Mathieu Valbuena, krijuesi i lojës së “des Bleus”, nuk e fshehu shqetësimin e tij pas humbjes përballë Shqipërisë (1-0), e dyta rresht pas asaj me Belgjikën (3-4). Valbuena dha një intervistë për “L’Equipe”.
– Si e shpjegoni këtë humbje në Shqipëri?
– Mund të humbasësh ndeshje, por tek ajo humbje, paguam gjendjen tonë shpirtërore. Kjo është ajo që është më shqetësuese.
– A patë shenja të mungesës së motivimit?
– Jo, dhe ky nuk mund të jetë një justifikim. Mund të flasim edhe për të nxehtit, fundin e sezonit, por kjo nuk shkon. Shqipëria luajti në të njëjtat kushte. Ajo luajti me gjithë zemër, me guxim dhe na nxori jashtë loje në duele. Në një ndeshje, në se ti humbet duelet e tua, ti nuk mund të pretendosh të fitosh. Thjesht nuk ishim më të mirët. Ky është një alarm i madh.
– Cilat ishin fjalët e trajnerit pas ndeshjes?
– Janë fjalë që thuhen në dhomat e zhveshjesh dhe qëndrojnë atje. Është e vështirë që të gjithë kohës të flasësh pasi janë veprat ato që numërohen. E mbyllëm këtë grumbullim në mënyrë negative.
– A jeni i shqetësuar?
– Sigurisht, pasi ishte një humbje kundër Shqipërisë, me gjithë respektin që unë kam për Shqipërinë./sportal

eh mer xhuxhmaxhuxh!!!
Nje mendim shume I sinqerte I Valbuenes. Me pak fjale sqaron gjithshka. Edhe fjalia e fundit ku flet se eshte nje humbje ndaj shqiperise duke aluduar qe te djeg me shume, mendoj se nuk ka qellim per te ulur kombetaren tone. Dihet qe franca eshte nje emer I madh ne futbollin boteror krahasuar me ne. Fitorja eshte e merituar por tani fillon periudha me e veshtire per ne. Rezultatet tona I kane elektrizuar kombetaret e tjera. Mobilizimi dhe vleresimi ndaj nesh do jete ne maksimum. Keshtu qe trjanerit dhe ekipiti do I duhet shume pune per te siguruar vazhdimesine si dhe per te qendruar me kembe ne toke. Ne po luajme mire, me zemer duket qe ka deshire per rezultate por kjo nuk mjafton. Kam qene dhe jame I mendimit se ne, dmth kombetrja jone duhet te japi jo 100% por por minimum 110% qe te mund te pretendoje per fitore. Te mos harrojme se futbolli si sport ka edhe pak fatin Brenda dhe te mos harrojme me kryhesoren qe ne arbitrat nuk na kane shume qejf dhe kur vjen puna per te na ndeshuar ne fushen e lojes nuk ngurojne ta bejne kete pa hezitim e kunderta kur eshte fjala per te dhene ndonje gje ne favorin tone ngurojne.Nuk mendojne se e bejne me kast kete per Shiperine por eshte me shume nje ndjesi qe e kane te gjithe gjyqtaret sot ndaj ekipeve te vogla e pa emer te madh sic jemi ne.Ilaci kunder kesaj eshte rritja e metejshme e ekipit me rezultatet dhe me loje fitimi I nje emir te mire e me reputacion ne arenen nderkombetare si dhe nje qendrim dinjitoz e pa eksese I tifozerise sone. Duhet nje mbeshteteje e madhe por pa shkaktuar incidente te kota qofte ne fushe por edhe jashte saj.Mendoj se jemi ne rruge te mbare nese vazhdojme keshtu. Duka duhet ti rishikoje kontraten Di Biazit qe pamvaresisht rezultatetve te ketij sezoni ai ta vazhdoje projektin e tij. E di qe negociatat nuk do jene te lehta por nese shqiperia kualifikohet nuk kemi shanse ta kemi perseri pasi ai do kete oferta shume me joshese nga kombetare te tjera qe aspirojne te njejten gje. Te mos harrojme se ai ka treguar qe vlen dhe vlera e tij ne treg eshte rritur ndjeshem. Keshtu qe keto duhet te kihen ne konsiderate kur te negociohet. Duka duhet te tregohet I mencur e tja rrisi pagesen. Te mos harrojme qe sic lojtaret kane menaxheret e tyre edhe trajneret kane menaxhere.