Vajmedet o ushtri me halle!

anazapta

 Vargje të nënshkruara

Guri Muzhaqi

 

Gjeneralë të Dibrës trime,

Drodhën malet me barut;

Kush të gjeti ty të fundit,

Kush të zgjodhi ty harbut?!

 

Miqtë ta thanë dikur açik

që merr “taksë” te misionarë,

tek ata që në rrezik

me sy vdekjen e kanë parë.

 

Ti shite prona ushtrie

Si t’i kishe mall babai,

Mos harro se me mish dhie

Ndyhesh ti edhe ustai…

 

Ndale gjeneral revanin

Se të kemi për beteja,

Vjen një ditë horrllëqet dalin

E ta zënë derën me ferra.

 

… Eh, kjo kohë rrokopujë

Plehun ngriti kukumale,

Kakërdhitë dolën mbi ujë

Vajmedet ushtri me halle!

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *