Nada Topi, vajza e ish-presidentit Bamir Topi martohet. Pas tri vitesh fejesë, se shpejti ajo do t’i jap fund beqarisë. Për këtë ngjarje të rëndësishme në jetën e saj, këto ditë, zonjusha 25 –vjeçare Topi ka organizuar edhe festën e beqarisë që i paraprinë kurorëzimit të lidhjes së saj 5-vjeçare. Së bashku me mikeshat e ngushta ajo ka festuar në një nga lokalet e Tiranës.
Vajza e Topit e deklaroi lidhjen me të dashurin e saj në vitin 2011. Të dyja familjet kishin njohje të vjetra dhe miqësi familjare me njëra-tjetrën. Tri ditë më parë, z. Topi, në një intervistë për “Dita” në lidhje me këtë gëzim familjar u shpreh se do të ishte një dasmë tradicionale dhe se ishte shumë i lumtur për këtë. “ Xheloz jo. Këto janë ligje të natyrës. Është dinamika e jetës. Sigurisht pak i stresuar. Por këto janë strese pozitive”- tregon Topi për martesën e parë në familjen e tij .
Ndërsa kurioziteti se si do të jetë kjo dasmë luksoze apo jo, ai tregoi se dasma do të realizohet në vilën e tij në Dajt…/ E.R

keto nuk kane beqari, dashuri e as rini, keto kane vetem kurveri dhe leke, leke, leke dhe qendrim pa breke
Sajmir ke thene te vereten se kjo si i jati eshte
Sa keq qe goja e ketyre komentaoreve te mesiperm nxjerr fjale banale ! Duhet te shohin veten e tyre ne pasqyre se me ke ngjasojne ,ndoshta me llafazanet me brire djalli !! Nada te trashegohet e jete te lumtur !
Te trashegohet dhe jete te lumtur …dhe duhet te jete vertete vajze e mire …….
Te trashegohen dhe jete te mbare.Ka prinder te mrekullueshem te matur dhe qytetare.Qofshin te lumtur me vajzat e tyre
Vari Janullen si vajze, bari shkon ne rrenje thote populli , pleh i jati mut e jema sma do mendja te dali e shkelqyer e bija
TRE VITE ME PARE…
Mund te ishte nje vajze 25 vjeçare, duke qene se ka lindur nga nje rraport tejet edilik mes Teutes se Tirones dhe Bamirit “çun tirone” (idiot tirone) nente muaj para 20 dhjetorit te 1986-tes.
Ja dhe historia e proleve te Bamir topi i Topit marre nga “Kosovarja.ch” te 06.11.2011.
“TIRANE – Gjithmonë na kanë tërhequr historitë me mbretër e mbretëresha kur ishim të vegjël, ndërkohë që sot mund të mjaftohemi edhe me histori presidentësh e të familjarëve të tyre. Në mungesë të historive si ato në Britani, dikur me Lady Dianën e sot me Kate Midleton, ne mund t’ju rrëfejmë histori të tjera jo kaq luksoze, por gjithsesi interesante. Ja p.sh, ne duam të mësojmë se si jetojnë vajzat e Presidentit Topi, ndërkohë që me kohë kemi treguar për lidhjet e tyre. Ka qenë një koincidencë apo diçka e qëllimtë kjo nuk dihet, por e vërteta është se vajzat e Presidentit Topi janë të lidhura me djem që vijnë nga familje shumë të pasura. Por ama që të dyja janë lidhur me djemtë në fjalë, kur babai i tyre nuk ishte bërë ende President, dhe vajzat ishin adoleshte, një moshë që vështirë të mendohesh dhe të bësh llogari kaq të holla. Në adoleshencë bie në dashuri dhe nuk pyet për arsyet dhe kështu mund të ketë ndodhur me Nadën dhe Etidën, të cilat sot janë përkatësisht 26 dhe 21 vjeçe.
Vajza e madhe e Presidentit Topi, Nada, këtë fillim viti zyrtarizoi fejesën e saj, ndërkohë që edhe Etida ka zyrtarizuar lidhjen e saj te të dy familjet. Sot vajza e madhe e Presidentit punon në një bankë, ndërkohë që e vogla është ende në shkollë. Për dhëndurët, nga ana tjetër, mund të imagjinohet se mbas mbarimit të shkollës mund t’i dedikoheshin drejtimit të punëve në bizneset e shumta të familjeve të tyre. I fejuari i Nadës mund të ishte duke drejtuar punët tek “Wolksvagen Albania” ose te ndonjë firmë ndërtimi, ndërkohë që djali tjetër mund të ishte në krye të punëve te ndonjë nga bizneset e babait të tij, Luan Bregasit, i cili është edhe president i “Biznes Albania”. Por çuditërisht nuk ka ndodhur kështu. Që të dy kanë bërë zgjedhje të tjera, por të njëjta me njëri-tjetrin. Gati një vit më parë, djali i Luan Bregasit i kërkoi të atit që të merrej me menaxhimin e një bari dhe ai ia plotësoi dëshirën duke zgjedhur “Vilën 31” në zonën e Bllokut, një lokal mjaft luksoz, për të cilin thuhet se janë investuar shumë para. Madje, ai është dhe lokali që preferohet të frekuentohet nga Presidenti Topi, gjithashtu edhe nga vetë Luan Bregasi, djali i të cilit menaxhon gjithçka deri në detaje. Ndërkohë, rreth dy muaj më parë, edhe i fejuari i Nadës, djali i Papulit, vendosi të menaxhojë një bar, “Diesel hall”, diku në zonën e Televizionit Shqiptar, së bashku me një mikun e tij. Lokali u bë menjëherë i famshëm, sepse luksi i tij është mbresëlënës. Menjëherë ai u preferua për festat e rëndësishme, sidomos nga ambasada të ndryshme, ndërkohë që rreth një javë më parë është bërë klub, dhe në orët e natës frkeuentohet shumë nga të rinjtë.
Mbase rasti i dy dhëndurëve të Presidentit është një shembull i mirë për fëmijët e njerëzve të kamur në Shqipëri, të cilët edhe pse të rritur, në disa raste nuk bëjnë asnjë punë, falë parave që u siguron familja. Madje, nga fotot që ne kemi, por edhe nga dëshmitë e miqve të të dyja çifteve, ata edhe pse punojnë, e shijojnë jetën në maksimum,s së bashku me dy shoqet që kanë zgjedhur.”
Me siguri do te kete ftuar edhe Sinan Tafilin si komshi qe e ka ose do ta kete ne Dajt.Mir Ti ore Bamir qe ke pronat nga gjyshi po Sala nga gjyshi thua ti kete?Vajza te te trashegohet e terheqte motren per hunde!
Wau lajme interesante!!!!!!!!!