Një grua ka krijuar fustanin më të pazakontë në botë. E apasionuar pas natyrës Linda Thomas ka mbledhur materiale nga mbetjet urbane që janë nxjerrë nga fundi i oqeaneve për të krijuar fustanin e gjatë 22 metra.
Pas një kërkimi të gjatë ajo ka përftuar dhe copën me të cilën ka krijuar fustanin. Pasi gjeti copat në pirgjet me mbeturina, ajo i mori ato në shtëpinë e saj dhe i lau.
Gruaja e ka “pagëzuar’’ fustanin 22 metra të gjatë me emrin ‘’Vala e mbetjeve’’. Në një intervistë, ajo ka thënë: Ajo që kam bërë unë është një kujtesë për shoqërinë tonë. Materialet për të krijuar, ‘’Valën e Mbetjeve’’ i kam mbledhur në tri plazhe. Kjo veshje vjen e tëra nga deti.
Dua të tregoj se është e mundur që të kemi veshje të bukura që nuk janë të dëmshme për planetin tonë.
Gruaja me vullnetin e hekurt ka thënë edhe se ndotja është një nga problemet më të mëdha dhe se ka ardhur koha që njerëzit të ndërgjegjësohen.

l.h/ dita
