Vaksina në shtator, Oksfordi: Testet i nisim në mes të majit

J L

Testet për vanksinën që Universiteti i Oksfordit synon ta ketë gati në muajin shtator, do të nisin në mesin e majit tha për The Lancet ekspertja e virologjisë, Sarah Gilbert.

Provat do të realizohen mbi 500 vullnetarë të grupmoshës nga 18 deri në 55 vjeç.

Më vonë, ajo do të shtrihet tek moshat më të thyera duke përfshirë 5 mijë vetë.

“Skenari më i mirë është që deri në vjeshtën e vitit 2020, të kemi një rezultat pozitiv nga faza 3 dhe një aftësi të madhe prodhimi të vaksinës, edhe pse këto korniza kohore mbeten mjaft ambicjoze e mund të jenë subjekt ndryshimesh”, pohoi Gilbert për revistën prestigjoze mjekësore.

Ekspertja zhvillon një punë kërkimore të lidhur me vaksinat pranë Universitetit të Oksfordit që nga viti 1994.

Për hulumtimet e saj mbi Covid-19, ajo e ka marrë tashmë një grant prej 2.2 milionë paund nga Instituti Kombëtar Britanik për Kërkimet në Shëndetësi.

OBSH-ja llogaritet 70 kandidatë vaksinash në zhvillim dhe tre të tjera siç thuhet po testohen tek njerëzit.

Ndërkohë ka raporte se dhe mjekimi anti-viral Remdesivir ka dhënë rezultate mjaft të mira tek pacientët e sëmurë rëndë me Covid-19.

Universiteti i Chikagos thotë se 113 pacientë të shtruar me këtë sëmundje u trajtuan çdo ditë me mjekimin në fjalë, dhe shumica dërrmuese e tyre tashmë kanë dalë nga spitali.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Ka 4 muaj qe ka shperthyer virusi kinez,shkenca eshte ne tako.
    Shkence per te prodhuar viryse ka sa te duash,po shkence per te sheruar nuk ka.
    Deri ne shtator kane vdekur 1 miljon.
    Me e fituar del Reforma e Pensioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *