Vaji i ullirit është i njohur për efektet e panumërta pozitive në shëndetin tonë. Por ekspertët thonë se nëse e përdorim për të gatuar, atëherë benefitet që na vijnë prej tij janë minimale, për shkak të humbjes së shumë elementëve në temperatura të larta.
Vaji i ullirit ka më shumë antioksidantë se vajrat e tjera dhe përbërës bioaktivë, të cilët mendohet se janë efektivë në parandalimin e sëmundjeve si kanceri.
Por studiuesit portugezë thonë se kur vaji i ullirit nxehet, cilësia e tij degradon, duke humbur një pjesë të madhe të vlerave. Kjo vlen për të gjitha mënyrat e gatimit (ushqimet e skuqura apo të pjekura në mikrovalë).

Faleminderit qe botoni informacione te tilla.Une gatuaj gjithmone me vaj ulliri,per vlerat e pafund qe ai ka,por nese eshte keshtu,sipas ketij informacioni,nuk di nese duhet te vazhdoj….Gjithsesi,faleminderit .
Vlora
Vazhdo dhe skuq me vaj ulliri dhe mos degjo ate qe thone. Vaji i ullirit ka piken e djegjes me te larte se pothuaj tere vajrat e tjere dhe ndaj eshte me i mire se te tjeret.
Duke thene kete, nuk dua te them ta teprosh, natyrisht.
per ti ruajtur vlerat vajit te ullirit, une i pjek perimet ne tigan te zi, dhe vajin e shtoj vetem ne minuten e fundit, nuk i humbet as vlera as shija.
Skuqja e ushqimeve me vaj ulliri ben mire per zemren
Tradicionalisht është thënë se të skuqurat të bëjnë keq, por kjo jo gjithnjë është e vërtetë. Nëse zgjedhim vajin e ullirit, apo atë të lulediellit në skuqjen e ushqimeve tona, shmangim në një masë të madhe rreziqet për zemrën.”British Medical Journal” ka publikuar një studim të Universitetit Autonom të Madridit, i cili ka ekzaminuar zakonet në të ngrënë të mbi 40 mijë personave, të moshave 29-69 vjeç, në një hark kohor prej 11 vjetësh. Të gjithë pjesëmarrësit në studim tregonin se sa dhe çfarë hanin, duke nënvizuar se sa herë konsumonin ushqime të skuqura.
Shpëtuese për arteriet rezultojnë të jenë lëndët e para të dietës mesdhetare, ulliri dhe farat e lulediellit. Ushqimet e skuqura në fakt i shtojnë shumë kalori pjatës sonë, duke rritur kolesterolin, obezitetin dhe hipertensionin. Por jo gjithnjë është kështu. Me yndyrna solide shtazore apo të ripërdorshme, rreziku është shumë më i lartë. Ndërsa sipas studimit spanjoll, me vaj ulliri apo luledielli, rreziku reduktohet shumë. (online-news)
—– Po tani ke te besojme.