Pasi kishte pirë disa gota, Një studente nga Anglia 21-vjeçare ishte nxitur nga shoqet e saj të futet brenda lavatriçes.
Ky veprim i Rosie Cole i kushtoi shtrenjtë asaj, pasi ajo ngeci brenda e nuk mund të dilte dot.
Ishin mikeshat e saj që u munduan shumë ta nxirrnin mirëpo ato u detyruan të kërkojnë ndihmë nga zjarrfikësit pasi nuk ia dilnin dot dhe Rosie ankohej se nuk po merrte dot frymë.
Zjarrfikësit shkuan në vendin e ngjarjes menjëherë por iu deshën 20 minuta që ta nxjerrin nga lavatriçja pa pësuar lëndime studenten e dehur.
h.b/dita
