Vaksinimi i mjekëve të Kosovës, Zemaj i përgjigjet Ramës: Kemi hartuar planin tonë!

time

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kur është pyetur për premtimin e kryeministrit Rama, se stafin shëndetësor të Kosovës do ta vaksinojnë në Kukës, ka thënë e Kosova tashmë ka plan të hartuar se si do të zhvillohet vaksinimi kundër koronavirusit.

Në një përgjigje për mediat kosovare, Zemaj s’ka pranuar të flasë nëse do të marrin vaksinat e premtuara nga Shqipëria.

Ai ka thënë se Kosova tashmë ka plan të hartuar si do të zhvillohet vaksinimi, edhe pse ende asnjë vaksinë anti-COVID s’është në Kosovë.

“Prioritet është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, kur dihet përkushtimi i tyre dhe vdekja e mjekëve dhe infermierëve duke trajtuar virusin. Ne kemi plan të hartuar si do të zhvillohet vaksinimi, prioritet janë kuadri shëndetësor”, ka deklaruar Zemaj, i pyetur nëse do e dërgojnë stafin shëndetësor për t’u vaksinuar në Shqipëri, pas thirrjes së Edi Ramës.

h.b/dita

Share This Article
14 Comments
  • Po ca do palla qe merret me keta,historia perseritet,keshtu i thane Enver Hoxhes kur desh te merrej vesh per te ardhmen e Kosoves,keto pune i zgjidhim me Titon,dhe Enver Hoxha i dha pergjigjen epika,ta kishim kosoven pa kosovare, po ti japi Vucici i marrin keta.

    • Nuk me pelqeu pergjigja e ministrit. Se paku ai duhet ta falenderonte z. Rama.
      E sa i perket Enverit, shqiptaret e Kosoves kurre nuk kerkuan qe te merreshin vesh me Titon. Shqiptaret ishin kunder Titos dhe gjate tere kohes se LDB luftuan kunder tij. Ishte Enveri ai qe i la shqiptaret e Kosoves ne balte.

      • Ke la Enveri ne balte more ?! Per te tjerat lexo edhe komentin e Labit me poshte, te cilit i bashkangjitem edhe une. I njoh kosovaret ketu e 27 vjet. Ne Gjermani dhe Austri. Vitet e fundit edhe kosovaret vete po e marrin vesh se kush jane kosovaret.

        • …..po sikur te pergjigjej: Jo, faleminderit i kemi marre masat tona dhe jemi ne pritje te kesaj e asaj….muaj me pare keta i pranuan ato ndihmat mjekesore nga Serbia, si eshte puna me Ramen…ka dhene urdher Salia?!….qe Edvini vdes per te bere pak protagonistin kjo dihet por ne kete rast nuk e ka patur keq me vaksinimin e mjekeve te Kosoves…nejse te marri masa e te vaksinoje sa me pare popullin dhe jo te bejne fushate se eshte dicka shume shqetesuese qe ka ulur ne gjunje gjithe Europen….

  • Edhe sot e shohin Titon ne enderr dhe e kujtojne me nostalgji,ato perralla tregoja palloshit se kam 20 vjet qe merrem me Kosovare ketu ne Zvicer,e duan Titon,Enverin e urrejne se ishte nga jugu,per nje mendje te molepsur kosovari jugoret jane Grek.U mundua Enveri shkrete po jo vetem qe nuk u morr vesh me ta po dhe nuk ja diten per nder.

    • Ne 19965 takova nje plak me plis ne londer ishte bashke
      me vajzen dhe e pyeta si eshte koha e titos
      Ai ishte udheheqesi qe beri per kosoven me tha,desha ta pyes dhe pak po ma preu shpejt
      keta jane kosovaret,te pabes dhe te mos besishen

    • Shqiptaret e Kosoves kurre nuk e deshen Titon dhe as Rankoviqin me shoke. Kete e tregojne faktet e shumta, duke filluar nga kryengritja e Shaban Polluzhes, demonstratat e vitit 1968, 1981, 1989, 1990 … e deri te lufta e fundit. Sigurisht qe do te gjindet edhe ndonje qe “Titon e sheh ne enderr”, por ata jane te paket. Qe shqiptaret e Kosoves kishin jete shume me te mire se sa shqiptaret e Shqiperise, nuk ka asnje dyshim. Po ta donin ata ate jete te mire do ta vazhdonin, por ata nuk e deshen dhe prandaj tere kohen luftuan kunder serbeve (jugosllaveve).
      Kosovaret e deshen Enverin deri atehere kur u hapen kufinjte dhe e pane se kush kishte qene ai. Nuk eshte e vertete qe ata e urrenin Enverin sepse ai ishte nga Jugu. Kosovaret nuk kane urrejtje krahinore.

  • Ajo qè ka rèndèsi u tha:- dmth, Rama ju shtriu dorèn, si themi ne ju doli hakut. Nèse Ata kanè plane mè mirè akoma, le ti kursejmè ato vaksina se nuk na mjaftojnè as pèr vete. Pastaj fjala e urtè na mèson qè mirè èshtè tè mos bèsh nder pa ta kèrkuar, se pastaj tè prishet homori nga pèrgjigjia e Zemajt!

  • gazeta dita:behuni me te sakte ne shkrime gazetareske.Ju thoni:ministri i shend….ne detyre …(.emri…)….pa e cilesuar se i kujt eshte ky minister shendetesie,i shqiperise apo i kosoves.Sa per etikete politike nje race jemi.Kujtoni sjelljen e Edi Rames per oferten e vaksines ruse.Sjelle rrugacesh.,pa kulture.

  • O te semure qe vazhdoni dhe komentoni si tifoza .Cfare duan me keta kelyshet e serbit.Une nuk jam politikan por gjithe bota eshte ngritur ne kembe dhe lufton per vaksinimin keta kane nje plan.Mbani planin….Mos haroni gjemat qe na kane ardhur nga Kosova.Kujtoni Rexhep Mitrovica Rexhep Kosova Rrahman Morina Bujar Bukoshi etj.Ne Shqiperi i thone dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *