Vajza që ndërron lëkurën çdo dy javë bëhet modele

Leda Hysa

Jeyza Gary ka lindur me një çrregullim të rrallë që i shkakton rënien e lëkurës çdo dy javë.

Por, kjo gjë nuk e ka demoralizuar. Dy vite më parë, Jeyza u bë modele dhe tani ka dalë edhe në kopertinën e “Vogue Italia”.

“Kam lindur me lamellar ichthyosis. Është një çrregullim që prek 1 në 100 000 persona. Kur isha e vogël kisha një lëkurë shumë të shndritshme dhe shumë të tërhequr. Më vizituan kudo dhe pas disa muajsh më diagnostikuan”, tregon Gary.

Në ditën e parë të shkollës, mamaja e saj u fut në klasë për të sqaruar situatën e vajzës së saj për nxënësit, prindërit dhe mësuesit.

“Më tha të qëndroja krah saj përballë klasës dhe u tha të gjithëve që unë kisha një problem me lëkurën. U shpjegoi që isha si një gjarpër që çdo 10-12 ditë më binte lëkura. U tha gjithashtu që kjo gjë nuk ishte ngjitëse dhe se unë isha si gjithë të tjerët”, kujton Jeyza Gary.

Një shoqe e saj e gjimnazit i rekomandoi të bëhej modele dhe ajo nisi foto të saj në agjensi të ndryshme mode. Në muajin maj, i kthyen përgjigje pozitive dhe tashmë ka nisur karrierën në industrinë e modës.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Nese do ishte vertet rast qe prek “” një çrregullim që prek 1 në 100 000 persona “‘!
    Ky nuk do isht rast i pare dhe i vecante.Pse sa miliard asht bota qe ta pjestojme me 100 000 shin dhe do kishim ndoshta dhe nji milion te tille.Ama 100 000 po e po.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *