Valesa: Nuk kam qenë agjent

Dita

Lech Valesa, lideri karizmatik i lëvizjes së Solidaritetit të Polonisë në vitin 1980, ka zbuluar detaje të lidhjeve të tij të epokës sovjetike me shërbimet e sigurimit të vendit. Në një intervistë ekskluzive për të përditshmen britanike The Guardian, Valesa ka mohuar akuzat si informator i paguar, duke pranuar se ka pasur kontakte me shërbimet sekrete për shkak të veprimtarisë së tij sindakale, por kurrë nuk ka spunuar askënd.

“Nuk kam qenë agjent i shërbime të sigurisë. Kurrë në jetën time nuk kam spiunuar apo të jem paguar për këtë. Dhe do ta provoj pafajësine time dhe për këtë kam paguar avokatë”,  shprehet 72 vjecari teksa flet në shtëpinë e tij në Gdask, qytet në veri të Polonisë.

Akuzat ndaj Valesës, i cili fitoi çmimin Nobel për paqen dhe shërbeu si president i Polonisë për pesë vjet nga 1990, u ngritën pas konfiskimit të një dosje të periudhës komunsite nga  Instituti i Kujtesës Kombëtare , në të cilën kishte dokumnete të ministrit të fundit të brendshëm komunist, përfshirë një letër ku valesa nominohej me pseudonimin  “Bolek”. Sulmi ndaj Valesa ka mërzitur shumë polakët. Demonstratat e fundit kundër qeverisë janë shndërruar në tubime në mbrojtjen e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *