Vaji i ullirit, sekreti për të rënë në peshë

anazapta

Prania e vajit të ullirit në tavolinë ndikon në të qenit në formë, sepse thjesht era e tij të bën të ndihesh i ngopur. Zbulimi i këtij fakti nga studiuesit erdhi pas monitorimit për tre muaj me radhë të disa vullnetarëve që konsumonin 500 g kos në ditë.  Disa prej tyre i shtonin vaj ulliri, vaj farërash, dhjam apo gjalpë. Ata që përdorën vajin e ullirit morën më pak kalori dhe nuk shtuan në peshë. Analizat e gjakut treguan se ata kishin nivel më të lartë të serotoninë, i ashtuquajturi hormoni i ngopjes, i cili na jep këtë ndjesi.

Shkencëtarët e Universitetit të Vjenës ngulën këmbë se kjo vinte më shumë nga aroma e vajit sesa nga vetë ai.

Testimi i dytë, kur vullnetarëve iu kërkua thjesht t’i merrnin erë vajit të ullirit, tregoi të njëjtat rezultate. Studiuesit arritën në përfundimin se ekstrakti i vajit të ullirit na bën të ndihemi të ngopur, duke e ulur numrin e kalorive që marrim në ditë me të paktën 200 të tilla.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *