Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Përdoret shpesh tek ne shprehja: “Për iks punë duhen njerëz të ndershëm e të devotshëm”. Filozofi i lashtë grek me qiri në dorë në mes të ditës nuk po gjente dot njeriun e jo më engjëllin njeri që, fjala vjen, të jetë gjykatës apo president. Kësaj i thonë të kërkosh atë qe nuk gjendet kurrë. Sistemi që jetojmë nuk bazohet në ndërgjegje, pavarësisht se ajo nuk ka “vdekur”, por në ligje e në zbatimin rigoroz të tyre. Integriteti i një personi nuk matet me dëshirën për të qenë i mirë apo në predikimin e saj, por në respektim të rregullave sociale e konformitetin ligjor. Pikërisht predikimi moral në mes të imoralitetit e bën atë skifoz e të neveritshëm. Dëgjojmë që gjithkush që ka rastin të flasë në publik apo dhe kafene, flet me pasion se si duhet të jetë bota. Po ai, sa mbaron detyrën oratorike futet në vorbullën e rrumpallës e korrupsionit. Po qe se presim shërimin nga “ndërgjegjja” e ndokujt, jo 25, por edhe 250 vjet nuk do na dalin për t’i dalë në fund rrugës së nisur. Reforma e drejtësisë këtë duhet të synojë. Kurrsesi ajo nuk duhet të lërë vakume të ligjshmërisë për t’i mbushur me “moral”. Pikërisht aty gjen vend ajo që kërkojmë të luftojmë e po na mbyt. Korrupsioni. Po natyrisht edhe pjella e tij. Krimi. Profeti
