Vajza e aktorit Erand Sojli u bashkua me familjen pas 18 orësh

Saimir Lleshi

Aktori Erand Sojli ndodhet aktualisht në Francë sëbashku me familjen e tij. Sonja e vogël (vajza e aktorit e cila u ndalua dje në aeroportin Nënë Tereza, për shkak se i kishte skaduar pasaporta) është bashkuar me familjen 18 orë me vonesë. Ja çfarë shkruan sot Erandi në një status në Facebook.

“Dëshiroj të falenderoj të gjithë ju miqtë e mi dhe të panjohur për mbështetjen që më dhatë duke u bërë pjesë e problemit tim anëkend vendit. Sonja u bashkua me motrën vetëm 18 orë më vonë, falë funksionimit të hallkave në dukje të parëndësishme dhe mirësisë së njerëzve që punojnë në këtë vend. Sonja ju falenderon të gjithëve.

Një shoqëri e bashkuar bën një shtet edhe më të fortë. Kërko, kundërshto mos bjer dakort. Mos i zgjidh punët indivuadilisht privatisht miqësisht, sepse i ke bërë gropën shtetit dhe të ardhmes. Sonja është e lumtur ndaj ju uron gëzuar 2016 dhe lutet për të gjithë fëmijët e vendit të saj”, shkruan aktori.

Share This Article
4 Comments
  • Jam shume dakort: Mos i zgjidh punët indivuadilisht privatisht miqësisht, sepse i ke bërë gropën shtetit dhe të ardhmes.

    Keshtu bejne te gjithe kulturat me perparimtare! Atje ku duam te shkojme apo jo!?!

  • Morpo nuk e morrem vesht: Ishte faji i Sonjes se vogel, Trapit te madh apo i Agjencise qe PREU biletat pa verifikuar afatin e skadimit te PASAPORTES se Sonjes se vogel?

  • Me behet qejfi per vajzen e vogel por pyes veten nese kjo gje do ti ndodhte (jam i sigurte qe ka ndodhur shume here) nje njeriu jopublik sic eshte aktori i nderuar, a do te vihej shteti ne levizje????????

  • Po ti or trim, sa ke reaguar per padrejtesite qe iu behen shqiptareve çdo dite? Apo tani qe te ra ne deren tende u kujtove te thuash se duhet reaguar?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *