Vajza e aktorit të njohur Xhevdet FerRi, Bora ka bërë një dedikim për të atin një ditë pas përcjelljes së tij për në banesën e fundit. Me anë të një statusi në rrjetin e saj social në Facebook, ajo shkruan se ndarja nga jeta e aktorit ka qënë dita më e zezë e saj dhe të ëmës.
Fillimisht ajo ka falenderuar të gjithë personat që e kanë ngushëlluar dhe ata që e kanë dashur babain e saj. Bora gjithashtu ka ndarë edhe arsyen se përse i ati u nda nga jeta. Sipas saj, aktori kishte kaluar një sëmundje të rëndë, të cilën arriti që ta mposhtë por i la dëmtime të tjera në trup që i morën jetën.
“I provuam të gjitha, pa pishman!,”-shkruan ajo. Bora ka adresuar edhe çështjen e homazheve, të cilat nuk ishin shtetërore. Ajo shkruan se i ati shquhej për diskrecion dhe vullneti i tij ishte i tillë.
“Ne gjykojmë se dhimbja është personale dhe duhet vuajtur si e tillë. Nuk ka të bëjë me arsye zhgënjimi prej sistemit apo politikës. Neve na është shuar drita e diellit mbi shtëpi, nuk mendojmë për perceptime publike apo politike,”-shkruan më tej Bora.
Dy ditë më parë ndërroi aktori i mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri. Ai vuante oprej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme, e cila i mori edhe jetën, pikërisht në moshën 59- vjeçare. Xhevdet Ferri i njohur në rrethim e miqve të ngushtë dhe si Xhoda, prehet në varrezat e Sharrës.
Postimi i plote
Dy fjale ne diten me te zeze te jetes sime dhe te mamit….
1. Falenderime te pafundme dhe mirenjohje te thelle per gjithe ngushellimet dhe suportin e miqve, dashamiresve dhe gjithe atyre qe e kane dashur Xhode Ferin, qofshin ata te aferm apo te larget.
Ne pamundesi per t’ju falenderuar nje nga nje, ju lutem pranoni keto falenderime publike.
2. Falenderime per mediumet e lajmeve qe kane percjelle me shume respekt e dashamiresi jeten dhe karrieren e babit, duke patur mirekuptimin por dhe hermetizmin tone te plote.
3. Ndjej qe duhet te sqaroj arsyen e ndarjes nga jeta te babit, per efekt qartesie te informacionit. Eshte e vertete qe ai kishte kaluar nje
semundje te rende, te cilen e kishte mposhtur me sukses. Arsyeja fizike pse na la ishte nje insuficience e rende pulmonare, te cilen nuk mundi ta mposhtte.. I provuam te gjitha, pa pishman!
4. Ndersa per sa i perket ceshtjes se homazheve publike…Xhoda shquhej per diskrecion ne jeten e vet. Vullneti i tij ish qe dhe ne jeten e pertejme t’i prezervohej ky diskrecion. E kuptojme dhe vleresojme qe dashamires te tij jane te dhembur per shkak te largimit te tij, por ne gjykojme se dhimbja eshte personale dhe duhet vuajtur si e tille. Nuk ka te beje me arsye zhgenjimi prej sistemit apo politikes – nuk eshte as rasti dhe as koha per refleksione te tilla.
Neve na eshte shuar drita e diellit mbi shtepi, nuk mendojme per perceptime publike apo politike.
Me shume mirenjohje e perzemersi.
O.J/DITA

Kur ishte e vogel kjo ishte kopja e Xhevdetit. Nje femije bucko dhe kacurrel. Si tip cuni. Shume e lezecme.