Frymëzimi nga mjeshtrit e mëdhenj të pikturës e ka çuar fotografin Bill Gekas drejt një pune që u afrohet shumë kryeveprave të adhuruara prej tij. Ai ka vendosur para aparatit fotografik vajzën e tij 5 vjeçe dhe fotoja e shkrepur ngjan shumë me “Vajzën me vath perle” të piktorit të madh, Vermeer. Fotografi i njohur australian, i cili është nderuar me shumë çmime për talentin e tij, ka arritur të rikrijojë në fotot e tij dritat dhe atmosferën vizive tipike për pikturën europiane të viteve 1500-1600.
