Vajza e kryeministrit Berisha ka reaguar sërish sot ndaj akuzave të Partisë Socialiste në lidhje me pasurinë e saj.
Në një deklararatë për mediat, Argita Malltezi thekson se kryesocialisti Rama i kapur nga paniku për të fshehur pasuritë e tij, dhe nën moton shpif shpif se diçka mbetet, ka vënë në përdorim gjithë arsenalin e tij mediatik për të hedhur baltë në vend që të sqarojë kapjen e tij nga interesat e milionave, të padeklaruar prej tij dhe bashkëshortes së tij Linda Basha.
Sipas saj ndërsa, opinioni dhe ligji presin nga Rama sqarim për pasurinë e tij dhe të bashkëshortes së tij ai vijon me porcionin e përditshëm të shpifjeve dhe baltës paraelektorale.
“Sa për fijen e kashtës në të cilën jeni kapur, meqë standarti im i transparencës nuk është ai që përdorni ju, po sqaroj publikun se:
1. Biznesmeni në fjalë 6 vjet më parë më ka kontaktuar mua, dhe jo anasjelltas, dhe më ka kërkuar përshkrim ligjor dhe ndihmë në fazën fillestare të hartimit të projektit dhe studimeve të tjera që duheshin për këtë fazë.
2. Çdo veprim i zyres sime te avokatise ka qene teresisht privat dhe nuk ka patur te beje me ndertim pallati prej 5 katesh ne lulishten e sheshit te pallateve, me leje te firmosura nga ju ne konflikt te hapur interesi per bashkshorten tuaj
3.Per te gjitha veprimet e zyres sime te avokatise, zoteria ne fjale nuk ka paguar as dhe nje qindarke, ndonse ai ishte njohur paraprakish me transparence te plote me tarifat e zyres.
4.Zoti Rama tarifat e percaktuara dhe te njoftuara haptas klienteve ne nje vend te lire jane akt i plote transparence dhe ti me kete nuk mund te justifikosh burimin e fondit prej 1 milion euro te ndertimit te pallatit nga nje pensionist dhe nje i vetepunesuar i familjes se bashkeshortes suaj Linda Basha.
5. Së fundi, z Rama ju nuk mbuloni dot me tarifat e zyres sime te avokatise, te deklaruara paraprakisht klientit ne fjale sic e kerkon praktika e punes, me mos deklarimin e burimit te 100 milion lekeve kredi pa interes te bashkshortes juaj nderkohe qe ligji i deklarimit te pasurive te detyron qartazi per kete” përfundo deklarata e Argita Malltezit.
kjo jep mesime ne nje universitet privat dhe paguhet me shume se cdo pedagog ne bote