Valentino Rossi: Titulli i 10? Jo një fiksim

redaktor

Me t’u rikthyer te Yamaha pas dy viteve aspak të suksesshme te Ducati Valentino Rossi deklaroi se këta dy vjet do të ishin të fundit për të në Moto Gp dhe asokohe 9 herë kampioni I botës la të kuptohet një kalim të mundshm në Superbike, sidoqoftë gjërat duket se kanë ndryshuar dhe Doktori përpara kamerave të SKY-t rrëfeu se dëshiron të qëndrojë akoma në Klasin Mbretëror për edhe tre vjet të tjerë, por pa detyrimin për të fituar patjetër botërorin e dhjetë.

Valentino Rossi – Vitin e ardhshëm është e sigurtë që do të garoj në Moto Gp, ndërsa më pas dua të kem një tjetër kontratë 2-vjecare me Yamaha-n. Në vitin 2014 kam dëshirë të rivalizoj me pilotë të tillë si Lorenzo, Marquez e Pedrosa. Titulli I dhjetë më shumë sesa një obsesion për mua është një ëndërr, por do të më pëlqente që të garoja ende jo vetëm për t’u argëtuar por njëkohësisht edhe për të qenë kompetitiv.

Deri në këtë pikë të sezonit Rossi ka koleksionuar 6 podiume, e me përjashtim të fitores në Assen, në fund të muajit qershor, 34-vjecari nga Pesaro nuk është se ka marrë shumë kënaqësi.

Valentino Rossi – Kjo ishte një periudhë e vecantë sepse më janë dashur dy vjet e gjysmë dhe gjatë kësaj kohe kam pyetur veten sa e sa herë nëse do të isha sërish në gjendje për të fituar. Sezonin e konsideroj pozitiv, me notën 6,5, por mund të bëja edhe më shumë. E dija shumë mirë që do të ishte tepër e vështirë sepse tre të parët janë shumë të fortë. Shpresoja që të isha ca më pranë tyre, por nuk jam akoma aq pranë sa për të luftuar për podiumin dhe më mungon ende dicka. Të paktën një garë e kam fituar dhe sezoni ka një tjetër shije.

Valentino flet gjithashtu edhe për duelin e sivjetshëm Lorenzo – Marquez, për titullin e humbur në vitin 2006 pikërisht në pistën e Valencias si dhe pasionin e tij për makinat.

Valentino Rossi – Më I miri për momentin është Lorenzo, por Marquez I ka të gjitha aftësitë për t’u bërë numri 1 I botës. Këtë vit Honda është superiore ndaj Yamaha-s dhe do të jetë tepër e vështirë për Lorenzo-n që të fitojë. Janë shumë pikë që I ndajnë dhe duhet të ndodhë ndonjë gjë e vecantë, sidoqoftë Marquez ka bërë gjëra që nuk I ka arritur dot askush, madje as unë. Nuk kam shumë keqardhje për mënyrën sesi kanë shkuar gjërat në karrierën time, por për titullin e humbur në vitin 2006 po. Ishte një sezon shumë I bukur dhe akoma më I vecantë e argëtues sepse garohej për gjithcka ose asgjë. Sipas meje titullin e humba në Portugali, pasi aty Elias më vodhi fitoren për vetëm dy të mijëtat dhe më rrëmbeu ato pesë pikë që në fund bënë edhe diferencën. Atë vit më iku një tjetër mundësi e mirë. Në fund të vitit 2006 humba edhe trenin e Formula 1, kur pata mundësinë për të garuar me Ferrari. Kur të heq dorë nga motorët do të më pëlqente shumë që të garoja me makina, por jo në Formula 1. Sekreti im është të ngas motorin që është edhe gjëja që më tërheq më tepër, por më pëlqen gjithashtu të qëndroj me skuadrëm, e të përjetoj stresin e fundjavës, apo adrenalinën përpara stratit të garës. Ekipi im në Moto 3 është një projekt I madh dhe ideja është për të ndihmuar të rriten e të përmirësohen pilotët italianë, sepse vitet e fundit nuk është se kemi shumë dhe spanjollët na kanë lënë prapa.

Valentino Rossi e rendit veten e tij në podium, në pozicionin e tretë pas Giacomo Agostini-t që ka fituar më shumë se të gjithë, si dhe britanikut Mike Hailwood që sipas të gjithëve është konsideruar si piloti me më shumë talent. Doktori është penduar për njollën Ducati, dhe sipas tij nëse do ta kishte ditur situatën e atjeshme nuk do të kishte vënë këmbë te ekipi italian. 34-vjecari italian deklaroi se I pëlqen Interi I këtij viti dhe shpreson shumë që presidenti I ri I zikaltërve të sjellë paratë e premtuara. Rossi-t do t’I pëlqente shumë të shikonte Messi-n te ky ekip, por ai pranoi se I pëlqen së tepërmi edhe Cristiano Ronaldo, ndërsa intervistën e tij 9 herë kampioni I botës e mbylli duke ftuar Francesco Totti-n që në rast se fiton titullin në Serie A është gati ta shëtisë e t’I bëjë xhiro kapitenit historik të Romës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *