Vala e dytë e të nxehtit, ç’do të ndodhë në vendin tonë dhe në Europë

Leda Hysa

E marta do të jetë një ditë me diell dhe me të nxehtin në rritje për shkak të anticiklonit afrikano verior që tashmë ka mbërthyer të gjithë Evropën perëndimore dhe Mesdheun qendror, përfshirë këtu edhe vendin tonë.

Por ekspertët parashikojnë më shumë rritje të temperaturave ditën e nesërme dhe të enjten.

Në rajonin tonë temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 36 dhe 38 gradë celsius pavarësisht se vendet që do të preken më rëndë, ashtu si ndodhi edhe në qershor, do të jenë Spanja dhe mbi të gjitha Franca, ku temperaturat në disa zona do të kapërcejnë kufirin e 40 gradëve celsius.

Temperaturat në Itali, të mërkurën, do të arrijnë kulmin, pranë 40 gradëve, dhe një i nxehtë i tillë në vendin fqinj, sigurisht që nuk do të anashkalojë edhe Shqipërinë.

Vetëm në fundjavë, sipas parashikuesve, temperaturat do të bien disi, ndërsa më vonë pritet të kthehen stuhitë e papritura dhe rrebeshet.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *