“Kam tentuar të vras veten pas një lidhje që kam pasur me një djalë dhe familja na ndau. Për këtë arsye u largova nga shtëpia ime pa i thënë askujt se ku do të shkoja”. Kështu ka deklaruar në polici, 18-vjeçarja M.I, e cila u rrëmbye tre ditë më parë nga gjashtë djem, mes tyre edhe i dashuri i saj me qëllim që të shfrytëzohej për prostitucion në Sarandë. Vajza nga Zall-Herr i Tiranës pas ndarjes nga i dashuri u njoh me 24-vjeçarin Endri Kabili nga Shijaku nëpërmjet rrjetit social Facebook. Ajo rrëfeu në polici se me familjen nuk kishte marrëdhënie të mira dhe për këtë arsye u largua sëbashku me të dashurin e ri drejt Sarandës pa njoftuar askënd, ndërsa prindërit e saj kryen denoncim për zhdukjen e së bijës…
Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në versionin print të gazetës DITA.
