Vajza e ministrit Naço bëhet nuse

Dita

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço këtë të diel (sot) marton vajzën e tij Betina. Ky është gëzimi i tij i parë në jetë.

“Dita” ka mësuar se ditën e enjte, familja Naço ka organizuar një pritje pranë restorant “Xibraku” ku të ftuar kanë qenë vetëm kolegët dhe stafi i punës i ministrit (ftesa në foto).

Ndërsa sot është menduar një tjetër organizim i përbashkët me familjarët e dhëndrit dhe të nuses.

Betina 22 vjeçare ka studiuar pranë Universitetit të New Yorkut në Tiranë, ndërsa dhëndri quhet Klaudio Risto dhe ka studiuar në Universitetin e Durrësit.

Çifti Naço (Theodhora dhe Nasip) kanë dy fëmijë, Betinën dhe Frankon.

Ky i fundit është i fejuar me vajzën e Edmond Haxhinastos, aktualisht ministër i Transporteve. Urime çiftit, me trashëgime!

ftesa e dasmes

goca e nasipit goce nacos me burrin e vet Betina Naco me kunaten, Eliza Haxhinasto- Ekskluzive

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *