Vaksina e fruthit nuk shkakton autizëm, ja kush preket

Bora Basholli

Studimi më i fundit ka zbuluar se fëmijët që nuk kishin bërë vaksina fëmijërore kishin më shumë gjasa të diagnostikoheshin me autizëm sesa fëmijët që e kishin kryer vaksinimin e rekomanduar.

Vaksina e fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR) nuk shoqërohet me një rritje të rrezikut të autizmit, madje edhe tek fëmijët që janë në rrezik të lartë për shkak se ata kanë një vëlla me motrën me çrregullim, sugjeron një studim danez.

Shqetësimet për një lidhje të mundshme ndërmjet vaksinës MMR dhe autizmit kanë vazhduar për dy dekada. Në vitin 1998 pretendohej se ekzistonte një lidhje e drejtpërdrejtë midis tyre. Frika për rrezikun ka shqetësuar shumë prindërit e rinj dhe jo vetëm, në disa komunitete anembanë Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

Në studimin aktual, hulumtuesit shqyrtuan të dhënat për 657,461 fëmijë. Gjatë kësaj kohe, 6.517 fëmijë u diagnostikuan me autizëm.

Fëmijët që morën vaksinën MMR kishin 7% më pak gjasa për të zhvilluar autizëm sesa fëmijët që nuk u vaksinuan.

 “Prindërit nuk duhet të shmangin vaksinën, nga frika për autizëm”, tha Dr. Anders Hviid

“Rreziqet e mos vaksinimit përfshijnë një rigjallërim të fruthit. Ne po  shohim shenjat e sotme se si po evoluon kjo sëmundje,”

Njerëzit me fruthi, mund ta përhapin virusin për disa ditë përpara dhe pas shfaqjes së shenjave të kësaj sëmundjeje.

Virusi mund të jetojë deri në dy orë në sipërfaqe ku një person i infektuar kollitet ose teshtin. Njerëzit mund të infektohen duke marrë frymë ose duke prekur një sipërfaqe të kontaminuar dhe pastaj duke prekur sytë, hundën ose gojën.

Vetëm një ulje prej 5%, në mbulimin e vaksinimit, mund të trefishojë rastet e fruthit në komunitet“, thonë studiuesit.

Hulumtuesit kanë studiuar lidhjen midis vaksinës MMR dhe autizmit, në një grup gjithëpërfshirës të gjithë fëmijëve të lindur në Danimarkë, në nënat që kanë lindur fëmijë nga viti 1999 deri në vitin 2010. Ata ndoqën fëmijët nga mosha një deri në fund të gushtit 2013.

Në përgjithësi, 95% e fëmijëve në studim morën vaksinën.

Sipas studimit, fëmijët me vëllezërit e motrat autik kishin më shumë se shtatë here, gjasa të diagnostikoheshin me autizëm sesa fëmijët pa këtë histori familjare.

Ndërsa djemtë kishin katër herë më shumë gjasa të diagnostikoheshin me autizëm sesa vajzat.

Fëmijët që nuk kishin bërë vaksinina në fëmijëri kishin 17% më shumë të ngjarë të diagnostifikoheshin me autizëm sesa fëmijët që kishin marrë vaksinat e rekomanduara.

Simptomat e hershme të autizmit mund të ndryshojnë, por mund të përfshijnë sjellje të përsëritura si rrahja e dorës ose lëkundja e trupit, rezistenca ekstreme ndaj ndryshimeve në rutinë dhe nganjëherë agresioni ose vetë lëndimi. Sjellja, edukimi, gjuha dhe terapitë mund të ndihmojë në uljen e ashpërsisë së simptomave të autizmit në disa fëmijë.

Një tjetër pengesë është që, për disa fëmijë të kenë autizëm të padiagnostikuar përpara marrjes së vaksinës MMR, e cila mund të bëjë që vaksina MMR të shfaqet e lidhur me autizmin, kur në të vërtetë nuk është e lidhur, thonë autorët e studimit. Është gjithashtu e mundur që fillimi i simptomave të autizmit mund të çojë prindërit të kalojnë vaksinën.

Megjithatë, studimi shton një numër të madh të provave që tregojnë se vaksinat nuk shkaktojnë autizëm.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *