“Në komunizëm përgjonim vetëm me urdhër dhe afate kohore të kufizuara”

Elton Tafaruci

Në kohën kur Shqipëria është përfshirë nga një debat i zjarrtë në lidhje me një pajisje të përgjimit, rrjeti britanik, BBC ka përgatitur një reportazh nga Shqipëria.

Ata kanë udhëtuar për tek Shtëpia e Gjetheve, që përdorej dikur nga Sigurimi i Shtetit.

Gazetari i BBC ka intervistuar Nesti Vakon, kreun e survejimit në Sigurimin e Shtetit.

Ai reagon i zemëruar kur gazetari i sugjeron se ndoshta njerëzit duhet të mbroheshin nga Sigurimi i Shtetit.

“Prokurori i Përgjithshëm duhej të nënshkruante një urdhër për të kryer përgjimet: kishte një afat kohor të kufizuar për të përgjuar dikë. Nuk kishte asgjë të paligjshme,” thotë Vako.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *