“Vala e dytë erdhi më shpejt”, parashikimi i ekspertëve për pandeminë e koronavirusit

time

Ekspertët shëndetësorë thonë se ka pak gjasa që pandemia me koronavirus të vihet nën kontroll derisa një vaksinë kundër COVID-19 të jetë zhvilluar. Parashikimet e ekspertëve janë se një vaksinë e tillë do të jetë e gatshme në gjysmë e parë të vitit të ardhshëm, raporton REL.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia e koronavirusit, në mbarë botën, i është afruar shifrës prej një milion dhe pothuajse 33 milionë persona janë infektuar. Sakaq, Europa po përgatitet për një valë të dytë të koronavirusit teksa Spanja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuara po regjistrojnë numër rekord të rasteve të reja.

“Vala e dytë po vjen më shpejt sesa e kishim paramenduar”, – thotë Patric Bouet, shef i Këshillit Kombëtar të Doktorëve në Francë.

Shumë shtete evropiane po rivendosin masat kufizuese, me qëllim të frenimit të përhapjes së koronavirusit, që shkakton sëmundjen COVID-19. Pavarësisht rritjes së rasteve të reja me COVID-19, numri i rasteve që përfundojnë me fatalitet po bie, për shkak të trajtimit më të mirë shëndetësor.

Por, ekspertët thonë se nëse numri i infektimeve të reja vazhdon të rritet, atëherë do të mbingarkohen spitalet, që mund të çojë në rritjen e rasteve të vdekjeve.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *