Si shumë shqiptarë, edhe ajo, një pjesë të mirë të eksperiencës dhe teknikave të zanatit e ka fituar jashtë vendit. Marjana Kroj sot është një masazhatore me përvojë dhe nga ato që i kanë duart e arta. Prej vitesh drejton një qendër, e cila ofron masazhe dhe trajtime për trupin e fytyrën.
Është e vështirë të nxjerrësh dikë nga dhomat ku mbizotëron aroma dehëse e qirinjve, drita e zbehtë dhe të bësh një bisedë për gazetën, por me Marjanën ia dolëm.
Si fillim na thotë se vitet e fundit ka vënë re një ndryshim në shoqërinë tonë: Janë shtuar shumë njerëzit që kujdesen për veten dhe trupin e tyre.
“Kultura e masazhit vitet e fundit është në rritje, kjo si pasojë e rritjes së mirëqenies, e cila ka bërë që kujdesi ndaj vetes të jetë shumë i rëndësishëm. Tashmë të bësh një masazh ose një trajtim trupi apo fytyre është bërë nevojë për çdo person”, tregon Marjana, duke na shprehur në të njëjtën kohë edhe pasigurinë nëse ky kujdes tregohet vetëm nga personat që jetojnë brenda vijës së verdhë të Tiranës apo shtrihet më tej se kaq…
Puna në hotelin e Berluskonit
E pyesim Marjanën për eksperiencën e parë dhe punën e parë në këtë fushë. Ajo kujton me nostalgji… Italinë. “Unë kam studiuar në Itali, aty kam marrë mësimet e para edhe si estetiste e masazhatore, ndaj, sigurisht, eksperiencat e mia të para kanë qenë në këtë vend. Gjatë 3 viteve të shkollës kam punuar në të njëjtën kohë edhe në qendër estetike. Më vonë u spostova në Milano, ku bëra një vit specializim dhe pata fatin të njoh dhe të punoj me presidenten e Spa Emotions në Milano, Elena Gentile, njëkohësisht zv. presidente e Estetikës në Itali. Bashkëpunimi disavjeçar me persona të kualifikuar më bëri të rritem profesionalisht në këtë sektor. Disa nga vendet ku kam punuar janë “Hotel Spa Miramonti” në Conge, Milano Marittimo, Rimini, Firenze, Hotel Spa Courmayeur etj”. Ky i fundit njihet si Hoteli i Berluskonit në Itali dhe u ndalëm për një çast. Për punën aty, Marjana rrëfen: “Eksperienca ime në Hotel Spa Courmayeur, hoteli i Berluskonit, ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme. Të punosh me persona VIP të jep një kënaqësi të veçantë. Aty vinin personazhe të njohur, që nga bota e televizionit, politikës, sportit dhe prisnin të relaksoheshin e të merrnin kënaqësi prej teje. Jam ndier e privilegjuar në atë kohë dhe mendoj se për mua ka qenë një eksperiencë e rëndësishme që më ka mësuar shumë. Kam parë të zhveshur njerëz që mbanin mbi supe kostume të rëndësishme të Italisë. Por unë bëja punën dhe ata gjithmonë më falënderonin. Kjo më jepte shumë kënaqësi”.
Puna në hotelet luksoze në vendin fqinj e bëri që të mendonte mundësinë e kthimit në Shqipëri dhe duart e saj të arta t’i përdorte për shqiptarët. “Pas një eksperience të gjatë në Itali si estetiste dhe drejtuese në SPA të ndryshme, më lindi dëshira të kthehesha në Shqipëri për të sjellë gjithë eksperiencën time duke hapur një qendër këtu. 5 vite më parë e dija që ky profesion nuk ishte shumë i përhapur në Shqipëri dhe këto lloj qendrash ende nuk kishin hyrë në vendin tonë. Erdha dhe fillova nga puna. Përveç aktivitetit të përditshëm në qendrën time, prej katër vitesh jap mësim në një shkollë profesionale private.
Pasion dhe energji
Por sa komode është për një femër të bëjë këtë punë? Për Marjanën është puna e përkryer. “Kjo që bëj është një punë shumë e bukur. Të kujdesesh për të tjerët, të dhurosh dashuri, pasion dhe mirëqenie është art dhe puna jonë është vërtet art. Unë gjithmonë bëj një krahasim duke thënë se mjeku kuron problemet fizike të pacientit, ne shërojmë anën shpirtërore. Ajo që është shumë e rëndësishme tek njeriu mbetet fakti se, në qoftë se ne ndihemi mirë shpirtërisht dhe emocionalisht, sigurisht do të jemi mirë edhe fizikisht”.
A mund të bëhet çdokush masazhator? “Masazhi është pasion dhe sigurisht aplikohet me duar duke përdorur teknika të ndryshe si limimi, fërkimi, vibrimi, goditjet dhe punimi i brumit. Janë teknika që mësohen, por ajo që është shumë e rëndësishme është pasioni dhe energjia. Në qoftë se nuk ka pasion dhe energji, nuk mund të bësh një masazh të mirëfilltë. Kjo bën diferencën, ndaj jo çdokush mund të bëhet masazhator”.
Megjithëse duket si shërbim luksi, pasi mendojmë se jo çdokush mund të shkojë e të trajtohet në këto qendra, Marjana ka një tjetër mendim për këtë pjesë: “Duke pasur parasysh që është një shërbim që ka kosto në pikëpamje të parë duket një shërbim luksi, por nga ana tjetër, duke pasur parasysh të gjitha efektet kurative dhe estetike që kanë masazhet, do të thoja se janë nevojë dhe domosdoshmëri për trupin e njeriut. Por përsëri qëndron kjo që thoni ju, klientët tanë janë të shtresës së mesme dhe të lartë”.
****
Intervistë/ Që nga masazhet sportive e deri tek ata me gurë vullkanikë, cilat janë sekretet e kësaj terapie të lashtë
Meshkujt duan masazhe, femrat trajtime estetike
Në këtë pjesë të bisedës do të ndalemi më konkretisht tek efektet e masazheve dhe llojet e tyre. Marjana Kroj na shpjegon disa prej tyre dhe efektet kurative që ato kanë.

Marjana, më konkretisht, cilat janë efektet e masazheve?
Sigurisht, efektet e masazhit janë jo vetëm relaksuese, por edhe kurative. Me anë të një masazhi, ne stimulojmë qarkullimin e gjakut, që është shumë i rëndësishëm në organizmin e njeriut. Shumë shpesh na ndodh të kemi dhimbje koke dhe me një masazh ne mund ta largojmë atë, ky si rezultat i stimulimit të qarkullimit të gjakut që shkon dhe furnizon trurin dhe bën lehtësimin e dhimbjes së kokës. Masazhi ndihmon në relaksimin e sistemit nervor, muskular, limfatik etj.
Po grupmoshat që frekuentojnë këto qendra?
Zakonisht grupmoshat që vijnë për t’u kujdesur për trupin janë mbi 25 vjeç. Kjo për arsye se mbi këtë moshë fillojmë të impenjohemi më shumë, qoftë në impenjime pune apo dhe familjare dhe kjo çon në lodhje fizike dhe mendore. Si pasojë, trupi ka nevojë për më shumë përkujdesje. Tjetër element që hasim në ditët e sotme është stresi, i cili është armik për trupin dhe shëndetin tonë, prandaj shumë persona kërkojnë shërbime të tilla si masazhi, që i ndihmon për largimin e stresit dhe lodhjes.
Masazhi kërkohet më shumë nga meshkujt, kjo nuk do të thotë që femrat nuk i duan. Përkundrazi, femrat janë më shumë të kujdesshme për sa i përket bukurisë së jashtme, ku primare janë trajtimet specifike të fytyrës, trupit, këmbëve etj. Pra, femrat, relaksin e shohin me syrin e të bukurës. Masazhet kurative janë për personat që kanë probleme me cervikalen, dhimbje muskujsh, edema të gjymtyrëve, etj. Masazhet estetike janë zakonisht masazhet relaksuese, që ndihmojnë në largimin e stresit dhe relaksimin e klientit.
Sa lloj masazhesh kemi?
Llojet e masazheve janë të ndryshme. Ato ndahen sipas funksionit që kanë. Masazh relaksues: Ndihmon për të liruar nga stresi dhe lodhja dhe na bën të ndihemi më të përkëdhelur dhe të çliruar. Zonat në të cilat stresi akumulohet mund të jenë shumë: koka, qafa, krahët, shpatullat, këmbët. Falë një masazhi të tillë rritet fleksibiliteti i trupit, përmirësohet qarkullimi i gjakut, stimulohet fluksi i energjisë si dhe kontribuon për krijimin e një ndjesie vitaliteti intensiv.
Masazhi sportiv: konsiderohet pjesë e stërvitjes së çdo atleti. Në mënyrë të veçantë trajtohen këmbët, sepse gjymtyrët e poshtme janë në punë gjatë gjithë ditës dhe nëse nuk arrihet të ekuilibrohen mirë forcat, rrezikohet akumulimi i tensionit në këta muskuj.
Masazhi anticelulit: zbut lëkurën dhe mund të çojë në reduktim të celulitit. Kjo e fundit varet nga një mosfunksionim i mirë i metabolizmit që shkakton fryrje, d.m.th. një grumbullim dhjami sidomos në pjesën e kofshëve. Me anë të masazhit ndërhyhet në enët limfatike duke bërë të mundur daljen e limfës, e cila për motive të ndryshme është grumbulluar midis lëkurës dhe muskujve.
Masazhi me gurë vullkanikë është një lloj masazhi i veçantë, që bazohet në përdorimin e gurëve vullkanikë të ngrohtë dhe të ftohtë, të cilët kanë efekte pozitive në kontakt me trupin, duke bërë të mundur shkarkimin e energjive negative të personit dhe riaktivizimin e të gjithë metabolizmit.
Masazhi indian ose ayrvediko është një masazh relaksues dhe emocional i trupit, ku aplikohet vaj i ngrohtë 40-45 gradë në të gjithë trupin, shoqëruar me vajra esenciale, atmosferë të ngrohtë me muzikë relaksuese dhe në një ambient të qetë, ku mund të relaksoheni. Në të njëjtën kohë, aromat e vajrave esencialë kanë ndikim të fuqishëm në emocionet e trupit dhe nga efektet dhe përbërja e tyre kimike, kanë ndikim në organet e caktuara, indet, sistemin hormonal dhe sistemin nervor.
***
Sekretet e trupit
Masazhi që nga kohët e lashta njihet dhe është pranuar si një nga metodat për parandalimin, trajtimin dhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Masazhi në të njëjtën kohë vë në funksion mendjen, emocionet, trupin dhe shpirtin e njeriut. Masazhi është një faktor i rëndësishëm në kulturën shëndetësore të jetesës. Me veprim efektiv si një masë parandaluese për të ruajtur shëndetin dhe vitalitetin, sepse kur një masazhist rregullisht “skanon” trupin tuaj, mund të dallojë ndryshimin më të vogël në çrregullimin e balancit normal të organizimit, në këtë mënyrë nxit vëmendjen tuaj ndaj trupit. Masazhi stimulon fijet nervore, liron tensionin, largon stresin si dhe është një mjet i shkëlqyer në luftën kundër dhimbjes së kokës dhe pagjumësisë. Gjithashtu, masazhi ushqen dhe rrit elasticitetin e lëkurës, duke e bërë të butë dhe të ndritshme.
Masazhi nxit dhe rregullon qarkullimin e gjakut, qarkullimin e limfës në enët limfatike,duke ia kthyer trupit vitalitetin dhe energjinë në mënyrë të përsosur dhe natyrale. Me anë të masazhit mund të lirohet stresi ditor, që ndikon në paraqitjen e sëmundjeve kronike ose depresionit, sepse eliminohen mbeturina nga trupi, apo e thënë ndryshe, materie të dëmshme që duhet domosdo të largohen nga trupi. Pra, e themi me plot bindje që masazhi forcon imunitetin e trupit…
!!!
@@@@ Shkrimin e kini bërë të bukur Entela, por a e dini si është puna? Unë dhe xha Selmani e kemi shumë qejf masazhin për të gjitha ato arsye që numëroni, megjithatë do t’ju themi një gjë : s’është për femra kjo punë!? Duhet të jesh një çikë tralala t’i hysh këtij profesioni ! Nderime!
Ç’ke me mua ti pëllumb djali ? Unë e kam qejf masazhin me çupa. Plaka ime ka marë fund dhe s’ka takat për masazh! Mirë e ke o Entela? Të fala e shëndet mbesë!
Je ca kodosh ti xha Selman ! Vetëm me javash se ja u mer politikanëve.
Entela Resuli gazetare e të veçantës, të rrallës,finesës,elokuencës së stilit. Respekt!
Mendoj si ju Furtuna! Gazetare e shkëlqyer.
Berluskoni eshte per vete masazhator…Megjithate ky profesion eshte pak ambiguo dhe i paragjykuar, shto ketu rubriken e reklamave ne faqet e fundit te gazetave, duke filluar nga Corriere della Sera: ” AAA ofrohet masazhiere bukuroshe dhe me trup skulpture per madazhe te paharrueshme”.Ky eshte nje prej 1000 mesazheve te tllla stereotip, te cilat edhe xha Selmani siper i keqkupton. Por ne fakt ka shume masazhiere qe thjesht bejne punen e tyre. Mesatarisht 20 minuta kushtojne 50 euro per masazh trupi, nuk besoj se xha Selmani me 120 mije leke pension ta shijoje nje masazh ne jave.
Po ti zotnia “gjerman i fundit” ku e bën masazhin? Ha ha ha…i mer të keqen xha Selmanit se ai të kapi rob. Apo e harrove masazhin e parë që ta bëri me belçik! Tung!
Gjermanit të fundit masazhin ja bën ballist Nastradini dhe marki uki ! Këta dy e kanë kruajtur dhe masazhuar gjithnjë prapanicën gjermane.
E vërtetë është ajo që thotë sipërkomentuesi. Nastradinin dhe mark ujkun i kam parë dhe unë duke masazhuar pederastët gjermanë. Kam dhe dëshmi filmike. U trajnuan në Gjermani qysh në kohën e zogjit të parë dhe në fillim e bënin me ushtarët italianë për tu praktikuar. Më pas praktikë me pulat… Kush do prova, i kam.
Do t’baj reklamë te Tom Doshi për me i përdor nastradinin dhe markin për masazhin e pulave. Falemners për lajmin.