125 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.
Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ku përmes një postimi në Facebook publikoi rezultatin e ditës së dytë të punës për marrjen e dozë së dytë të vaksinës Pfizer-Biontech nga mjekët e infermierët të spitaleve COVID.
“Stadiumi Air Albania 125 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, teksa vijon vaksinimi i stafeve mjekësore të vijës së parë” – shprehet Manastirliu.
Nga dita e hënë kanë nisur të marrin dozën e dytë mjekët dhe infermierët e parë që kanë bërë vaksinën anti-COVID, ndërsa do të vijohet me vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë.
h.b/dita

FUERZA MEDICO! ESTAMOS TODOS CON VOS OTROS