Në intervistën e së dielës në “Dita” kemi folur me Fiori Dardhën, prezantuesen e re të “Fiks Fare”. E kemi njohur si një nga gazetarët ngacmuese vite më parë, na rikthehet në të njëjtin rol, por sigurisht më potente, aq sa sot nuk ka asnjë dyshim që ajo e bënë më së miri këtë atë punë që iu besua nga Filip Çakuli një ditë të diele. Pas një shkëputje të gjatë nga ekrani, Dardha vjen pas një eksperiencë profesionale jashtë medies dhe si… nënë e një djali të vogël. Në këtë intervistë thuhen të gjitha dhe troç, sepse flet Fiori.
Dita e parë në “Fiks Fare” si ishte dhe çfarë reagimesh morët?
Ishte aq intensive për nga emocionet, saqë jam e bindur që nuk kam për ta harruar kurrë! Ishte shumë intensive, sepse gjithçka ndodhi brenda 24 orë. Denisa Haxhiaj, zv/drejtorja e “Fiks Fare”, më kërkoi të bëja një provë. Prova u bë të dielën dhe të hënën dola në transmetim, sepse, sipas intuitës, nuhatjes dhe arsyes së drejtorit të “Fiks Fare”, Filip Çakuli, unë isha ajo e duhura.
Si ndiheni si zëvendësuese e Saimirit?
Ma bëre këtë pyetjen sikur Saimiri të kishte marrë lejen e lindjes dhe unë po e zëvendësoj deri sa të kalojë lehoninë (qesh). Tek “Fiks Fare” nuk punohet me zëvendësim, por me partneritet.
Ju e njihnit z. Çakuli më parë?
Nuk kisha asnjë njohje me Filipin. E njihja vetëm nga ekrani. Hera e parë që e kam takuar ishte ditën kur bëra audicionin.
Me ardhjen tuaj në “Fiks Fare”, mund të themi se edhe ju përfaqëson një pjesë të femrave aty? Shumë drejtoresha femra kanë marrë poste drejtuese…
Jo, më vjen keq, nuk mund ta thoni (qesh). Nuk u përkas atyre që besojnë tek lëvizjet feministe. Në fund të fundit, të mos gënjejmë veten. Edhe mua, edhe drejtoreshat e reja të administratës na kanë zgjedhur 2 burra. Njëri quhet Filip, tjetri quhet Edi (qesh).
Jeni parë vazhdimisht si një demokrate e flaktë, jeni vërtetë e tillë?
Kush më ka parë si një demokrate? Dhe mbi të gjitha, kush më ka parë në flakë?(qesh) Hë mi, tregoji shokët, se do të kesh lehtësira! Unë jam e bindur se shumica e shqiptarëve janë demokratë si unë. Unë vdes për lirinë e fjalës. Më mirë të më lënë pa bukë, sesa pa Facebook. (qesh) Facebook-u është tesera e vetme që kam.
Domethënë jeni në vendin e duhur me Fiksin, në opozitë?
Domethënë, unë dhe “Fiks Fare” kemi të përbashkët shumë të madhe dashurinë për lirinë e fjalës. Nuk pyesim shumë se kush është në pushtet.
Çfarë mendon se nuk shkon në opozitën e sotme?
Më jep edhe dy faqe të tjera hapësirë në gazetë dhe unë do t’i mbush me “çfarë nuk shkon me opozitën e sotme”.
Po me pozitën?
Ah, për këtë më duhet vetëm një faqe, se dy muaj kanë që kanë nisur punë (qesh).
Nëse do t’i jepnit një këshillë sot Sali Berishës, cila do të ishte ajo?
Unë nuk u jap këshilla më të mëdhenjve!
Po Lulzim Bashës?
Zotin Basha e këshillojmë nga ekrani.
Keni diçka për të thënë për Kryeministrin Rama?
Zoti Rama vishet shumë bukur. Më bukur se të gjithë!
Këtë javë “Fiks Fare” ka qenë në qendër të vëmendjes mbi investigimin në Korçë, janë të shumtë ata që kanë pyetur, pse Fiksi kundër Edi Ramës, ju ç’mund të thoni për këtë?
Kjo pyetje do të bënte sens, nëse “Big Brother” ose “E Diell” do të transmetonin materiale investigative. Në rastin tonë po flasim për “Fiks Fare”, emisionin që është krijuar për të nxjerrë në dritë padrejtësitë dhe shkelësit e ligjit. Zakonisht, përgjegjës për shkeljen e ligjit janë ata që janë në pushtet dhe këtë herë qëlloi që në pushtet të jetë Edi Rama. Besoj isha shumë e qartë në shpjegimin tim të thjeshtë.
A ishte video me studentët e Korçës një formë marketingu për “Fiks Fare” pas largimit të një prej drejtuesve?
Ne shqiptarët jemi të paparë për të shpikur teori konspirative. Nëse ndokush më provon që ekziston ndonjë lidhje mes largimit të Niko Peleshit nga Bashkia e Korçës, largimit të Saimirit nga Fiksi, shpalljes nga Presidenti të datës 3 nëntor për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në Korçë dhe asaj që xhiroi Fiksi në Korçë, atëherë unë jam gati t’ju kërkoj ndjesë. Ju lutem, më njoftoni, kur ta gjeni lidhjen!
Fiori, ke qenë në dy rolet, edhe pjesë e administratës edhe tani pjesë e një emisioni investigativ. Si ju duket kur denonconi një punonjës të korruptuar kur gjithë sistemi është thuajse i korruptuar?
Unë nuk kam qenë kurrë pjesë e administratës. Vitet e fundit kam punuar si zëdhënëse e zotit Sahit Dollapi, kur ai drejtoi Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, Ujësjellësin e Tiranës dhe për 9 muajt e fundit, CEZ Shpërndarje. Këto janë kompani shtetërore me vetë administrim dhe nuk janë pjesë e administratës publike, buxheti i të cilës miratohet në qeveri. Për sa i përket denoncimit të rasteve korruptive, e besoj thellësisht që është veprimi më i drejtë që bëhet. Nuk ka rëndësi se kush e bën dhe pse e bën.
Si zëdhënëse e Sahit Dollapit të është dashur ndonjëherë t’i telefonosh Filip Çakulit për ndonjë kronikë që u ka thumbuar?
Jo, nuk ka ndodhur asnjëherë. Fiksi ka bërë disa kronika edhe për OSSH-në, edhe për Ujësjellësin e Tiranës, edhe për CEZ Shpërndarje, por janë treguar gjithmonë korrekte, duke marrë edhe palën që ankohej, edhe palën tjetër, ndaj të cilës ishte drejtuar ankesa. Ka qenë vërtet bashkëpunim shumë korrekt dhe profesional.
Intervista e plote, mund te lexohet sot ne DITA

Ne pyetjen qe ju be per Sali Berishen,duhej kjo pergjigje:Une nuk jap keshilla per pleqte e rrjedhur.
Une jetoj e punoj ne France dhe kete emision dhe e shikoj me shume deshire jo vetem per temat e trajtuara por se ashte e vetmja opozite e pa angazhuar ne politike ndaj pushtetit.Meritat i takojne mikut tim te hershem tek Hosteni e famshem i nderuari Filip Cakuli.Nje vrejtje dua t’ja bej drejtueses se re : te lutem mos flisni shume se gaboheni,mos qeshni shume se nuk besoheni mos u perdredh shume se keputni ndonje muskul .Shpresoj se do te mle kuptoje drejt,suksese e pershendetje nga Franca.
Vajza e re tek Fiksi, ka fillu tu na hy ne zemer,se oshte e zgjut dhe lozonjare dhe i jep emisjonit ma shume sexappeal,
Ngjan shume me ish kanditatane per President ne USA ne vitin 2008 Sarah Palin,por e ka gojen brisk fare dhe ta jep xhevapin ashiqare.
Gou Fjori gou.
se ke sjell fresi dhe po e zberthen doktorin qi osht si Zog i bukur dreçi,zog me flok te zin si bisht palloi 😉
zedhense e sahit dollapit??? e mora vesh dhe punen e korces
ishalla heq dore nga gjobat tani Fiksi. I thoni Filipit te rrije me pak ne sallat e kumarit. Mbase tani qe Rama ia beri djalin nendrejtor te kontrollit te lojrave te fatit, heq dore nga ky ves qe po ja shkatarron dhe emisionin dikur popullor
nuk eshte merita e filopit (cakullit) qe ky emision ka shikueshmeri te larte (asnje nuk nxjerr mesime nga ky emision) eshte realiteti shqiptar i mbushur me paliaco dhe palacolleqe te verteta dhe me thashetheme qe lipja i ben art per shqiptaret.kur nuk ke gje tjeter te ndjekesh ndjek ato qe ben lipja.edhe une kam qene stigmatizuar aty nga lipja por me vone gjerat u sqaruan me wikileaks nga i cili lipja si gomar me samar qe eshte nuk arrin te kuptoje se ben te fortin me njerezit e paperkrahur dhe eshte bythlepires oral i krimineleve te trotuareve dhe te zyrave te shqiperise.VDEKJE TE BURGOSURVE POLITIKE NAZISTE
VDEKJE KRIMINELEVE TE LAGJES 1MAJ FIER QE I KANE DYERT TE LYERA ME KRIME DHE NUK I NDESHKON NJERI.
VDEKJE TERRORISTEVE TE FIERIT QE ME AKUZOJNE PER NJE MIJE E NJEQINTE KRIME QE NUK I KAM BERE.
U PAFSHI HAIRIN TERRORISTEVE DHE KRIMINELEVE TE FIERIT E SHQIPERISE>CONI MURIN TEK VENDI DHE HIQNI SHTYLLEN ZOTERINJ FILO NEONAZISTE TE FIERIT>
kjo shtylle me eshte ngulur ne pronen time nga neonazistet e lagjes ne kohen qe isha duke varrosur babane tim.kur u ktheve nga varrimi gjeta shtyllen te ngulur.kjo shtylle duhet te hiqet qe ta dijne neonazistet se antifashistet jane gjalle akoma.keto palacolleqe filip qeni puthadori i neonazisteve nuk do ti paraqese por paraqet ato batutat me sheshin ne te cilet hodhen qelbasiren.kriminelet e lagjes 1maj jane jo vetem kriminele por jane terroriste e neonaziste.HIQNI SHTYLLEN QE E KENI VENE NE EMER TE ALBTELEKOMIT TURK QE JU NXIT KUNDER TE GJITHE ANTIFASHISTEVE
une e kam blere truallin dhe shtepine te gateshme me 1922.bashkia e fierit ai skraparlliu xeni,refit biznesmeni vilson filipi dhe ata qe qendrojne mbas tyre qe i kane trojet te grabitura,pa para nuk mund te me tregojne mua se ku i kam arrat-kufijte.nqs ata jane te ardhur kjo eshte me keq per ta.bashkia e fierit kerkon rruge dytesore me trotuare duke mos patur toke per te realizuar ato rruge te cilat behen me nje te njezeten e preventivit grabit truallin e familjeve qe e kane te blere truallin.aq me keq kur pianecet e bashkise dhe firma hajduti ne preventiva e cilesi punimesh bejne pazare me agallaret e rinj per te perdhunuar te pafuqishmit.nuk ka ligj ti njriu qe te dekorojne per paqesorin e fierit qe te me rrembesh mua toke se keshtu i behet mire biznesit te te tjereve duke artikulluar se eshte vendim i bashkise dhe me vone kjo rruge eshte ne inventarin e ministrise se mbrojtjes.ti mund te duash te kalosh tragete neper rruge por fieri etj jane zhvilluar shpejt me rruge te ngushta.ne fund te fundit ti me ke perdhunuar mua nga te gjitha anet kur une nuk kam qene fizikisht aty por si hijene ke ardhur e ke marre hak per letrat e bardha dhe portokalli.ta dish mire ti brumbull i cakranit qe ta thone llagapin zeqo se une nuk i frikesohem as dashnores se kraheprerit.as kraheprerit dhe bandes se tij difuzive as edhe jevgjeve te qe akuzohem se urrej perderisa ata portokallinjte kane dashur te me djegin ne furre dhe njekohesisht bashke me jevgjitet nuk kane hequr dore as sot nga urrejtja e tyre.
Fjori po i pelqen publikut ne lojen qe ben ne emisionin fiks fare, mendoj se e ka zevendesuar plotsisht Saimirin dhe e ka bere me te ndjekur kete emision gjithnje e me tepernga shikuesit.Nje keshille duhet ti jap vajzes re te fiksit qe te mos e teproje me nazet qe ben ne interpretim duke imituar nje vajze e vogel, por te gjeje nje te mesme ndermjet vajes vogel dhe moshes saj , po te raelazoj edhe kete eshte perfekte , i uroj pene te mbar , intervista e dhene shu\me korrekte dhe e sinqerte .