e njohur si “neurogjeneza”, i cili ka të bëjë me gjenerimin e qelizave të reja nervore.

Një studim i kryer në Universitetin e Liverpulit thotë se dietat ushqimore që përfshijnë acidet yndyrore Omega 3, të cilat gjenden në vajin e peshkut, mund të parandalojnë këtë efekt negativ, duke stimuluar zonat e trurit që kanë të bëjnë me të ushqyerit, të nxënit dhe kujtesën. / Gazmira Sokoli

Share This Article
1 Comment
  • Disi efekte pozitive por edhe negative!
    Sherben per te ulur ndjeshem Trigliceridet dhe kolesterolin dhe ne jashqitjen!
    Te semuret me semundjet e melcise mundet te ndikoje pozitivisht,natyrisht te kombinuar me vitamine B1, B6,B 12!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *