Vajza e presidentit…

Elton Tafaruci

Presidenti i Angolës, Jose Eduardo dos Santos ka caktuar vajzën e tij si drejtuesen e kompanisë shtetërore të naftës, Sonangol.

Sipas BBC, Isabel dos Santos, e vlerësuar nga Forbes si gruaja më e pasur në Afrikë me një pasuri prej 3.3 miliardë dollarë, e merr detyrën pasi i gjithë bordi u shkarkua nga babai i saj në prill.

Angola dhe Nigeria janë prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Afrikë.

Dos Santos është në pushtet prej vitit 1979.

Kritikët e akuzojnë si autokrat.

Ai është lideri i dytë në Afrikë me më shumë kohë në pushtet.

Vendi afrikan është i pasur edhe me diamante, të cilat kanë provokuar edhe një konflikt civil 27-vjeçar në vend.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *