Dr. Adem Harxhi
Gënjeshtra Nr 1: Që marrëdhënia të jetë e plotë duhet të bëni seks.
Kjo nuk është e vërtetë. Ka plot gjëra të tjera që ju dhe i dashuri juaj mund të bëni, pa bërë seks. Faktet janë këto: 80% e vajzave deri në moshën 16 vjeç angazhohen në lojëra të ndryshme seksuale dhe në seks oral. Natyrisht, as seksi oral dhe as lodrat seksuale, nuk u mbrojnë juve nga infeksionet që transmetohen seksualisht. Më lejoni ta përsëris : Çdo infeksion që e merrni nga interkursa vaginale, mund ta merrni edhe nga seksi oral. Thashë çdo infeksion!. Veruket gjenitale, chlamidia, Gonorrhea, hepatiti, HIV të gjitha mund t’i kini në fytin tuaj. Ju, vetëm, nuk mbeteni shtatzëna, dhe kjo, është një plus i madh. Për të pakësuar rrezikun e sëmundjeve infektive seksuale (SIS), ju duhet të përdorni kondomin edhe kur bëni seks oral. Unë e di që kjo për ju tingëllon e çuditshme, por, di gjithashtu, se ju nuk dëshironi ta mbushni fytin tuaj plot SIS, që merren nëpërmjet seksit oral.
Kuptojeni mirë, interkursa seksuale nuk është mënyra e vetme për të treguar dashurinë. Mësojuani këtë të vërtetë edhe dashnorëve edhe shoqeve e shokëve që bëjnë presion mbi ju. Refuzimi i interkursës nuk do të thotë se ju nuk jeni vajzë e kohës, përkundrazi, kjo tregon se ju dini çfarë po bëni. Akoma më shumë, ju duhet të dini se kështu veprojnë shumica e adoleshenteve, që nuk e shikojnë seksin e mirëfilltë si shprehjen e fundit të dashurisë, ose si mundësinë e vetme për të arritur orgasma të mrekullueshme. Kur ju do të jeni mbi tetëmbëdhjetë vjeç dhe do të dëshironi të filloni interkursën, ju do të keni plot eksperienca lidhur me kënaqësinë fizike. Ju atë e keni arritur nëpërmjet seksit oral dhe lojërave të tjera seksuale. Mos e hapni kutinë para kohe, ju keni plot kohë për ta bërë këtë.
Gënjeshtra Nr 2: Kënaqësia seksualet arrihet vetëm me interkursë.
Kjo nuk është e vërtetë. Që të arrini orgasmën dhe të jeni seksualisht intimë nuk do të thotë të bëni domosdoshmërisht interkursë. Shumica e nënave e dinë se djemtë e vegjël, por edhe të mëdhenjtë, e mbajnë dorën shpesh, nën pantallonat. Duket se ka një standard ndryshe për vajzat. Unë kam parë nëna që i ndalojnë vajzat e tyre të vogla “të luajnë me veten”. Shumë nëna të reja më janë ankuar për vajzat e tyre fëmijë, që fërkohen në qylym sikur bëjnë seks. Ato duan t’i largojnë por vajza kundërshton e qan. Ajo është duke u kënaqur me trupin e saj. Dhe këtu çdo gjë është në rregull.
Pse i ndalojnë vajzat ndërkohë që djemtë i lejojnë? Sigurisht, kjo ka të bëjë me shoqërinë dhe raportet e saj me gjininë. E vërteta është se eksplorimi i trupit të tyre, për të marrë “ndjenja kënaqësie” që vinë nga prekja e disa vendeve të caktuara, është plotësisht normale për vajzat dhe për djemtë. Kjo është kështu për një foshnje, është kështu për një adoleshent dhe është po aq e vërtetë për një të rritur, burrë apo grua. Studimet tregojnë se 80% e djemve adoleshentë dhe 60% e vajzave adoleshente masturbojnë. Masturbacioni është normal, i përgjithshëm dhe një nga të paktat gjëra që nuk ka asnjë rrezik. Kur prek veten tënde nuk krijon probleme psikologjike, nuk bëhesh pervers, nuk verbohesh, e as nuk të del lesh në pëllëmbët e duarve. Mos u druani të prekni çdo pjesë të trupit tuaj. Mos e quani gabim kur merrni një ndijim të kënaqshëm nga trupi juaj.
E vërteta është se ka diçka pozitive kur mësoni si t’i jepni vetes kënaqësi trupore. Si do që ta quani këtë formë kënaqësie, vetë-stimulim, masturbacion, ose vetë-eksitim, ideja është po ajo: Ju i arrini këto ndjenja kënaqësie edhe pa qenë seksualisht intimë me një person tjetër. Ju i arrini ato me veten tuaj. Derisa marrëdhëniet fizike intime kanë disa pasoja në kuptimin social dhe mjekësor, ju nuk duhet të kërkoni që patjetër një person tjetër duhet t’u ofrojë kënaqësi fizike.
Duke eksploruar trupin tuaj dhe mënyrën si ai përgjigjet ndaj llojeve të ndryshme të prekjes, ju do të kuptoni për dëshirat dhe mospëlqimet tuaja seksuale në të ardhmen, kur një person tjetër do të përfshihet në këto marrëdhënie. Dhe kur nuk dini çfarë është orgasma, si është ajo?, si ta kuptoni kur e arrini? e të tjera gjëra rreth saj, mos u stresoni. Orgasmat, ndonëse, janë të ndryshme për çdo person, ato fare lehtë mund t’i njihni. Po qe se keni arritur një ndjenjë fizike madhore, të vërtetë, që fillon nga pak dhe bëhet gjithnjë e më e madhe, ju e keni arritur një orgasmë. Dhe në qofte se nuk e arrini, vazhdoni të eksploroni trupin tuaj dhe me siguri do ta arrini.
Gënjeshtra Nr 3. Më shumë më mirë.
Kjo nuk është e vërtetë. Përpiquni ta mbani numrin e të dashurve sa më të ulët. Është e vërtetë që ne jetojmë në një shoqëri që i ka qejf përmasat e mëdha “ supersize”. Ne duam shtëpi të madhe, duam më shumë ushqim dhe makina të mëdha, ndonëse, ekonomia po shkon poshtë. Njerëzit, gjithnjë duan më shumë e më shumë. Më shumë se u lejon buxheti i tyre. A ka njeri që çuditet nga kjo? Në shkollë ju dëgjoni vazhdimisht këto mesazhe: Është më mirë kur keni më shumë shokë! Më mirë kur bëni më shumë aktivitete! Aplikoni për sa më shumë fakultete! Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Imagjinoni sikur të merrni pjesë në kaq shumë aktivitete, ose të aplikoni në kaq shumë fakultete, sa të mos u mbetet kohë as të flini. Po qe se jeni ndjerë ndonjëherë të stresuar, atëherë do të më kuptoni për këto që u them, më shumë nuk është gjithnjë më mirë.
Fatkeqësisht, disa njerëz, edhe kur është fjala për seksin, duan që ju të besoni se më shumë është mirë. Kjo, në asnjë mënyrë nuk është e vërtetë. Po të flasim nga pikëpamja mjekësore, seks me shumë njerëz është keq. Është shumë keq. Në disa shkrime e biseda e kam ilustruar këtë duke treguar një “piramidë seksuale”. Kjo piramidë tregon se duke fjetur vetëm me një djalë, qofte edhe vetëm njëherë, vajza në të vërtetë ka fjetur me duzina, madje, me qindra njerëz. Ju jeni ekspozuar me çdo infeksion që çdo njëri nga partnerët e partnerit tënd ka patur. Dhe këto kontakte me infeksionet nuk kanë kufi. Kjo, në këtë botën e sotme, ku më shumë se gjysma e njerëzve mbartin virusin e HPV dhe 20% e njerëzve vuajnë nga herpesi, është shumë e frikshme .
Siç e pamë, nga pikëpamja mjekësore, shprehja më shumë është më mirë, është e gabuar. Por kjo shprehje nuk u bën juve as më shumë popullorë midis shokëve, as tani e as më vonë. Kur unë flas me të rinjtë u them se të bëjnë seks për t’u bërë më popullorë nuk funksionon. Kur unë i pyes të rejat: “Si ndjeheni kur bëni seks me një djalë dhe më vonë merrni vesh se ai bën seks me gjithkënd tjetër në shkollë?” Si ndjeheni kur një djalë zhgaravit në Facebook sikur fle me ju dhe u dërgon tekste të gjithë atyre që të njohin ty?. Këto nuk janë hipoteza. Këto ndodhin vazhdimisht. Ky shqetësimi është krejt ndryshe nga ajo që adoleshentët duan të gjejnë në shoqërinë e tyre. Sipas statistikave, shumica e vajzave e dinë që 84 përqind e shoqeve të tyre thonë : Të gëzosh respektin e shokëve është përfitim i rëndësishëm, që vjen nga shtyrja e fillimit të marrëdhënieve seksuale. .
Gënjeshtra Nr. 4 Pasi keni humbur virgjërinë, flini me të gjithë që do të keni më pas.
Kjo nuk është e vërtetë. Sot, në të gjithë botën ka shumë vajza që kthehen tek ajo që quhet “Virgjëria Sekondare” ose “Virgjëria Retroaktive” . Kjo do të thotë që një adoleshente e re edhe pse ka bërë seks, ajo vendos të mos bëjë më seks deri sa të arrijë një moshë të përshtatshme, mbi tetëmbëdhjetë vjeç, ose edhe deri në martesë. Kjo është zgjedhja e saj. Kjo vlen njësoj edhe për djemtë.
Kur keni bërë seks me një djalë, kjo nuk do të thotë se duhet të bëni seks me çdo dashnor që do të keni më pas. Një vajzë që unë e njoh, u pendua që humbi virgjërinë. Ajo u betua të mos bëjë më seks deri në tetëmbëdhjetë vjeç . Ajo e mbajti fjalën dhe unë e quajta “virgjëreshë retroaktive.”
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
“Ajo e mbajti fjalën dhe unë e quajta “virgjëreshë retroaktive.””
a thu me të vërtetë se po e quajte ti,dhe mbaroi puna??
a thu se ti je ai që vë vulën?
“Më shumë më mirë.”,është e vertetë se nuk është e thënë se sa më shumë të provosh aq më bukur do të jetë!!mund të të rastis të provosh gjithnjë të njëjtin mender mut!por nuk është e thënë që duke pasur pak,ke rënë patjetër në mjaltë!!
çjanë këto këshilla idiote mor Dr. Adem Harxhi??
seksi më i bukur është dashuria!pra dy që dashurojnë njëritjetrin!!por dhe kur një i vetëm dashuron!më pas vjen kur të dy pëlqehen,kanë kënaqsi nga njëri tjetri!e fundit,në bordell,kur njëri kënaqet dhe tjetra punon,paguhet për punën)dhe mund të kënaqet)!!
prandaj rregulla të prera nuk ka!!e rëndësishme dhe e patolerueshme është seksi me dhunë!pra përdhunimi!!dhuna mund të jetë fizike o psikollogjike!të dyja kanë të njëjtën vlerë!!
ps:”Kënaqësia seksualet arrihet vetëm me interkursë.”,çfar do me thënë interkursë??
mos vallë kur thuhet në gjuhë të huaj,nuk është e turpëshme??
sigurisht që kemi dhe fjalë në shqip??
apo jo??
normalisht gjërat e importuara nga jasht përdorim emërtimin e vëndit nga vjen!!
por nuk ma merr mëndja që të jetë e importuar!!
duhet të jetë prodhim vëndas!!
Nje plake 80 vjecare qe ka 10 vjet qe i ka vdek burri ne cfare shkalle virgjerie eshte?
Me duken keshilla pa vend. Nuk mund te kete edukim seksual, sikur nuk mund te kete edukim per te urinuar. Edukimi dhe formimi i pergjithshem i njeriut jane baze edhe per sjelljen seksuale. Prindi duhet te edukoje vajzen e tij si te jete njeri, dhe jo ti mesoje se si te ferkohet apo jo ne qilim.
Ajo shoqeri ne fillim ka shume te nevojeshme te mesoje ,
abc e jetes .
Edukaten Familjare ,
kulturen ne shoqeri ,
principet ne jete ,
te kulturohet e zhvillohet ne drejtim te emanicipimit njerezore ,
te dali nga gropa ku e futi Demokracia e Injoranteve Perverse ,
qe shkaterroj cdo Vlere ne Familjen & Shoqerine Shqiptare ,
pastaj patjeter te edukohet edhe per anen intime te jetes ,
duke optimuar e rritur kualitetin e jetes …
Te gjithe e duam aq shume sex-in ,por jo paMoral ,
jo paPrincipe e vlera shoqerine tone .
inteligjenc eshte te perqendrosh forcat ne ate qe eshte
themeltare ne jeten e shoqerise tone , ne te dukeshmen
e kryesoren jo ate te padukeshme .
Nuk ndertohet nji shoqeri e emonacipuar e solide , e shpartalluar si kjo jona ne Shqiperi ,me te tilla Tangenciale
🙁
dashuria është nr një edhe në mardhëniet sexuale ashtu siç e përshkruan edhe “antiçensura”
Shkrim shume i domosdoshem. Nuk i dua te keqen asnjeriut, por kur gjendesh perballe semundjeve eshte teper vone per tu bere pishman. Athere mbetet lufta e perjetshme me lodhjen, me rezikun e nje familje te deshtuar nga ana shendetsore, lufta e veshtire me vdekjen. Kam gjetur raste te lexoj edhe per mos elzagjerimin e puthjeve ne buze… goje, gjuhe. Njerzit nuk duan te shkembejne as problemet ose emundjet e stomakut te cilat nuk ikin. Te rinjte qe dine te bejne kujdes do te kene familje te mire e te forte, do te kene moshe madhore ose pleqeri te mire. Prandaj ju propozoj prezervativin, e kjo edhe ne familje se ndonjehere nuk e dime shendetin e tjetrit.
Lerini mer yahoo te besojn ke ata qe i dun ,
se na u bon buzt te thara ,
si ajo Toka e care , nga ajo etje e marre .
Lenini mer te marrin Lexionet e jetes ne Praktike vet gocat
ta shijojne vet ate shije dolceamaro 😉
Na e bon Genjeshtren e Omel – Mekat moralistet mer yahoo .
C’jan kto tipa keshtu ! Buoooh .
Kaq katile ?
Na e bojn gjith jeten Pandemi !
Oh …c’etje marre per ato buze trendafili
O le le …
Edhe sikur Sexsit ti kushtonim konsekuent cdo dite nje gjysem ore nga jeta tone ditore, une mendoj se me e rendesishme do te ishte te mendohej se si do te shfrytezonim ne maksimum pjesen tjeter te kohes ditore d.m.th ato te shkretat 23 ore e gjysem qe me lejoni ti quaj kusuri i dites.
Ngelet ter jeten tuj ndalu -tuj kufizu -tuj blloku –
e tuj -tuj -tej bre !!!!!!!!!!!!
mos u poth thot Daktorri ,
mos i besoni ,
mos ja jepni ,
mos ju afroni ,
mos e qepni ,
e tuj -tuj -tuj ,
Or tej or ti zotnia juej Daktorr Adhamudhi ,
po aty asht bukuria mer yahoo ,
kur ti zbulon nji sekret , nudo
i cili ta shton ta ngre me nalt ate deshire ,qi andrron !
Dhe puthja bahet ma e zjarrt ,ma e amel se pa genjeshtra.
Oj ky !