Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Vajza e Kryeministrit, 200 milionë të ardhura në vit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajm i fundit cicerr > Vajza e Kryeministrit, 200 milionë të ardhura në vit
Lajm i fundit cicerrPolitike

Vajza e Kryeministrit, 200 milionë të ardhura në vit

anazapta
Published December 16, 2012
Share
SHARE

Deputeti socialist Taulant Balla ka vijuar të sjellë fakte lidhur me pasuritë e familjes së kryeministrit Sali Berisha. Duke folur tashmë për vajzën e kreut të qeverisë, deputeti deklaroi se Argita Berisha-Malltezi, si mësuesja më e paguar në Evropë, me 12 milionë lekë në muaj, në fakt ka edhe pasuri të tjera.

Sipas tij, një shumë tjetër mjaft e madhe sigurohet edhe nga qiratë dhe pronat e paluajtshme që ajo disponon në të gjithë Tiranën e madje edhe më tej. Në deklarimin e Argita Malltezit rezulton se ajo përfiton 42 milionë lekë në vit nga qeratë marramendëse.

“Janë tre apartamente super luksoze në Tiranë, në rrugën “Mustafa Matohit”, aty ku jeton edhe babagjyshi Kryeministër; në rrugën “Lidhja e Prizrenit”; dhe tek “European Trade Center” (ETC), të cilat janë prona të zonjës Berisha dhe që ajo thotë se i ka dhënë me qira”, u shpreh Balla. Qiratë e deklaruara nga vajza e Kryeministrit janë: 900 euro në muaj, 1170 euro në muaj dhe 1450 euro në muaj. Vetëm për apartamentin në rrugën “Mustafa Matohiti”, rezulton se Argita Malltezi ka shpenzuar plot 378 milionë lekë për ta blerë. Bëhet fjalë për një “shtim në sipërfaqen e apartamentit” siç deklarohet nga vetë ajo, prej 121 metrash katrorë, vijuar nga blerja e një tjetër apartamenti tjetër në po atë kat, me një sipërfaqe prej 195 metrash katrorë, në total 316 metra katrorë apartament. Rezulton se në pronat e paluajtshme përfshihet edhe një vilë qindra metra katrorë në Gjirin e Lalëzit.

“Pas gjithë këtyre 200 milionë lekëve të ardhura, në deklaratën e vitit të shkuar shtohen edhe nja 8 mijë euro, para xhepi, “pagesa të prapambetura nga aktiviteti tregtar”, që sipas vetë kësaj zonje e kishte ndërprerë dy vite më parë, për t’iu përkushtuar mësimdhënies. Thënë më qartë vajza e kryeministrit të vendit fiton plot 17.5 milionë Lekë në muaj, pra më shumë se 210 milionë lekë në vit, një pagë kjo e krahasueshme me pagat e Presidentëve, zëvendëspresidentëve apo Kryeministrave të vendeve të zhvilluara”, vijoi deputeti socialist.

Ndërsa në Shqipëri nëse je një mësues i zakonshëm të duhet të shtrëngohesh e të racionohesh për të arritur fundin e muajit, “nëse je vajza e Kryeministrit edhe mësuese bëhesh milionere”.

“Duhet të sqaroj se këto 210 milionë lekë janë vetëm ato që janë deklaruar si fitime në një vit të vetëm. Në ditët në vijim ne do të vazhdojmë zbardhjen e këtyre padrejtësive që po pasuron një familje biologjike e politike në kurriz të të gjitha familjeve të këtij vendi”, deklaroi deputeti Taulant Balla, i cili shpesh pas deklaratave të tilla është kërcënuar nga familja kryeministrore edhe me procese gjyqësore.

anazapta December 16, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • ariu says:
    December 17, 2012 at 8:19 pm

    hallall se popullit ja ka mar sika djerse

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?