Vajza turpëron presidentin në OKB (FOTO)

DITA Online

 

Vajza e presidentit të Azerbajxhanit u kap duke bërë selfie ndërkohë që babai i saj po mbante një fjalim të rëndësishëm për genocidin, në OKB.

Presidenti Ilham Aliyev po fliste në Asamblenë Kombëtare të OKB, në New York, mbi luftën Nagorno–Karabakh.

Konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë ndodhi në rajonin jugperëndimor të shtetit të Aliyev dhe zgjati mes 1988 dhe 1994.

Por teksa kreu i shtetit po fliste për jetën e qindra personave të vrarë, vajza e tij 33–vjeçare, Leyla, duket se nuk kishte interes.

Ndërkohë që presidenti numëronte horroret e konfliktit, e bija nisi të bënte fotografi me fytyrën e saj të ‘shokuar’.

E si për ta përkeqësuar edhe më shumë situatën, ajo u kap nga kamerat live dhe e gjithë skena u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.

Siç edhe pritej, kritikat vërshuan lumë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *