Kur në lidhje hyn një i tretë, ujërat e ekuilibrit në çift sikur trazohen paksa.
Po flasim për një tjetër lloj “të treti” ose “të trete” në një marrëdhënie, jo për një të dashur apo ish-të dashur sepse kjo është zakonisht shkatërruese edhe për lidhjet më të forta.
Po flasim për shoqen e ngushtë, ose shoqet e ngushta, me të cilat keni krijuar grup në Facebook, Whatssap ose Viber ku ankoheni për gjërat që nuk shkojnë mirë në marrëdhënien tuaj.
Ndonjëherë është mirë që disa gjëra t’i mbani vetëm për vete e të mos i ndani me akënd.
1.Problemet seksuale në çift: Ereksion i shpejtë ? Ai nuk arrin t’ju kënaqë? Është mëse normale që në një moment të caktuar të jetës së tyre, çdo çift të ketë diçka që nuk shkon në jetën seksuale, por më mirë t’i zgjidhni me partnerin dhe jo t’i ngrini si tragjedi kombëtare në bisedat me shoqet.
2.Sekretet e tij: Në qoftë se partneri ju tregon një sekret është më mirë ta mbani gojën mbyllur. Fakti që ai e ka ndarë këtë gjë me ju do të thotë se ju respekton dhe ka besim, në të kundërt do ua kishte thënë vetë i pari të tjerëve.
3.Detaje mbi organin gjenital: I gjatë, i shkurtër, i hollë i trashë, i drejtë, i shtrembër… Është më mirë që disa gjëra të ngelen me ju deri në varr ose të paktën deri në një faqe ditari.
4.Fantazitë e tij seksuale: Mos bëni sikur ju turpëron kjo gjë apo sikur ju nuk i çoni ndërmend fantazitë përtej të zakonshmes. Mund të flisni me shoqet për tuajat, por jo për fantazitë e tij.
n.s. / dita

Duke qen se njoh pak a shume mir
tipin e Femres se Kultivuar ,
qe shpesh ne shoqerite e zhvilluara marrin titullin Ledi ,
ne lidhje me teme e 4-pikave qe i kerkohet femres
shqiptare te mbante ,do t’i pershtatej shprehja ;
Sillu me mashkullin si nji LEDI ,
qe edhe ata ,te trajtojne si nji e tille !!!