“Vaksina ruse kundër koronavirusit funksionon”, The Lancet: Ka krijuar antitrupa!

Ornela

Shkencëtarët ruse nxorën raportin e tyre të parë mbi vaksinën e koronavirusit, duke thënë se testet e hershme treguan shenja të një përgjigjeje imune të organizmit.

Raporti, i publikuar në revistën prestigjoze mjekësore The Lancet, thotë se çdo person të cilit iu administrua vaksina zhvilloi antitrupa për të luftuar virusin dhe nuk paraqiti asnjë efekt anësor serioz. Rusia e licencoi vaksinën për përdorim lokal në muajin gusht, duke u bërë vendi i parë që bënte diçka të tillë, që përpara se të dhënat të bëheshin publike.

Ekspertët thonë se testet janë zhvilluar në shkallë shumë të vogël për të provuar qartë efikasitetin e tyre dhe sigurinë. Por Moska i përshëndeti rezultatet e fundit, duke i cilësuar si përgjigjen më të mirë ndaj kritikëve. Disa mjekë perëndimorë kanë ngritur shqetësime në lidhje me shpejtësinë e punës së Rusisë, duke lënë të kuptohet se gjatë rrugës, mund të jenë kapërcyer hapa të rëndësishëm.

Muajin e kaluar, Presidenti Vladimir Putin deklaroi megjithatë se vaksina i kishte kaluar të gjitha kontrollet e kërkuara dhe tha madje se një të tillë, ia kishte dhënë edhe vetë vajzës së tij.

O.J/DITA

Share This Article
5 Comments
  • Kisha besim te thelle tek krijimi i , pare i vaksines( sputnik 5) me gjithese pritjen e ftohte qe ju be nga monopolet extra miliardere te west-company. Per njerezimin e gjithe botes ky ishte leit motivi i laboratorit modest Moskovit. Nje shprese e re per jeten kunder vdekjes.

  • Kisha besim te thelle tek krijimi i , pare i vaksines( sputnik 5) me gjithese pritjen e ftohte qe ju be nga monopolet extra miliardere te west-company. Per njerezimin e gjithe botes ky ishte leit motivi i laboratorit modest Moskovit. Nje shprese e re per jeten kunder vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *