Kur i zoti e shet, e tellalli s’e jep! A duhet të besojmë shkencëtarët në debatin për AstraZeneca-n apo ata që praktikuan dhe po praktikojnë nacionalizmin dritëshkurtër të vaksinave?!

J L

Nga Çapajev Gjokutaj

Ka diçka kontraversale: shkencëtarët thonë se nuk ka prova bindëse që astrazeneca shkakton tromboza, politikanët nxitojnë të pezullojnë përdorimin e saj; institucione të populluara nga shkencëtarë si OBSh deklarojnë se dobitë e kësaj vaksine i tejkalojnë dukshëm rreziqet potenciale, por shumë shtetete të BE- së, përfshirë dhe Gjermaninë e Francën, kanë pezulluar përdorimin e saj. Gjithë kjo kundërvenie të kujton proverbin ‘i zoti e shet, tellalli s’e jep’.

Intuita të thotë se, kur shkencëtarët dhe politikanët mbajnë qendrime të kundërta, duhet të besosh shkencëtarët. Dhe kjo për shumë arsye. Shkencëtarët janë të prirur të zbulojnë të vërtetën dhe flasin me gjuhën e fakteve, politikanët synojnë ndikimin e qytetarëve, ndaj në një pjesë të konsiderueshme të rasteve bëjnë retorikë a, më keq akoma, propagandë.

Që të bindesh për dallimin mes politikanëve dhe shkencëtarëve mjafton të kujtosh ç’ka bërë secila palë gjatë vitit të pandemisë. Shkencëtarët ndanë informacionin për genomin e virusit dhe iu futën punës për krijimin e vaksinave. Në një kohë rekord arritën prodhimin e disa vaksinave pas gjasash mjaft efikase, por edhe të ndryshme në themel nga vaksinat e derisotme. Opinioni i përgjithshëm thotë se kemi të bëjmë me një revolucion në vaksionologji realizuar shumë shpejt.

Politikanët bënë të kundërtën, praktikuan e po praktikojnë atë që po quhet ‘nacionalizmi i vaksinave’. Me moton ‘o Mete për vete’, qeveritë e vendeve të pasura kanë kontraktuar dhe po marrin gjithë sasinë e vaksinave në treg. Kjo qasje tahmaqare është jo vetëm nacionaliste, por edhe dritëshkurtër: nëse nuk vaksinohen me përparësi grupet e rrezikuara në gjithë botën, virusi do vazhdojë të qarkullojë globalisht, mutacionet do jenë të shumta e stoku i vaksinave në vendet e pasura mund të bëhet jo efikas. Me një fjalë, ku ishe hiçgjëkundi.

Ka edhe një arsye tjetër, më konkrete, e cila të shtyn që për astrazenecën të besosh shkencëtarët. Është e vërtetë që në vendet, të cilat po përdornin këtë vaksinë ka rreth tridhjetë raste komplikacionesh që lidhen me mpiksjen e gjakut, por nuk ka asnjë provë se këto komplikacione janë shkaktuar nga astrazeneca. Po të qe kështu, thonë shkencëtarët, në 17 milionë europianë që kanë përdorur këtë vaksinë do të duhej të kishte jo 30 por mijëra raste trombozash e anomalish gjaku.

Kundërvenia e politikanëve me shkencëtarët për astrazenekën rezulton dukshëm e mprehtë, ndaj është bërë shkak spekulimesh që flasin për luftë tregtare mes firmave farmaceutike. Argumentet që sillen për këtë janë të tërthorta: astrazeneca është vaksinë më e menaxhueshme, shumë më e lirë se simotrat e deritanishme perëndimore, më e pranueshme nga publiku ngaqë mbështetet mbi rrugën tradicionale, dmth injekton viruse të dobësuara dhe nuk paraqet trajtim genetik si shumica e të tjerave.

Veç luftës tregtare flitet edhe për interesa gjeopolitike që lidhen me synimet e rusëve dhe kinezëve për të hyrë në tregun e lakmuar të vaksinave anticovid etj.

Duke qendruar jashtë spekulimeve dhe, larg qoftë, teorive të konspiracionit, një gjë duket e padiskutueshme: BE është e vonuar në vaksinimin anticovid dhe herët a vonë politikanët e saj do të duhet të përgjigjen. Nuk është e rastit që këto ditë ‘Der Spiegel’ kërkonte dorëheqjen e Merkel.

‘Le Monde’ vinte në dukje dje ndryshimin mes qasjes së burokratëve të BE-së dhe atyre amerikanë e britanikë duke shtuar se pezullimi i vaksinës astrazeneca nuk do të jetë pa pasoja, imuniteti kolektiv do të arrihet më vonë, vdekjet do të jenë më të shumta dhe kosto ekonomike më e madhe. Nuk bën të harrojmë se vaksinimi mbetet zgjidhja e vetme për të kapërcyer këtë pandemi, përfundonte prestigjozja franceze.

Share This Article
14 Comments
  • Politika eshte nje llapore kurve qe mund te deklaroje edhe qe coca cola eshte nje pije rreaksionare imperialiste,ME DROGE,per te corroditur rinine shqiptare.
    Po te mos genjente xhaxhoi enver,,sikur te thoshte te verteten,,qe coca cola eshte shurre,me betadon farmacie,qe ta veshtiros,,shqiptaret nuk do marroseshin pas coca coles,qe nuk krahasohej me ato arancatat tona me portokall.
    Kete po bejne edhe keto kompanite rivale te Astra Zenekes,.Perhapin lloqe kavaje,per miletin kam kum.

    • O Gjokutaj, o kokeqyp -O langaraq !

      Po Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Suedia etj nuk e ndaluan vaksinen se thane politikanet,
      por sepse thane Institucionet e tyre Shkencore qe merren
      vetem me mbrojtjen e shendetit te njeriut atje

      Ca i kujton politikanet ne keto shtete ti mor servil i hajdutit te Surrelit,?

      I kujton se jane si politkanet hajdute qe vjedhin me taksa super te larta si Xhahili i Surelit ,
      apo mendon se jane si surrati jot, qe je nje zvarranik i ketij pushteti te korruptuar ,
      qe ben eksperimente me shendetin e Shqiptareve

      Palaco i qelbur ,! Si nuk te vjen turp more . Ne vend qe ti kerkosh qeverise sone te ndjeke shembullin e qeverive moderne te BE,
      ti na akuzon qeverite e BE se jane kunder shkences !!??

      Hajde sharlatan hajde!

      C’jane keta lloj Samuraj, si ky Gjokutaj, apo ai doktori sharlatan Kalo ,
      qe per servilizem ndaj hajdutit te Surrelit jane gati te mbrojne cdo cmenduri te atij hajduti !

      Pse u be qameti nqs qeveria e hajdutit Kryeminister do e ndalte vaksinimin per 5 dite
      sa te vinte pergjigja nga BE per efektivitetin e vaksines ?

    • Nuk ka ende nje perfundim mbi Astrazenecas. Disa vende kane bere nje stop derisa te verifikohen rastet e shfaqura, jane rrjedhoje e vaksines apo jo.

      • lesh e li
        askush nuk thotë,”nuk duhet përdorur më”,por thonë se do të bëjnë verifikime!!
        ndoshta do të rifillojë,por më parë do të kontrollohet!!
        në europë kjo po thuhet askush nuk thotë këto idiotësirat tona me “xhing e maxhonga” që duan të shkatërrojnë anglinë!!askush nuk sajon idiotësira si tek ne!!
        një mjek shqitar në gjermani tha një gjë të bukur”shqipria nuk ka luksin,mundësitë të bëjë studime e të shpikë ilaçe metoda e vaksina,mjafton të kopjoni shtetet perëndimore”!!
        në bllokomin e një viti më parë palloshi ynë bëri veprimin e duhur,në mënyrë perj palaçoje,por bëri veprimin e duhur!!bllokoi vëndin si gjithë europa,dhe nuk morri shëmbull idiotin e britanisë,xhonson bjondin!!
        sot që duhet të kopjojë prapë europën,ngaqë nuk i intereson,sjell shëmbull bjondin halabak xhonson!!

  • anticensurë25642654
    “Çapajev Gjokutaj mban titullin Professor i Asociuar që nga viti 1994 dhe gradën Doktor i Shkencave Filologjike që nga viti 1991. Në vitn 1972 është diplomuar nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë me diplomën e mësuesit të gjuhës dhe letërsisë për shkollat e mesme.”
    çapi,gjermanët,nuk e vendosën se tha merkel por “robert koch institut”që nuk është i mbushur me mësues të gjuhës dhe letërsisë për shkollat e mesme,e aq më pak me të tillë që i lëpijnë bythën padishahut të tyre!!
    “Paul-Ehrlich-Institut” kërkon më shumë hetime për komplikacionet që jep vaksina anglo-suedeze në trombozat e trurit!!
    pra para se të të besoj ty o mësues historie,unë i besoj atij “mjekut” të kamzës që bisedon me ujin!!
    nëse e bllokon gjermania që është me vonesë me vaksinat,nuk e pranon akoma zvicra,atëherë unë nuk do të bëhem kamikazo i dobiçit të tiranës!!
    është e vërtetë që “përfitimi është më i madh se dëmi”,por mos harro se kur ke të tjera ku përfitimi është dhe më i madh se kjo që shkakton dëm!?
    atëher merr mundësinë më të mirë dhe jo atë më të keqen sepse e ke më lirë apo e ke falas!!
    dikush thoshte se ne nuk kemi nevojë të bëjmë,më shumë nuk kemi mundësi,studime e shpikje,për koronën!kemi mnudësinë të kopjojmë nga të tjerët!?
    atëherë të kopjojmë!
    varianti i dytë është!
    MOS MASHTRO!
    thuaje troç si ja thonë brazilianët,e shtete të tjera që nuk kanë mundësitë për të paguar më shumë”MARRIM ATË QË MUND TË PAGUAJMË!KAQ E KEMI JORGANIN KAQ I SHTRIJMË KËMBËT”!
    këtë nuk mund ta bëjë dobiçi ynë,nuk ja lë soji mbretëror që ka në gjak!! dhe çfar bën?!shpik luftën politike europë vs britani-suedi!!
    shkoni mor pirdhuni!!
    o thuajeni drejt-KAQ E KEMI TAKATIN, o ndërprejeni si e kanë bërë të tjerët!!
    për fat nuk kemi akoma komplikacione!!
    Reply to this comment

  • Çapaçuli s’di se si i garantohet uji qe ble ne supermarket dhe ajo buka me bojë te zeze. Nga ky kendveshtrim i ngushtë provinciali do me shpjegu implikimet ligjore te vaksines. Futi nji dhalle me ujë Boville dhe kos me qumesht pluhur Çapaçul dhe leri ta zgjidhin ata qe kane kellqe. Shtet domethene.

  • Fakt eshte se nje parti e vaksinave AstraZeneca ishte me probleme. Kryeministri i Kanadase tha se Kanadaja nuk ka vaksina nga kjo parti (batch). Pyetjet dhe dyshmet qe ngrihen jane me vend.Pastaj edhe politkanet e ketyre vendeve i pyesin shkencetarte e tyre , nuk eshte se secili flet me koken e vet.Ne shume vende te botes politikanet kur dalin per te njoftuar dalin sebashku me keshilltaret e tyre mjeksor qe jane shkencetare. Nuk ndahen aq lehte gjerat sic i ndani ju zoti Gjokutaj

  • Pa diskutim Capajev, qe vaksina e Astra Zenekes ka ndikuar tek keto mpiksje gjaku, dhe vdekjet nga kjo vaksine jane me te vogla nga ato te ndodhura nga Pfizeri, qe kish deri para 1 muaji ne Gjermani mbi 100 te vdekur. Kjo ka ndodhur me cdo lloj vaksine. Dhe, ajo me e rendesishmja, shkencetaret nuk kane thene ate qe thoni ju, por kane thene se nuk kane arritur akoma ne perfundimin, qe trombozat jane shkaktuar nga vaksina. Ata po e studjojne akoma kete gje! Dhe pas te gjitha deklaratave luhet para e madhe, qe ti e une nuk e imagjinojme dot!

  • LAjmet e fundit.
    Nga 17 milion te vaksinuar , humbe 37. Ka ndodhur ne njerzit qe kane nivel te ulet Tevere trombociteve ose pllakezat e gjakut. Kur meret vaksina duhet pini lengje, cajra sepse sistemi I gjakut ka ngarkese duke prodhuar antitrupat. . Kush ka probleme merni pak aspirine pe4 hollim gjaku. Shendet e zoti ne.

  • Jo jo nuk duhet me u besuar shkencetareve emerite te botes, jo duhet me u besuar adeptit te filozofise marxiste leniniste!
    Po shume idiote kishte formuar ai vend aq i vogel edhe i kishte diplomuar plus asaj qe ti japin ligjetat botes! Semundja e Njishit i ka prekur shume : sicili ma delirant se tjetri ne kete aspekt!
    Hajt se syndromi barr ham po vazhdojka!

  • Analize e bazuar ne logjiken dhe aresyen. Tregtaret dhe politikanet nuk kane pune te hyjne ne problemet e shqetesimet e mjekesise ne keto kushte te rrezikut te vazhdueshem te corona-19. Logjike e forte e autorit te shkrimit. Urime

    • Po kujt ja shpjego se o serjan djali…ktyne qe ju ka ngel sahati?sidomos ksaj lilines e kti rajmond boles??megjithate ju mungoka Zigur kari…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *