Valbona Selimllari ka pranuar për herë të parë se ka tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, Vivien 9 muajsh. Ishte Sonila Meço, ajo që arriti pas kaq vitesh heshtjeje – dhe dhjetëra stërmundime gazetarësh për t’i nxjerrë qoftë edhe një informacion të tërthortë – të bindë një nga personazhet më të dashur të shqiptarëve, që të rrëfejë për familjen e saj.
“Ka qënë një zgjedhje e imja që të mos flisja për fëmijët në media. Jam shumë protektive ndaj familjes” ka thënë ajo gjatë intervistës në emisionin “Kontrata” në Agon Channel. Valbona ka rrëfyer se është një nënë tërësisht e përkushtuar dhe se fëmijët mbajnë mbiemrin e saj.
Në asnjë moment ajo nuk ka preferuar të flasë për identitetin e babait të fëmijëve, një biznesmen me të cilin është njohur në vitet 90-të.
Valbona Selimllari edhe kur s’ka qënë e aktivizuar në programe televizive, ka qënë gjithmonë e preferuara e medias, por çuditërisht, askush nuk ka guxuar ose gjithkush ka dashur të respektojë dëshirën e ish-Miss Albania për të mos përmendur familjen.
Në vitin 2008, pas një sfilate të Geraldina Sposa, një e përditshme botoi një shkrim me foton e Valbonës-nuse në sfilatë dhe me titullin: “Nëna që nuk u bë kurrë nuse”, duke aluduar mbi faktin që Valbona kishte fëmijë pa qenë e martuar. Por ky informacion mbeti i izoluar dhe askush tjetër nuk e përmendi dhe Valbona nuk e diskutoi kurrë, në asnjë intervistë.
Pavarësisht kësaj zgjedhjeje – që shumë njerëz e konsiderojnë të çuditshme dhe aspak normale – Valbona asnjëherë nuk është rrëzuar nga piedestali ku qëndron që me marrjen e kurorës në vitin 1992, si një prej njerëzve më të dashur dhe më popullorë pas viteve 90-të.

osht zgjidhja e Valbones dhe duhet respektu,..vend per hamendje ka sa te dush,ndoshta biznesmeni ka qene ma perpara i martu,…ndoshta.
Rendesi ka qe femijet te rriten te lumtur dhe Valbona eshte e zgjuar dhe din se çfar don ne jete.
plotesisht dakord. Ju lutem moderatoreve te Dites mos lejojne fyerje
Valbona pac jete te lumtur. Dashuria fiton mbi gjithcka.
Rrethanat nuk kane rendesi nese dashuria eshte aty. Ajo eshte Perendia e njerezve te mire.
Mos u tut nga hipokrizia e te mjereve. Dashuri ne zemer, dhe as Zoti nuk te ndalon me
e kush qenka ky biznesmeni?
Pse qenkeni befasuar zoterinj te gazetes, mos keni kujtuar se Valbona ishte mashkull?
hahaaaa si gjithmon je i kendshem me batutat e tua.
Horri,
Shyqyr qe nuk eshte zedhenese e PD-se se nuk do te kishe lene sharje pa perdorur.
Nuk kam patur kurre dyshim se edhe kjo vajze e bukur do te binte viktime e biznesmeneve te pngopur edhe me femra. Si eshte e mundur qe femijet e saj mbajne mbiemrin e nenes? Te pakten te mbanin mbiemrin Deka.
Bravo Valbona , une ju admiroj qe keni thyer ” rregullat e ndershmerise ” shqiptare . Jeta eshte dhurate e Zotit e duhet jetuar sipas menyres me te bukur : Zemra , kurre nuk genjen !!
Te gjithe e dine kush eshte biznesmeni dhe qe eshte i martuar perpara se te joshte me para Valbonen, per te cilen dikur si me te tallur e ka sposorizuar ate kur e dergoi ne Miss Universi ne Moske, shume vite me pare. Tani Valbona e joshur nga pasuria ka bere tre femije , biznesmeni eshte i martuar me kurore apo celebrim me nje tjeter. Tung.
Per deri sa eshte zgjedhja e saj,atehere duhet ta thote cope,qe babai i femijve eshte nje biznesmen i madh,i martuar me nje grua dhe me femije te tjere,qe i mban te dyja:
njeren ne Turqi e tjetren ne Shqiperi!!!
Sa do rrojme do te mesojme ……. por edhe cfar degjojme , po prishet baza e shoqerise njerzore qe eshte FAMILJA , nga prishja e te ciles do te vije shkaterrimi i botes dhge jo nga bomba atomike vrima ne ozon
Diku kam lexuar nje shprehje:”Dashuri do te thote te presesh cdo sekonde!”
Valbona ka ditur ta beje kete!
Po kush je Ti o biznesmen qe nuk ia di vleren nje zonje te tille te kompletuar?
Perseri me nje thenie te nxjerre prej nje libri qe kam lexuar ne rini:”Zemra me e pasur eshte ajo qe as nuk shitet,as nuk blihet por dhurohet”.
Valbona ta ka dhuruar zemren,Perse nuk martohesh me te ?
Vertet femijet nuk te kerkojne llogari tani Perse nuk mbajne mbiemrin tend por ata Jane te vegjel.
Po kur te rriten?
Si do ju pergjigjesh pyetjes se tyre?
Sepse Jane 3,Jo nje qe Lind “aksidentalsht”.
Nejse , Ti e din!
Une nuk e ndoqa programin ne TV por duke lexuar gazeten u befasova!
Ajo mun te mos identifikohej si bashkeshorte …por si nene …cdo te thote kjo …te te jap zoti tre yje dhe ti fshehesh …Se qe fakti qe ka lindur tre do te thote qe ka qene deshira e te dyve sigurisht ,por e nenes me shume ……kjo me le shume per te dyshuar ne inteligjencen e Valbones …nuk dua ta fyej ..por zoti i ka dhen bukurine .,,,,te te tjerat ka mbajtur doren ….Atesia ,nuk duhet ti mohohet kurr femijve …..Hajd mo …sejcili i ben zgjedhjet sipas mendjes …sepse persa i perket dashurise “qe duhet te pres cdo sekonde ” qe thote kjo ilirjana ….Jo moj zonje dashuria nuk ,pret …dashuria ndodh …E ke degjuar ate shprehjen ,ilirjana ” Puna e shtyre eshte e peshtyre “…Keshtu qe cdo njeri e meriton jeten qe jeton …..
Femrat shqiptare duhet te pjellin shume.Vetem me pjellshmeri mund t`i mundim fqinjet armiqesore.Kur Selimllari shpertheu vargojt e mentalitetit anadollak-diktatorial,cfaqi ate bukuri trupi(Me kujtonte Silvana Pampaninin tek Ana Zakeo),sinqerisht mendoja se kjo vajze po hidhej nga trampolina 33 m.Pas saj plasi epidemia e xhveshjes ne publik.Ju thoni paska lindur tre femije,I paste me jete!Plaste epidemia e lindjeve,se kemi mbetur me pak se ne 1990!
O cna knoqet…po debile esht edhe kho dihet…me ato dhomet e vonme qe sdi me lidh dy l lafe.kalamajt i ka me femijet e enverit dihet..ai i martuar e ka mbajt dhe e mban si dashnore.femi ben dhe macja…femer dembele…shesin veten dhe rrin bejn pall
Poor girl, Gold digger..