Vajza që ecte me kuti konservash, gjen ‘dritë’ në Turqi

Dita

Një vajzë tetë-vjeçare që ishte fotografuar teksa lëvizte në një kamp refugjatësh në Idlib të Alepos me tuba plastikë e kuti konservash në këmbë, është marrë tani në Stamboll nga një klinikë e specializuar për t’iu nënshtruar një trajtimi profesional.

“Maja do të ecë”, ka thënë dr. Mehmet Zeku Culcu, specialisti që po e trajton në klinikën e Stambollit.

Ai është shfaqur mjaft optimist duke u shprehur se synimet janë që vajza e mitur të trajtohet brenda 3 muajve.

Maja Merhi ka lindur pa këmbë për shkak të një problemi gjenetik që e ka të trashëguar nga babai i saj, i cili është ideatori i protezave me tuba plastikë e i kutive konservë që mbart 8-vjeçarja për të ecur.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Po mire more , ajo eshte femije , po koken pse ia mbulojne ? Eshte ne moshe ajo te shfaqe pelqimin e saj , do , apo nuk do , te mbuloje koken ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *