Valë transferimesh në Prokurori, Llalla lëviz 7 prokurorë

redaktor

Lëvizje të reja në organin e prokurorisë. Krei i institucionit, Adriatik Llalla, mësohet se ka bërë propozimet për disa lëvizje, emërime dhe transferime në Tiranë dhe rrethe. Rikthehet në detyrë ish-prokurori i beratit, Xhemal Saliaj, i cili pas një periudhe largimi emërohet në Vlorë. Shahin Pasha transferohet nga Kurbini për në Tiranë dhe po kështu pritet transferimi i prokurorëve Dritan Nushi dhe Elena Bandi, nga Kavaja dhe Pogradeci për në kryeqytet. Një tjetër lëvizje nga Prokuroria e Kurbinit është edhe Tom Deda, i cili u transferua në Dibër, kurse Lorenc Mërkuri nga Gjirokastra për në berat. Llalla gjithashtu mësohet se ka propozuar transferimin e Bledar Bejkos nga Fieri për në Durrës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *