Ka nisur seanca dëgjimore në komisionin e ligjeve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërkohë janë 3 kandidatë për plotësimin e vendeve vakante: Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska.
Në këtë mënyrë Kuvendi nis procedurat për zgjedhjen e tyre për plotësimin sa më shpejtë të vakancave të Kushtetueses. Pas përcaktimit të emrave do të votohen në Parlament me 84 vota.
Listat me 4 kandidatët për të plotësuar vakancat janë dërguar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi më 14 tetor.
Konkretisht Vorpsi, Fiona Papajorgji, Elsa Toska dhe Besnik Muçi janë 4 kandidatët që janë në listat e Kuvendit dhe për zgjedhjen e dy anëtarëve.
Besnik Muçi, i cili ishte edhe në listën e Presidentit, është zgjedhur dhe betuar para Metës si anëtari i Kushtetueses, por ende nuk ka kaluar fazën e dytë të vettingut.
Presidenti ka afat për zgjedhjen e kandidaturës së dytë deri më 8 nëntor, ndërsa parlamenti deri me 14 nëntor.
Duke qenë se këto kandidatë janë në listat si të Kuvendit dhe Presidencës, atëherë është bërë një koordinim i heshtur që presidentit t’i dërgohen më herët listat me emra për zgjedhjen e tyre dhe më pas Kuvendit, në mënyrë që të mos ketë përplasje të emrave.
j.l./ dita

Prap kete Besnik Mu.in do te votoni ? Apo po i lini edhe Ilirmeteve njii shtek per te hyre ne Kushtetuse?