Pas vdekjes së Kristo Frashërit, gazetarja Rudina Xhunga i dedikoi një shkrim ikjes së historianit. Në shkrimin me titull “Umberto Eco dhe Kristo Frashëri ynë”, Xhunga përshkruan tronditjen që pësoi kur mori vesh lajmin e hidhur. Ndërsa tregon për shtëpinë e profesorit ajo flet për “jastëkë të vjetër”, “tavolinë me mushama të grisur” dhe një “dhomë që mbante era gjellë”.
“Kur shkova te ajo derë ku shkruante Kristo Frashëri, me germa të dala kohe dhe boje, trokita dhe plasa në vaj. Doja të hyja edhe njëherë në atë dhomë gjithë libra dhe fotografi, të ulesha te ajo karrige që lëvizte, me jastëkë të vjetër, të vija bërrylat mbi tavolinën me mushama të grisur, mbushur plot dosje historie dhe ilaçe, që profesori nuk i ndante.
Doja të hyja edhe njëherë në atë dhomë me erë gjelle dhe zhurmë aparati oksigjeni, të shikoja profesorin e kthyer me kurriz, që thoshte dy herë, kush je, kush je?”
Por me dhimbjen e saj të papërmbajtshme në derën e shtëpisë së Kristo Frashërit, gazetarja duket se ka shqetësuar fëmijët dhe të afërmit e të ndjerit. Ja si e përshkruan të njëjtin moment vajza e Kristo Frashërit, Prof. Dr Zana Frashëri – Lito.
“Në shkrimin e zonës Xhunga thuhet se me të dëgjuar njoftimin zyrtar të vdekjes së babait, ajo nxitoi menjëherë të shkonte në shtëpinë e profesorit dhe duke trokitur disa herë kërkonte të hynte brenda. Madje siç shkruan ajo, “plasa në vaj jashtë dere” , në pamundësi për të hyrë brenda.
Dua t’i them zonjës në fjalë: a nuk e di një zonjë e nderuar, se kur ndodh një vdekje në një shtëpi, familja ka nevojë për kohë private për të përballuar dhimbjen e humbjes dhe situatën komplekse? Si mund të pretendojë zonja që familja e xhenazes ta lejojë të hyjë brenda në një moment të tillë një gazetare? A nuk është kjo një shenjë mosrespekti? Megjithatë ajo insistoi me këmbëngulje të hynte brenda në shtëpi, madje duke bërë edhe komente dhe piskama jo të hijshme, në një kohë kur lajmërimi zyrtar për homazhe dhe pritje familjare është shpallur publikisht.
Ku është respekti dhe edukata qytetare? Ku është mbështetja morale ndaj dhimbjes humane? Ku është tradita e lashtë shqiptare e respektimit të të ndjerit dhe ndjenjave të familjarëve? A mos vallë mendojmë se të qenit gazetar na jep vizën të ndërhyjmë në momentet më private mortore të familjeve? Me keqardhje them, se ajo nuk e tregoi as konsideratën dhe as respektin ndaj profesorit, mikut të saj, të shfaqej në Altarin e Shkencës Shqiptare, Akademinë e Shkencave , e cila ishte dhe shtëpia e dytë e profesorit, atje ku deshi atdheu i tij dhe shqiptarët tejembanë ta nderonin.
Ajo nuk u shfaq as në ceremoninë funerale, madje as në ditët e pritjes së vizitave që fëmijët e tij kishin organizuar. Me sa duket, ajo donte të hynte me çdo kusht brenda shtëpisë së tij dhe nuk i interesonte fare protokolli i nderimeve dhe i vizitave ngushëlluese ndaj profesorit. Më duhet të shtroj një pyetje retorike këtu, që të kuptoj edhe unë ç’po ndodh: mos vallë kemi ndryshuar definicionin e termit “respekt ndaj të vdekurit dhe familjes”?
Replika mes vajzës së profesor Kristo Frashërit dhe Rudina Xhungës nuk mbyllet këtu. Në shkrim, gazetarja sulmon Drejtorin e Institutit të Historisë, Beqir Meta kur tregon një bisedë me profesorin, i cili sipas saj, i ishte ankuar se nuk i jepnin material nga ky institucion. Xhunga rrëfen se Kristo Frashëri i ishte ankuar në këtë mënyë:
“Sa do të doja, të hyja në atë derë dhe ta pyesja, si atë ditë, kur u nxeh me mua: Profesor, si ia bën për të lexuar materialet?
Si ia bëj për t’i gjetur thuaj, nuk më japin, nuk më japin, duhet të paguaj çdo fotokopje. E di sa më shkon t’i fotokopjoj të gjitha? Ku t’i gjej lekët? Nuk më lënë të marr materiale në Institut. Kush nuk të lë, -i thashë. Drejtori, Beqir Meta, kush, tjetër. Pse Beqiri, është akoma drejtor, e pyeta, e habitur, që kishin ndryshuar pushtetet, por jo pushteti i Beqirit, që kur ishte Berisha, thoshte u çliruam në 28, sa vinte Rama, e ndërronte në 29. Ku jeton, ti moj vajzë, – u nxeh Kristo, kur i thashë, jo s’ka mundësi, të jetë ende drejtor i Institutit të Historisë, i njëjti Beqir”.
Këtë rrefim, vajza e Kristo Frashërit e quan një keqpërdorim të emrit të babait të saj. Prof. Dr Zana Frashëri-Lito thotë se nuk është e hijshme që emri i babait të saj të përdoret për interesat politike.
“Ju lutem zonjë, mos luani me emrin e babait tonë. Nuk ju takon aspak të vini emra njerëzish apo personalitetesh në gojën e babait tonë kur ai nuk mund t’ju përgjigjet. Po ashtu nuk mund të bëni krahasimet tuaja duke shfrytëzuar emrin e Prof. Frashërit. Nuk është e hijshme të përdorni emrin e tij për çfarëdolloj interesash që ju mund të keni, qoftë gazetareske, profesionale apo politike. Për më tepër nëse pretendoni se jeni një nga miqtë e tij.
Po ashtu, do t’ju lutem të mos merrni përsipër të thoni, se çfarë do të kishte dashur dhe si do të kishte dashur të përcillej Prof. Frashëri, madje hamendësimet tuaja, nëse ai donte apo jo të përcillej nga politika e lartë. Thjesht ky është një angazhim që nuk ju takon juve aspak . Gazetaria, zonjë e nderuar nuk ju jep liri të pakufishme të lozni me gjërat e shenjta të një familjeje! Flisni apo shkruani çfarë të doni për pikëpamjet, mendimet tuaja, ju siguroj se nuk kam asnjë interes personal ti lexoj, por nuk ju lejoj në asnjë mënyrë të vini fjalët tuaja në gojën e babait tonë të nderuar”

muhabete grash…dhe pergjigjen e jep burri rudines..
Reagimi i vajzes se te ndjerit Kristo Frasheri eshte komplet jashte etikes qytetare dhe njerezore!
Ne veprimet dhe fjalet e gazetares Rudina Xhunga ,jo vetem nuk pashte asgje te pa hijshme,por ajo tregon ndaj historianit dhe NJERIUT TE MADH KRISTO FRASHERIT respekt te barabarte si per nje “BABA TE KOMBIT SHQIPTAR”!!
Jo moj vajza e profesorit!
Ai ishte babai i juaj,por jo historiani i juaj!
Ai ishte dhe do mbetet ENCIKLOPEDIA E HISTORISE SE KOMBIT SHQIPTAR i pa zevendesueshem ndoshta per dhjetra vjet me pas!!
Babai juaj i nderuar,intelektualisht NUK ISHTE PRONA E JUAJ,por e gjithe popullit!
Ne se ju do kembengulni se ai ishte vetem i juaji,do ta PERDHOSNI ate tani pas vdekjes!
Nuk e di kush u ka NXITUR te beni kete replike pa sens,por do ishte me mire te HESHTNIT per te respektuar kohen pas mortore te familjes!
I MADHI KRISTO FRASHERI NUK E MERITONTE KETE RREMUJE GRASH sic bete ju!
A nuk keni patur pune tjeter per te bere???
Fatkeqesi te quash kete Rudinen gazetare. Injoranca, provincializmi kuterbues, ne pamje dhe ne dije, mungesa e kultures personale, mungesa e profesionalizmit e bejne ate nje gazetare te rendomte. Nuk do ti kisha thene keto fjale, nese nuk do te ishte nje perceptim i gjate i sa me siper, ne kontaktet vizive me te e me shkrimet e saj.
Sado qe te perpiqet, ka nje doze te madhe, e pakta pa pjekurie, kur permend eren e gjelles, mushamane e grisur etj etj, duke mos menduar qe ne ate shtepi ku jetonte nje i moshuar, ka edhe njeqint halle e probleme, te shendetit, te sjelljes, te ekonomise etj, qe vetem familja i di.
Eshte versulur kjo Rudina te shikonte se si ishte shtepia ne momentin qe vdiq Kristua. E turpshme. Dhe pas kesaj, kjo qe na kishte kaq respekt per Profesorin, nuk u duk me. Mori me vete imazhin e nje nga momenteve me te veshtira per familjaret dhe u largua. E turpshme. Keqdashje.
Rudina Xhunga nuk dallohet as per ndjeshmeri (sensibilitet), as per finese ne komunikim. Me ka qelluar ne me shume se nje rast te ndjek ligjerime te saj ne prezantime librash dhe me ka habitur varferia leksikore dhe delikatesa ne komunikim. Natyrisht kjo ka te beje jo vetem me formimin kulturor por edhe me edukimin.
Rudina dhe i shoqi, dallohen per mos edukate qytetare.Per edukate province PO. Bravo z. Zana qe dhe minimumin e nje leksioni te edukates qytetare. Duhet te dime te gjithe qe ketij vendi i mungon tashme edukata minimale qytetare.
Me te perpjete e ke marre…Nuk e njoh personalisht kete Xhungen, por mbase harrojme se edhe Prof. Kristo ankohej se kishte mbetur vetem..(e bija te mos beje sikur eshte e prekur).Sa per shtepine me ere gjelle, asgje per tu shqetesuar..ashtu I kane thuajse te gjithe ne shqipetaret qe jetojme ne pallatet e vjetra(ka disa si puna e Rames dhe Berishes apo politikaneve dhe drogaxhinjve tjere, bile edhe si puna e kesaj Xhunges qe kane blere apartamente lluksoze e vila..Nejse, e verteta eshte se Prof. Frasheri ishte nje nga njerezit me te ndritur te Shqiperise dhe per proceduren e percjelljes(vec te tjerave) Shteti Shqipetar duhet ta kishte marre ne ngarkim…
Rudina ka rrefyer te verteten:
-Shtepia ku jetonte profesori i nderuar Kristo Frasheri ishte e pa DENJE per nje KOLOS te permasave si AI!
Per kete te kete TURP SHTETI SHQIPTAR ,por edhe familjaret e tij,duke filluar nga kjo vajza qe i ka djegur me shume e verteta qe tregoi Rudina se sa tangerlliku i saj!
Maloku e ka kthyer edhe gruan e tij( me rrenje Berati dhe Permeti ) ne MALOKE TE PLOTE DHE SHUME ZORDULLE !
respekti per prinderit eshte sa i sherben deri ne fund te jetes…
puna ,ofiqet i kane kthyer njereziit ne te huaj, perata qe ju dhane jeten,edukimin, emrin, e fisnikerine si njerez me vlera….mbase dh ketu dikkush lendohet,,,por eshte vone
lamtumira e ndrimit te jetes, nuk kthehet me.
as me kritika per rudinen, e cila vetem punen per ti rritur vlerat njerezve qe i kane patur dhe kjo kohe jua harroji, jo vetem me harrese,por edhe nga cmira e injorances
THUHET—–
Qe nga ‘ferra del trendafili’ por me kete vajzen e Profesor Frasherit si çdo gje tek ne verteton te kunderten qe ‘Nga trendafili del gjemb gomari’!
Gazetarja nu8k meret me babain e kesaj mender profesoreshe ne se eshte babasi i vertete apo jo por meret me: nje nga personaliotetet e shkences kultures e historise shqipetare e qe i ben nder jo vetm PROFESORIT por edhe informacionit e gazetarise!
Me kete shkrim qe nuk e kupton ‘vajza’ e Profesorit e tere alabakerija mesjetare Gazetarja nuk thote asgje me shume se ate qe mendon shumica e popullit shqipetar:’Ne kete vend lulet i hane gomaret’ dhe K.Frasheri si tere riòlindasit vdiq ne ‘mjerim’ ekonomik dhe sedera e semure e vajzes ska pse revoltohet kur shifrat e BUXHETIT TE BATHORES’ per 2016 jane_
-Per krye.arin e shtetit pa shtet 200 MILION per te vrare miza.
-Per KQZ 2oo MILION per te hequr tere vitin ‘leshin’
-Per Miomnistrine e integrimit ne Shishtufine 200 MILION
NDERSA PER TERE AKADEMINE E SHKENCAVE VETEM 90 MILION!??????
Gazetarja R.Xhunga është një injorante si puna jote o
Shoku Kolonja.
Gazatarja jote po na trondit thellesisht me gazetarinë e saj. Lere pastaj me lotet kur paska plasur ne vaj
E shkreta Rudine, na bëri të gjithëve te qajme me lot
me gjithë këto shkrime brilante qe shkruan. Nje komshiu jone akoma vazhdon te qaje edhe sot e kesaj dite
Menyra me e mire per te shmangur telashet qe vijne nga nje harbute injorante si Xhunga,eshte t`i mbyllesh deren.Kur qellon te intervistoje nje personalitet si Kristo Frasheri,kjo konvertohet ne “Bir per shpirt” dhe fillon te permbyse dysheket dhe tenxheret,;derdh lot krokodili dhe ulurin per :padrejtesite””qe i qenkeshin bere profesorit,duke aluduar per “padrejtesite”,qwe i jane bere kesaj .Une Edison Ypin,qe nne fakt eshte nje bej fisnik,por jeta e ka bere ca harbut,te them te drejten e vleresoj mjaft kur di te sillet me llumin e proletariatit,me kete Xhungen,me Rakipin e me te tjere fshatare qe kjo llumhani na i verviti ne koke,.
Gabimet jane per njerezit,por ky nuk eshte normal per gazetarine..cfare ka dashur Rudina te thote me ato qe shkroiper profesorin e madh shqiptar?Ai i dha historise sone aq vepra sa edhe Rudina nuk i ka vjetet.Te ngrihej te ajroste shtepine apo te hiqte ilacet nga tavolina se erdhi znj.Rudine?Te tjerat jane pa vlere,mediokritet.Ajo qe ben pershtypje eshte qe edhe ne te tjera intervista e shkrime Rudina po ben hapa mbrapa ne objektivitetin e gjykimit.Po derdh injorance e mllef.Shkaqet idi ajo dhe publiku.Gazetaria nuk mbahet me budallalleqe
Nje gazetare shterpë,si Rudina Xhunga as qe e ndjen
anen njerezore te çfardo ngjarje te rende apo te trishtueshme. Asaj i duhet emri i saj
Ne nje ngjarje si kjo Rudinka gjen rastin te sulmoje z.Baqir Meta. U ndruan pushtetet, pse nuk hiqet edhe B.Meta llogjikon kjo gazetare shterpë
Familja e te ndjerit K.Frasheri duhet ta hidhnin jashte prej zhelesh, kete zhele te gazetarise shqiptare
kam pershtypjen qe e bija e Kristo Frasherit eshte me shume e “lenduar” se Rudina ka shkruar per varferine qe mbizonteronte ne shtepine e te Nderuarit Profesor se me te tjerat, por me qe nuk kapet dot ne ate aspekt, kapet me ardhjen e Rudines ne shtepi.
dhe pyetja ime per te bijen e profesorit eshte:
Po si e late babane ne ate gjendje moj cupe? Nuk ju vejn turp? Se jam i sigurte qe shtepite tuaja i keni ne mos luksoze, normale, dhe pak ndihme babait nuk ju kushtonte t’ia jepnit.
Pra, mos u merr me Rudinen, por me ndergjejen tende.
Shpreh bindjen se cfare ka shkruar Rudina eshte peasqyre e nje casti ne komunikim direkt me profesorin e madh te Historise se Shqiperise. Nuk ka pse te ngelen te ofenduar familjaret.
Para shume viteve kam rastisur te ngushelloj familjen e nje prej mjekeve me te mire te qytetit, pse jo i shquar edhe midis mjekeve te Shqiperise. Por me ra ne sy thjeshtesia e ambjentit ku jetoi ky doktor. Ne dhomen e pritjes binin ne sy divanet e viteve 70-te, kontrabufeja e po ketyre viteve. Nje televizor i para 90. Shkurt thjeshtesia ishte ne madhesi konkuruese me kontributin e cmuar per jeten e njeriut, per shendetin njerezor. Kjo tregonte madheshtine e vepres se tij, te punes se tij.
Shqiptare si prof. Kristo Frasheri, dr.Thimi e shume te tjere jane te vecante, te dallueshem nga shumica e bashkepatrioteve te tyre: – i sherbejne me perkushtim kesaj shumice, detyres dhe misionit qe i kane vene vehtes, duke mos shpenzuar kohe dhe para per komoditete. Mendoj se nuk kishte vend per te reaguar ndaj pershtypjeve te gazetares. Reagimi per veprimet dhe mosveprimet e qellimshme te karikatures se Saliut, te vendosur ne krye dte Institutit te Historise qe me gjalljen ne pushtetin kryeministror te tij, me duket krejt pa vend. Znj.Zana ju lutem vleresojeni karikaturen qe kurre nuk e meritonte te ishte ne krye te Institutit, jepini hakun.
Respekt per Familjen Frasheri. Zonja Zana Frasheri ka analizuar me Mencuri,Edukate e Kulture nje sjedhje e qendrim Diletant te se perkedhelures Rudina Xhunga.Nuk eshte hera e pare qe Xhunga ben GABIME qe nuk jane larg fajit, por Vetekenaqesija nuk e le mesoje. Per fat te keq ky eshte niveli i Gazetarise ne Shqiperi qe perfaqesohet nga nje e ashtuquajtur “GAZETARE”,qe e thene ne gjuhen e Popullit e ka buzen me te Kuq dhe b….n me m….
Per cdo Shqiptar emri i Profesor FRASHERIT eshte i nderuar se Ai ishte jo vetem nje Historian i thelle e prodhimtar por edhe nje Patriot i Respektuar .
Reagimi i vajzes se te ndjerit Kristo Frasheri eshte komplet jashte etikes qytetare dhe njerezore!
Ne veprimet dhe fjalet e gazetares Rudina Xhunga ,jo vetem nuk pashte asgje te pa hijshme,por ajo tregon ndaj historianit dhe NJERIUT TE MADH KRISTO FRASHERIT respekt te barabarte si per nje “BABA TE KOMBIT SHQIPTAR”!!
Jo moj vajza e profesorit!
Ai ishte babai i juaj,por jo historiani i juaj!
Ai ishte dhe do mbetet ENCIKLOPEDIA E HISTORISE SE KOMBIT SHQIPTAR i pa zevendesueshem ndoshta per dhjetra vjet me pas!!
Babai juaj i nderuar,intelektualisht NUK ISHTE PRONA E JUAJ,por e gjithe popullit!
Ne se ju do kembengulni se ai ishte vetem i juaji,do ta PERDHOSNI ate tani pas vdekjes!
Nuk e di kush u ka NXITUR te beni kete replike pa sens,por do ishte me mire te HESHTNIT per te respektuar kohen pas mortore te familjes!
I MADHI KRISTO FRASHERI NUK E MERITONTE KETE RREMUJE GRASH sic bete ju!
A nuk keni patur pune tjeter per te bere???
Nese gazetarja ka hedhur ne shkrim te verteten.Nuk duhet te shqetesohet njeri.E verteta mbetet e vertete dhe kaq.
Po sikur gazetarja te pershkruante krejt te kunderten pa erera gjellesh,pa mushama te grisura,me nji estetike brilante bibloteka e te ndjerit etj etj E bija do ndihesh Oky.
Une kuptoj qe gazetarja kritikon pushtetin qe nuk kontribon dhe nuk vlerson njerezit e shkences po i len ne harres me shume indiferentizem.
Te gjithe e kane perjetuar vdekjen nder familjet e veta.Pritja behet ne cdo kohe nga cdo njeri me te marre vesht fatkeqesin mortore.Hapet dera e shtepise dhe priten e percillen njerez pa grafik.Njerez te cillet ngushllojne me shume rrespekt per ti dhene force e durim familjes se te ndjerit.
Keshtu e kuptoj se keshtu ekziston tradita ne keto fatkeqesi.
Nuk eshte aspak normale qe si gazetare te shkosh e para pa njoftuar ,kjo tregon nji mungese te theksuar kulture si Person , dhe akoma me shume ,te ilustrosh ambjentin e shtepise ,nji plaku qe ishte prane vdekjes ,sepse ,qellimi i vajtjes ne shtepine e Profesorit te Nderuar ,s’mundet na snji menyre te ishte ajo ! – Megjithate ,nganjiher reagime te ksaj natyre brutale ,kane edhe ate anen e vet pozitive , ku tregojn se cili eshte realiteti ne familjet shqiptare sot , se si nji baba i tille i nderuar nga pothuajse gjithe shqiptaret ,nuk merr kujdesin e duhur nga femijet e tij . Dhe ky eshte nji realitet i dhimbshem per te gjithe shoqerine Shqiptare sot ,sepse te gjithe ne kemi prinder te moshuar dhe nuk do ishte keq ,qe te reagohet nga ajo shoqeri e mediat ,e tregojne pak interes ,mbi nji teme te tille kaq te rendesishme per familjen shqiptare.
Kur Kukumjacka e Kuqe Rudina Xhunga intervistoi ne Vision Plus me nje muzike operete kriminelen Nexhmije Hoxha te gjithe enveristet ne DITA kercuen zgupthi nga brimat e miut dhe e ngriten ne qiell gazetaren e sojit te tyre me levdata dhe brohorritje dhe lanetosen te gjithe ata qe guxuan ta kritikojne kete interviste qe fyente barbarisht viktimat e Enverit dhe Nexhmijes ne nje kohe qe qeveria ka deklaruar deshiren e shqyptareve per t’ju bashkuar BE-se Antikomuniste.
mirpo:
tani kur Kukumjacka e Kuqe e Enverit Rudina Xhunga nuk i ka pelqyer me arrogancen e saj vajzes se Kalemxhiut te Kuq te Enverit Kristo Frasheri (ndjese paste) qe me sajimet e tij historike e shtremberoi kaq shume historine e Vatanit saqe tani shqyptaret nuk e dine akoma se nga i vjen e keqja qe i i ka kapluar dhe jane shastisur fare nga qe nuk dine si te pergjigjen:
A ESHTE ENVER HOXHA NJE HERO KOMBETAR APO NJE ANTIKRISHT VRASTAR POR EDHE KUSAR I PASURISE SONE KOMBETARE?
prandaj:
ketu duhet te nderhyje Edi Rama dhe Rilindja Socialiste qe te mos duket ne syte e Botes si Mesalla me dy Faqe, por edhe para BE-se qe i ka kerkuar ndihma dhe antarsim pavonese dhe njekohesisht te qetesoje militantet enveriste qe po i hane koken njeri-tjetrit per palo gje.
Po si mund te pretendohet kaq shume nga Rudina , nuk e kuptoj . Ka nje formim nen mesatar qe e dallon sa hap gojen. Kembengulja me te cilen ka kerkuar famen dhe vleresimi qesharak qe ka per veten nuk e kane lene as te mesoje.Sikur e shoh cfare ka bere kur ka shkuar te shtepia e Profesorit. Medemek e do kjo me shume se familjaret ose po aq sa ta e ja ka plasur te qarit me psikama teatrale . Eshte kaq budallaqe e gjora.
Historiani Kristo Frasheri ishte mbi kete lloj niveli qe ka kjo teme. Per ata qe e njohin historine dhe per ata qe e njohin vepren shkencore qe ai la pas eshte e qarte se lidhja e tij me kete nivel diskutimi eshte zero.
Une kam ketu ne biblioteken time te vjeter,me libra te grisur,nje album te kuq te rilindjes kombetare me autor Kristo Frasherin,.Eshte nje veper prej pionieri ne kete fushe,botuar me rastin e 50 vjetorit te shpalljes se pavaresise.Sikur vetem kete album te kishte botuar gjithe jeten,vetem nga ribotimi i fotografive dhe dokumentave per keto 50 vjet,me te drejten e autorit do te duhej te jetonte me nje shpure sherbetoresh vitet e pleqerise,si pleqte e malokeve,qe shesin droge,si pleqte e gjin gjonave te drejtesise,si pleqte e ndertuesve te trojeve te grabitur,si pleqte e fituesve te tenderave te spitaleve,Por ne Shqiperi nuk njihet pronesia intelektuale,nuk cmohet me LEKE kontributi intelektual.Prandaj varferia e historianit te madh nuk eshte turp,si mundohet te na e shese Rudina Xhunga.Kur kryeministri i sotem i fali nje kafeneje me 4 karrike ne nje Uznove te Beratit,tenderin e hemodializes me vlere 130 miljon Euro,perse kjo Rudina nuk protestoi para ministrise ta merrte kete tender profesor Kristo Frasheri,qe nuk ka para te paguaje fotokopjet e arkives?Dro e bente edhe ai,perderisa e ben nje tavoline me 4 karrike ne Uznove te Beratit?Kur nnga qielli i pasur i Shqiperise derdhen si kokrra bresheri 130 miljarde leke,pse te mos pikoje nje e njemijta pjese ne koke te personaliteteve te shkences dhe kultures,por vetem tek maloket e Uznoves se Beratit dhe ne koke te malokeve te Vucidolit? Pak kohe me pare Bashkia e Tiranes ndau me drejtesi ca banesa sociale per te pastrehet.Midis romeve,egjiptjaneve,kanace-mbledhesve dhe lypesbve te Tiranes ishte edhe legjenda e kenges Tonin Tershana,aty qendronte i pervuajtur ,i perunjur me celesa ne dore sikur po i falnin gjirin e Lalezit,15 kateshin me koncession,teatrin e operes dhe baletit me qera per 99 vjet,mbledhjen e tatim-doganave,eskluzivitetin e pullave fiskale..I tronditur nga lumturia,hapi deren,hyri brenda dhe ,,vdiq.99% e figurave te shkences dhe artit sot jetojne me divanet uniforme te kombinatit drurit.Emrat e tyre nuk ke per t`i gjetur ne peticionet me 999 intelektuale te Sali Berishes per keto 25 vjet.Nuk i keni harruar peticionet qe fillonin me emrat e Teodor Lacos dhe Avni Mules.Ne ato peticione nuk do te gjeni emrat e Kristo Frasherit dhe Tonin Tershanes.Kjo Rudina qe leshon klithma akuzatore ne drejtim te familjes se Historianit,le te mesoje kuptimin e fjales DINJITET e mos na luaje thiatro me tenxhere e tepsia.Kavajsit ne ceremonite mortore pajtojshin llahinga(copanka) per te vene kujen.Prej kendej ka mbetur shprehja:-Te qafte muma me llahinga! Kush e pajtoi rudina xhungen si llahinge!
Momenti i gazetares per te hyre ne shtepine e te ndjerit eshte jo vetem i papaershtatshem por dhe jashte zakonit shqiptar kur kemi te ndjerin brenda ,pra pa u kryer formalitetet perkatese ,,varrimi ,e ditet perkujtuese ,,3 ditet apo nje javeshin sipas fese familjare !! Per mua gazetarja eshte treguar e nxituar e aspak e zgjuar !! Ndjesiste e saj per kushtet e aromat qe vinin nga apartamenti i te ndjerit le t”i tregonte ne nje kohe te ardheshme ,kur te vinte tema per jeten e historijanit te ndjere !! Per mua nje historjan qe do te mbetej i madh sikur te largohej pergjithmone nga bindjet politike !!!
Rudina nuk eshte aq mediokre sa pershkruhet, dhe nuk ben mire kushdo qe merr per siper te gjykonje rreth nje problemi apo ngjarjeje te cfardo rrethane, te shfrytezoj
rastin per te share e ofenduar.Problemi ne fjale ,me shume se nje ngjarje socoale, eshte me teper mes RUDINES dhe ZANES, dhe nqs, e para diku ka gabuar, ia ka marre “hakun” e dyta, dhe ketu mbyllet……….kaq.