Në 5 ditët e para të nisjes ë vaksinimit me AstraZeneca, kanë marrë dozën e parë 4300 mësues. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi gjatë një inspektimi në shkollën “Edith Durham” në Shkodër se janë mbi 33 mijë doza të kryera vaksinimi deri tani dhe procesi po shkon shumë mirë.
“Kemi vijuar vaksinimin e mësuesve. Në të gjithë vendin janë vaksinuar 4300 mësues. Vaksinimi vazhdon. Janë mbi 33 mijë doza të kryera vaksinimi deri tani. Procesi po shkon shumë mirë”, tha ministrja.
Ndërkohë mjekja Silva Bino inkurajoi mësuesit të bëjnë vaksinën, duke i kërkuar të mos shqetësohen në rast se do të kenë temperaturë. “Do kesh pak temperaturë. Edhe unë kam pasur problem pas Pfizerit. Nuk ka asnjë problem. Nuk kemi parë asnjë problem në vendin tonë”, deklaroi Bino.
Ndalur tek zërat skeptikë në lidhje me AstraZenecan pas vendimit të disa qeverive europiane për ta ndaluar, Rama u shpreh se nuk duhet të ketë asnjë shqetësim pasi bëhet fjalë për një seri tjetër dhe jo atë që ka mbërritur në Shqipëri.
“Duhet me u ruajtur edhe pas vaksinës sepse je i infektueshëm deri pas dy javësh. Mos kini asnjë shqetësim. Me sa ne po shohim edhe vendet që e pezulluan, me shumë gjasë do e fillojnë prapë. Bëhet fjalë për një seri tjetër jo atë që kemi marrë ne. Kanë dalë të dhëna për kartat e parandalimit të rritjes së popullsisë. Ka dalë të dhëna për rastet e rralla”, tha Rama.
o.j/dita

Doktoresha, i mbrojtur mund te quhesh, tre jave pas marrjes se DOZES SE DYTE. Gjithsesi, duke qene se kjo vaksine nuk te mbron 100%, eshte mire, qe maskat te mbahen, deri sa 60% e popullsise te vaksinohet. Vetem ashtu, mund te ulet rreziku i infektimit.
Po cfare problemi te kesh ti o Shemtira Bino, ti 200 vete ke vaksinuar gjithsej. Laraske e shemtuar.