Vajza e De Biazit bëhet… Doktoreshë

Dita

Gianni De Biazi, ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit ka një arsye për të qenë i lumtur, ndaj dhe e ka ndarë këtë lajm special me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”. Nuk bëhet fjalë për ndonjë nënshkrim kontrate, por për përfundim studimesh.

Vajza e tij, Sofia De Biazi, është diplomuar në mjekësi dhe sigurisht kush prind nuk do të ndihej krenar. Përmes një postimi, siç shkruan vetë misteri, ajo është një studente ekselente. “Doktoreshë Sofia De Biazi, Mjekësi e Kirurgji “110 e lode’”, ka shkruar ai krah fotos të së bijës. Sigurisht De Biazi ka marrë shumë urime nga miqtë e tij italianë, por edhe ata shqiptarë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *